Ndodheni
Indeksonline / Lajme
10:23 / E shtunë, 25 Maj 2013
8 Komente
Sondazhi i dytë: Rama fiton zgjedhjet

Sondazhi i dytë i organizuar nga kompania italiane Piepoli thellon fitoren e koalicionit të majtë duke e nxjerrë me 8.5 pikë në avantazh. Nëse votimi do të bëhej sot, Aleanca e udhëhequr nga PS do të merrte 50.5 për qind të votave.

Kurse koalicioni i djathtë merr 42 për qind të votave. Sondazhi është realizuar përmes 1000 intervistave telefonike ne te gjithë territorin shqiptar.

Ndërkaq, në pëlqimin sipas partive, Partia Socialiste ka arritur 42.5 për qind të votave, kurse Partia Demokratike ka 37.5 për qind. Të dyja këto forca politike kanë pësuar një rritje të mbështetjes, kjo e lidhur edhe me prezantimin kandidatëve dhe të programit. Lëvizja Socialiste për Integrim ka siguruar 5 për qind të votave.

Po kaq ka edhe Fryma e Re Demokratike. Aleanca Kuq e Zi ka vetëm 2.5 për qind të votave, duke pësuar një rënie drastike nga të dhënat e mëparshme. Kjo periudhë lidhet edhe me largimin e drejtuesve të lartë të kësaj partie dhe të anëtarësisë. 


Kendi i komenteve
  • Tirana 25.05.2013 / 16:29
    Edi Rama do jete Kryeministri i ri i Shqiperise. 23 qeshor do largohet komunisti i fundit ne ballkan
  • Abdylhaqimi 25.05.2013 / 14:55
    Ku do ti fitoj Ramce zgjedhjet ne beograd apo??Po sma mer menja se ka kac shume gjype ne shqipni.
  • lonn 25.05.2013 / 13:24
    Une jam Pro-Berishes , mirpo mendoi qe 10perqin ka me pas vota me shume Edi Rama se bashku me LSI
  • Lexi 25.05.2013 / 13:11
    Ju lutumi ky Kristaqi Moskoviti o nje humbje e madhe .Ska ky popll viq nese vjedh a? si Hashimat runi kutijat se sosin keta te KUQT
  • arbem 25.05.2013 / 10:58
    normal kta PS veq sondazhet i fitojne nese nuk e keni haruar qeshtu i fitojke zgjedhjet me sondazhe edhe kuder Lul Bashes po ku osht sot ky e ku ai.
  • Hasan Vushtrria 25.05.2013 / 10:53
    Edhe nje genjeshter dhe nuk eshte mire qe t'i bejne kinse sondazhe se po e gezojne shume me heret Ramen e kur po I humb zgjedhjet Rama spo mundet te perballet me realitetin e po e qet popullin neper rruge per trazira kinse I ka vjedh votat Saliu se neve sondazhet na kan qit qe jemi te paret
  • albani 25.05.2013 / 10:39
    valla more hasan prishtina, ta e ka radhen te qeveris Ismajl bej Vlora. e pat puna e sales.
  • HasanPrishtina 25.05.2013 / 10:33
    Kjo eshte rren e kulluare per marketing politike se Rama nuk mund te fitoje zgjedhjet Shqiptare
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.