Ndodheni
Indeksonline / Lajme
07:36 / E enjte, 23 Maj 2013
22 Komente
Gjahu ndaj komandantëve

EULEX’i është vënë në gjah të komandantëve të UÇK’së. Misioni Europian për Rend dhe Ligj po heton 101 raste të krimeve të luftës, derisa vetëm 36 raste për krim të organizuar dhe 42 të tjera për korrupsion. Organizatat e ish-luftëtarëve thonë se Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca s'kanë bërë asgjë për t'i mbrojtur vlerat e luftës së fundit.

Para pak ditësh, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi kishte kontaktuar me miqtë e tij në Prishtinë dhe i kishte pyetur për rrezikun e arrestimit të tij nga EULEX'i nëse kthehet në vendlindje.

Në këtë formë, ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK'së dhe ish Shefi i TMK'së, i cili ka kaluar qindra herë kufirin me Shqipërinë edhe në kohë lufte, pesëmbëdhjetë vite më po ndihet i rrezikuar të vizitojë Kosovën.

Megjithëkëtë, ai ka ardhur në Kosovë dhe nuk është arrestuar.

Por, ndaj tij, tashmë janë duke u zhvilluar hetime nën dyshimin për krime të luftës.

"Për këtë çështje nuk mund të komentojmë", është përgjigja e vetme e EULEX'it, kur pyeten se deri ku kanë shkuar hetimet për njërit prej ish-udhëheqësve të UÇK'së.

Rasti i Sylemjan Selimit është vetëm njëri prej më shumë se njëqind hetimeve tjera që janë duke u zhvilluar për krime të luftës.

EULEX konfirmon se Misioni i BE'së për sundimin e ligjit në Kosovë është duke i hetuar edhe 101 (Njëqindenjë) raste të krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës.

"Prokurorët e EULEX’it momentalisht janë duke hetuar 101 raste të krimeve të luftës, përfshirë hetimet që janë në fazën preliminare. Deri më tani, nga kolegjet gjyqësore ku gjykatësit e EULEX janë kryesues dhe pjesëmarrës, janë shpallur 27 aktgjykime në raste të krimeve të luftës", thuhet në përgjigjen e EULEX'it dhënë Gazetës Express.

Sidoqoftë, një ish-komandant tjetër i UÇK'së po ballafaqohet me drejtësinë qe dhjetë vite nën akuza për krime të luftës.

Fatmir Limajt i ishte ngritur aktakuza për krime të luftës në shkurt të vitit 2003, ndërsa ishte shpall i pafajshëm në nëntor të vitit 2005. Atij përsëri i është riaktualizuar e njëjta akuzë dhe tash po përballet përsëri me rigjykim nën akuzën për krime gjatë kohës së luftës.

Pas arrestimit të fundi të Limajt, Kryeministri dhe Lideri i PDK'së, Hashim Thaçi ka lëshuar akuza në drejtim të EULEX'it, por prej atëherë më nuk ka folur për këtë temë.

“Kjo nuk është drejtësi, ky është turp. Kjo është fyerje që na bëhet në këto ditë feste”, kishte akuzuar Thaçi Misionin e BE'së.

Tash, në Qeveri dhe as në PDK nuk dëshirojnë të flasin për këtë temë.

"Për Qeverinë i vetë ata të Qeverisë", thotë Sekretari i Përgjithshëm i PDK'së, Basri Musmurati.

"Qëndrimi i PDK'së ka qenë gjithmonë i ditur për këto procese. Vlerësimet që janë dhënë më herët s'kam nevojë t'i përsërisë", thotë Musmurati, i cili mban pozitën e Zëvendësministrit në kabinetin qeveritar.

Megjithëkëtë, organizatat që mbrojnë veteranët dhe ish-pjesëtarët e UÇK'së deklarojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për t'i mbrojtur njerëzit që e kanë bërë luftën.

"As Qeveria, as Kuvendi dhe as Presidenca, jo pak, por s'kanë bërë asgjë për t'u ndalur persekutimet ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka thënë Muharrem Xhemajli i Veteranëve të UÇK'së.

Për dallim prej krimeve të luftës, EULEX'i më pak prioritet i ka dhënë luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

Tri herë më pak se për krimet e luftës, EULEX po heton për krim të organizuar, ndërsa vetëm 42 raste po i heton për korrupsion.

"Prokurorët e EULEX’it janë duke hetuar 36 raste të krimit të organizuar, dhe 42 raste të korrupsionit. Deri më tani janë shpallur 37 aktgjykime në raste të korrupsionit, dhe 20 aktgjykime në raste të krimit të organizuar", njofton EULEX'i.

