Ndodheni
Indeksonline / Lajme
12:44 / E hënë, 20 Maj 2013
31 Komente
Tentojnë të grabisin familjen kosovare

Një familje kosovare i ka shpëtuar paq një grabitjeje nga dy vëllezër kuksianë, të cilët i kishin zënë pritë në autostradën Kukës-Morin, por që është parandaluar nga policia.

Dy të rinjtë kishin dalë të armatosur, por fatmirësisht në kohën kur ata do të grabisnin, aty ka kaluar një patrullë policie, e cila ka bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre.

Burimet e Drejtorisë së Policisë së Kukësit bënë të ditur se ngjarja ndodhi në segmentin rrugor Bregu i Lumit-Morin, pjesë e autostradës, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës. Sipas të dhënave nga policia lokale, Jetlind dhe Lirim Matmuja, përkatësisht 24 dhe 19 vjeç, nga fshati Përbreg i Kukësit kishin dalë në rrugë dhe dyshohet se ishin përgatitur për t’i grabitur makinën dhe sendet e tjera me vlerë një kosovari.

Sipas policisë, në atë kohë ka qenë duke patrulluar në këtë segment rrugor një makinë policie, pasi nuk është hera e parë që ndodhin grabitje në këtë zonë. Sapo policia ka vënë re dy të rinjtë, ka bërë shoqërimin e tyre për në Drejtorinë e Policisë së Kukësit. Më pas, ata janë marrë nën hetim nga seksioni kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë dhe dyshohet se ata do të grabisnin një kosovar.

Në këto kushte, policia ka vendosur arrestimin e tyre, ndërkohë që ka nisur hetimet nëse janë përfshirë në ngjarje të tjera kriminale. Sipas të dhënave nga policia, kjo nuk është hera e parë që persona të ndryshëm tentojnë të grabisin udhëtarët kosovarë, kryesisht në sezonin turistik. Në këto kushte, policia ka vendosur që sidomos gjatë orëve të natës të patrullojë me makina policie në zonën e Kukësit, duke tentuar të parandalojnë ngjarje të tilla kriminale.

Patrullimi në zonë bëhet njëkohësisht edhe duke u bazuar në planin e masave të Policisë së Kukësit për sezonin turistik. Madje, policia shqiptare, për sezonin turistik po bashkëpunon me atë të Kosovës, për shërbimet e përbashkëta në rrugë. Ky bashkëpunim është mirëpritur nga ana e udhëtarëve kosovarë që hyjnë në Shqipëri, duke e parë si një mundësi të mirë edhe për shmangien e aksidenteve rrugore. Drejtuesit e automjeteve, që përshkojnë Rrugën e Kombit, thonë se prania e punonjësve të policisë në çdo aks rrugor është e domosdoshme, pasi rrit nivelin e sigurisë në rrugë.

 Të arrestuarit janë: Jetlind dhe Lirim Matmuja, përkatësisht 24 dhe 19 vjeç kishin dalë në rrugë dhe dyshohet se ishin përgatitur për të grabitur një makinë./Indeksonline/ 


