Ndodheni
Indeksonline / Lajme
14:52 / E martë, 28 Maj 2013
12 Komente
Vrasësit e arinjve u dënuan me 200 €

Me rastin e marrjes së lajmit për lirimin e të dyshuarve për vrasjen e dy arinjëve të murrmë në Mitrovicë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka parashtruar ankesë ndaj vendimit skandaloz të gjykatës, pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Personat e dyshuar për vrasjen e kësaj specie strikt të mbrojtur të Kosovës, ishin arrestuar dhe më pas ishin liruar pasi kishin paguar gjobën prej 200 euro.

Krahas ankesës, MMPH do të veprojë sipas ligjeve të zbatueshme në Kosovë dhe Kodit Penal, sipas të cilit, neni 359 përcakton se ”kushdo që pa leje ose autorizim, gjuan ose mbyt një kafshë të egër ose e zë të gjallë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj”. Gjithashtu Kodi Penal dënon shitjen apo nxjerrjen e jashtëligjshme jashtë vendit të kafshëve posaçërisht të mbrojtura me burgim deri në 2 vjet. Ndwrkaq, Ligji për Mbrojtjen e Natyrës parasheh dispozita ndëshkimore me gjobë deri në 40.000 euro ndaj personave juridikë që zhdukë llojin e egër autokton, dhe deri në 4.000 euro ndaj personave fizikë.

Në të njëjtën kohë, MMPH shfrytëzon rastin të informojë të gjithë mbajtësit e arinjëve të murrmë se shitja apo mbytja e një kafshe strikt të mbrojtur të Kosovës është vepër penale dhe e dënueshme me burg.

Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi është shprehur shumë i indinjuar me rastin e ndodhur në Mitrovicë, veçanërisht pasi ky lajm kishte tërkhequr shumë media ndërkombëtare dhe kishte paraqitur Kosovën si një vend me shumë përgjegjësi ndaj mbrojtjes së kafshëve. “Ne si Ministri e Mjedisit do t’i ndjekim të gjitha rrugët e mundshme ligjore dhe do të kërkojmë dënimin maksimal që lejohet me ligj ndaj këtyre personave. Ne konsiderojmë se kjo është vrasje mizore dhe shkatërrim i pasurisë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Ministri Gashi.

Fondacioni “Katër Putrat” me seli në Austri dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit kanë filluar një mision shpëtimi për arinjë e murrmë që mbahen të internuar në restorane dhe minikopshte në Kosovë. Deri më tani janë konfiskuar pesë arinjë të murrmë dhe janë vendosur në strehimoren e arinjëve afër liqenit të Badovcit. Kjo strehimore është ngritur me qëllim të ofrimit të kushteve humane të jetesës për këta arinjë. Këto veprime janë të ndaluara me ligjet në Kosovë, pasi që specia ariu i murrmë është kafshë strikt e mbrojtur e natyrës së Kosovës, dhe lloj i kërcënuar të zhduket nga territori i Kosovës.

Lajmi për misionin e shpëtimit të arinjëve të murrmë është përhapur në rreth 130 media botërore, si një lajm shumë pozitiv për Kosovën./Indeksonline/ 


Kendi i komenteve
  • isis 28.05.2013 / 19:57
    kto i kan pre edhe i kan lshu njerzt
  • jap 28.05.2013 / 19:55
    kto dy arusha i kan pre e i lshojin meniher
  • Ligji ne Kosov nuk rrespektohet nga askush 28.05.2013 / 19:30
    Me nje vend ku jeta e njeriut nuk ka kurfar vlere,si mund te ket per kafshet,ket e them me keqardhje,derisa per q do dit ndegjojm lajme te trishta per vrasjen e te rinjeve,pa u denuar dhe pa u burgosur askush,vetvrasjet,pa dhen askush as me te voglen pergjigjje,si mund te pritet qe te mbrohen kafshet.nuk po mundem te marr me mend perse i ka vra?
  • Qytetari 28.05.2013 / 18:21
    Per Antipdky vlen lligji si per çdo kafshe tjeter. Nuk mundet Hashimi me krijue ligje te veçanta per arinjet e murme e tjera per Ty.
  • premton 28.05.2013 / 17:11
    lere ariun po e vret njeriun edhe nuk denohet
  • kompozitori 28.05.2013 / 16:45
    Kush po udheheq shtetin ?
  • kimi 28.05.2013 / 16:05
    lindix me bani pershtypje komenti ti me siguri nuk e ke iden as qka jan kushtet humane ne shtallen tonde ska dicka te tilla hahaaaaaa
  • Benjamin Kordozo 28.05.2013 / 15:53
    KY VENDIM ESHTE ABSURDITET I LLOJIT TE VET,POR SESHTE PER TU QUDIT SEPSE NE KOSOVE PO NGJAN QE NE KOMUNIKACION ESHTE KUFIZIMI SHPEJTESIS 50KM NE ORE NDERSA E MBYT NJERIUN DUKE VOZIT 150KM NE ORE DHE PAS NJE JAVE E SHEH NGASESIN TE LIRE,ME ARSYETIMIN SE JA KA FAL FAMILJA E TE VDEKURIT,KY GJYQESOR ME KETO VENDIME SKANDALOZE ME SIGURI E KA PER QELLIM ME KTHY PRAP KANUNIN PER ME I ZGJEDH PROBLEMET,ME FALNI NDOSHTA DOLA PAK NGA TEMA E CEKUR MIRPO KY PROBLEM PO ME PREUKUPON SHUME
  • ANTI pdky 28.05.2013 / 15:35
    He he he ne Kosoven e hashimave NJEREZIT NUK KANE TE DREJTA DHE JETOJNE NE KUSHTE TE MJERUSHME .. LERE ME KAFSHET !
  • Alban 28.05.2013 / 15:34
    parameno arushat e murme jon n rezik kta qy qa bojn kjo kallzn vedijen e popullit ton
  • gili 28.05.2013 / 15:22
    Fondacioni “Katër Putrat” me seli në Austri...paskan mjaft pune sepse ka edhe nga keta qe tani ecin ne dy !?
  • lindix 28.05.2013 / 15:00
    "...ofrimit të kushteve humane të jetesës..." kushte humane (njerezore) per kafshe! Diçka s'à n'rregull!
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.