Në këtë situatë, Muharrem Xhemajli i veteranëve thotë se Misioni i BE'së më shumë do t'i ndihmonte Kosovës sikur të zbardhte krimin, korrupsionin dhe vrasjet politike të pasluftës e jo të "merren me luftën e pastër të UÇK'së".

"Edhe për të mirën e popullit të Kosovës do të ishte sikur EULEX'i të punonte në hetimin e dukurive të pasluftës si korrupsioni, krimi i organizuar, vrasjet politike dhe jo të merren me luftën e drejtë të UÇK'së", propozon Xhemajli.

Ai ka propozuar të miratohen ligje, me të cilat përcaktohet fati i njerëzve që kanë qenë pjesë e luftës.

"Institucionet e Kosovës, pavarësisht se kush është në krye, është dashur të nxjerrin ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës", ka shtuar ai.

"As shumë, as pak, këta pushtetarë s'kanë bërë asgjë për ish-luftëtarët", ka thënë Xhemajli./Indeksonline/


Kendi i komenteve
  • gilani 24.05.2013 / 11:02
    komandant praqka edhe kungji hahhahaahahha veq qe jan drenicat netjav futin deri ne kthiz hahahaahhaha se sa man mend toka shpijuna tradhtar drenica u kon,edhe osht ,tash poja fusin njoni tjetrit jo un po ky ka bo. a selakt fliqt jan ajo ane,ka dit shkavi ku ka pre
  • shipitulla 23.05.2013 / 20:42
    O vllazni veq te koka nis me ra ne rrjet komanddantat por po tutna se kan vjedh shum milj;na e i kemi do lahpera avokat qi per pare kta nane e vet e shesin dhe dalin zullum qaret prej biruce seme kan ligji si duhet keta dhe ahum tjer ikisha mshel per jet te jetes dhe qakan pasuni ja kisha kthy. SHtetit po hajt se kto jan dallavere kishe po i ndjakum kriminelat se kta jan te tan kriminela por mshifen mbas deshmorve te kombit dhe te gjith atyre qe derdhen gjak hajt tash bini e fleni se nashti rriteni
  • DRENICAKU 23.05.2013 / 14:12
    KAN THAN PLEQET SE KUSH HAN MJAL PJERDH DALT E KTA KAN HANGER MJALT E TASH LE TA SHTRENGOJN
  • katunari 23.05.2013 / 14:11
    o DRENICAK euleshin e ka thirr hashimi me i hjek komandantat se po thot se ve spo muj,veq qita qe i paskan marr vall boll te shishem i paskan zgjedh pa idhnim veq per qa i kan marr sen nuk kan gabue euleshi se qisi jen kan
  • komandanti 23.05.2013 / 12:04
    Kush une, po cfare komandanti une, sjam komandant as skame qen kurre mos me prekni mua ju lutem ju po luani me gjakun e deshmorve lemni rahat sa I kam ba milionat ska kush i hargjon ato pare,sjame komandant as sjame kon.
  • Drenica 23.05.2013 / 11:57
    o ju komentues te poshter,o te bijt e serbit,ju me te vertet ndoshta keni gjak shkauuuuuu, po si mund te komentoni per UÇK-në kështu,po mos te ishin këta ju tash edhe gjuhen do ta ndrronit dot folnit gjuhen e zemres tuaj se veq po tregoni me komentet e juaja se kujt i perkisni.Marre për ju.........Zoti ju......
  • besi 23.05.2013 / 10:23
    o ju komentus te pa shtet pa fe po pse nuk dilni e me akuzu ushtart ser qa kan ba po dilni e jepni komente per uck sipas juve komandantat e uck po dashka me pas ni fiq me banu ne shatora apo me u vra ne luft e ju poplli i sllobes me rrnu mir po neve uck zoti ka me na denu per qfar poplli kena luftu haram e perjetovshi ne femit e juv ata qe keni bindje me keta komentus te pa fe pa shtet
  • agim 23.05.2013 / 10:20
    Kjo eshte edhe nje turp per Kosoven. Siq duket shumica e " komandanteve " qenkan involvuar ne krime te luftes, me apo pa vetedije. I kuptoj disa " komandante" qe ndoshta kane kryer krime, por keto i kane bere pa paramendim, duke u mburrue e krekosur, dhe duke i treguar marrezite e veta, si njerez analfabete e te pashkolluar. Qe kurre ne jeten e tyre nuk kane degjuar per Konventen e Gjeneves,apo per Konventen e OKB-se per te drejtat e njeriut. Nuk mund ti akuzojme se i kane bere me qellim krimet, sepse thjesht shumica e komandanteve te UCK-se , kane qene analfabete dhe pa asnje njohuri mbi ligjet e luftes. Dhe tash , veprimet e kytyre " komandanteve" analfabete , po i vuan e gjithe Kosova.
  • ved 23.05.2013 / 10:18
    qudi veq Hashimin spe prekun, fatkeqsisht e kan njollos luften e UCK-s me kto akuza, kurr shqiptari bashk smunet mu ba e me luftu armikun ton si te mrenshem ashtu edhe te jashtem. Lufta e UCK eshte lufte e shenjt sbon mu njollos as prej politikanve si Hashimi e as prej gjyqeve te serbis e EULEXIt
  • beni 23.05.2013 / 10:15
    momenti i duhur qe populli te kuptoje se ne kthetrat e kriminelave ka rene...te lumte eulex dhe turp per komandantat (reketashat)
  • skenderbeu 23.05.2013 / 10:05
    EV KUJENI KOMANDANTAT E VET SHPALLUR ME SHKOLLA FILLORE QI DYSHOJ QI EKINIKRYE .
  • Tuci 23.05.2013 / 10:04
    Kush komandanta? Keta as katunet e veta nuk kan mujt me i mbrojt e leje mo Kosoven? Une per veti jam edhe jam kan Tuc gjithmone por kur kam ike ne Kukes, para meje kishin pas mrri krejt qeta komandantat e pamukut. Boll Tuc jom por bile para gjykates nuk kisha qajt si Fatmir Lima qe po qan. Keta nuk po akuzohen per krime kunder serbeve por kunder disa "pleqve" serbe, dhe kryesisht shqiptareve.
  • Veterani 99 23.05.2013 / 09:46
    Kta te qim nane komandanta menojshin qe ska zot mbi ta. Ju kam thane qe do njerez qe i keni afru ngat,kan me met ne vend te juve te grate e juve. E keni lyp e ja pafshit hajrin. E djersa jone,e gjaku jone mbi te cilen jeni ba komandanta HARAM ju qofte....
  • fleni fleni 23.05.2013 / 09:42
    o njerz EULEX-i eshte duke na bere ma zi se serbia qe 100 vjet e fundit ... Hapni syt e bashkohuni e mos fleni ne rastet e duhura
  • armendi 23.05.2013 / 09:36
    llogarite kush ben sondazhe per zgjedhje armend muja personi i shkarkuar nga UNDP per hajni merre me mend , une se di si zoti qehaja merr ne organizate personin qe ka kerku fakultetit biomedica bashke me basri mujen
  • eki 23.05.2013 / 09:33
    Po qfar komandanta keta kriminel..vran njerz te pafajshem,dhunuan ,vjedhen te gjitha i bane keta qellimin e kan pas me u pasunue vet edhe qe ndodhi prandaj te gjithe ne burg..hajnat
  • doni 23.05.2013 / 09:28
    Kta jan kan Komandant Fals kan grabit kan vrar njerez dhe pere kete do futen ku e kan meritu sidomos mbas Luftes e kendej keta kan kalu cdo kufi te mudeshem
  • Jupa 23.05.2013 / 09:18
    Syte jane me pa. Ne po shohim cka vodhen komandantat ne Kosove. Po shohim sa u pasuruan, sa u vrane pas lufte per mendime ndryshe ose mos me deshmu ne gjyc. Disa komandantat te paftyre jane ba mas lufte sikur hienat. Kosova u godit rand me krimet e tyre ndaj vet vendit te vet.
  • Trimi 23.05.2013 / 08:37
    Muharrem Xhemajli, ti punon ne PTK apo? Keto deklarata tuajat jane vetem fjale boshe se as ti asgje nuk ke bere per vlera te luftes
  • Anti shkaa 23.05.2013 / 08:12
    Jo Thaqi ska faj hiq..po keta ne vakt luftes komandanta e mas luftes hygjym kah tmujsh, rreeh njerez, shantasho, etje tj..e tash jarani jem le te mbajne ne krah....kush cka ka bo e bajt me shendet....
  • Drenica 23.05.2013 / 07:56
    Normal e keni votu thaqin ky jau bjen serbin , ju shtin ne burg, ju tradhton tona kau bon. Shum shpejt amanetet e serbis ka mi kry taci, njo prej tyre burgosja e ushtarve te UCK_ s. Ky osht taci
  • dosti 23.05.2013 / 07:44
    gjahu i komandanteve per para...
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.