Kendi i komenteve
  • peja 22.05.2013 / 09:21
    cpcp kush e don le te shkoj ne serbi, se i ka met omel serbija. o t,mjer po vjedhje e grabitje ndodhin ne qdo shtet lene mo ne kukes, u plaqkiten miljona vler diamanta ne bruxel e banka ne shtete me te sigurta ne bot e le mo ne bjeshk ku han pula gur. o te bit e sps,av shkoni ka serbija e jau dhunojn edhe grat e thuni prap serbija e mir. qa don ma mir se mej arrestu policija ne vend te krimit pa e kry grabitjen. un kam respekt per gjith shqiprin se meriton kan sakrifiku qdo gje per kosoven, ate din ta vlersoj vetem nje shqiptar i vertet e jo serbofilet. te pershendes ovlla ismajl nga kukesi mos u mer me sps,a se dhe kta jan si ata dy fakirat qe kan dal me grabit.
  • fati 22.05.2013 / 08:29
    nuk di per bese po mbrenda muajit dy here shkova ne shqiperi asnji kriminel nuk e pash, po mos i zmadhoni gjanat se me shiku ashtu edhe ne kosove ne pike te dites po ta vjedhin arin nga qafa, po hyjne neper shtepia, poi vjedhin vetura per cdo dite.
  • Artoo 21.05.2013 / 23:23
    nuk eshte ma mir per Serbi se boll na ka shkel shkau amo kto sene ndodhin qdokund por ne Shqiperi ma shum
  • LuaniGjakovë 21.05.2013 / 14:15
    Para dy javeve isha ne Tirane. Pyeta ne Hotel sa kushton dhoma, me thane 40€. Nje gjysem ore me pas shkoi nje mik i imi nga Tirana dhe atij i thane qe dhoma e njejte kushton 3000 Lekë. Differenca 47% me lire ose 2600 Lekë. Ja pra si na mirepresin (miretherrin) neve turisteve kosovare "vellezerit" tone nga Shqiperia, dikur e hyjnizuar nga ne shkelqimi i se ciles dita dites po venitet ne syte e kosovareve.
  • ANTI pdky 20.05.2013 / 21:37
    @ bURIM !! ANALFABET hashimez.. te "kuptoj' shume mire PSE ti si kupton komentet pdky-c i keq ?! He he he !
  • Ismaili nga Kuksi 20.05.2013 / 21:17
    Ikni per M.te zi e u hupt nami.Legena!!!!!!!
  • Ismaili nga Kuksi 20.05.2013 / 21:16
    Ooooo u vraft buka e Kuksjave e shqiptarve t'shqipnis o zot,po shpejt harrut bre qafira!!!! Per 2 maskarej e bate mizen bull. Kish mujt me me ndodh edhe mu, po ani ça me ba, me vra veten a? Krimi ekziston ne çdo shoqeri. Pastaj i thoni vetit Kosovar,ne qofte se nuk ju pelqen me i thirr vetes shqiptar,ok,no problem, po jo me emra shkijesh Kosovar Pthuuuuuuuu. Jeni Dardan oj injorance e shekullit 21-te. Rrofte shpirti i shqiptarit.....
  • Artani 20.05.2013 / 20:08
    Kthenaj rrugen kthenaj per mal te zi se ka me ju ra mir ..... qka jav merr mendja!!? megjithese kesi löoj idiota ka edhe ne kosov
  • Shqiptari 20.05.2013 / 16:37
    Duhet ata hajnat te puplikohen ne televizion dhe ne te gjithat gazetat ditore apo javore me foto emer e mbiemer
  • Kosovar 20.05.2013 / 16:34
    Shtet i poshter. Komb i felliqur. Popull taleban.
  • doni 20.05.2013 / 16:09
    Njerz budall ka shum ne Shqiperi jan si lop te eger ne disa zona qe veq prap veprojn jo mar keshtu qe me vjen mire qe Policia ka qene ne teren dhe nuk ka ndodh ndonje gje e keqe
  • Fatmir 20.05.2013 / 15:36
    Kesi langoj te nates ke edhe ne Kosove..jane fekalje te shoqnis shqiptare,veq Enver Hoxha i ka rahatu keta pisa
  • Halimi 20.05.2013 / 15:27
    Policët që kapen grabitësit kriminelë duhet shpërblyer sepse ti kapësh bandat në pikë të natës nuk është lehtë. NË LAGJEN TIME NË PRISHTINË PËR NJË KOHË TË SHKURTË JANË PLAÇKITË 38 SHTËPI DO TË THOTË TË GJITHA SHTËPITË E LAGJES, SHUMICA NË PIKË TË DITËS DHE NUK ËSHTË KAPUR ASNJË HAJNË DERI MË TANI. Dëgjova se policët nga Kosova do tu shkojnë në ndihmë policëve të Shqipërisë gjatë ditëve të verës dhe tani më ka kapur panika se mund të ndodhin plaçkitje edhe në pikë të ditës në autostradën e kombit. I porositi policët nga Shqipëria, mos i thirrni policët nga Kosova por nëse i thirrni dhe ata vijnë atje sigurisht hajnitë në Kosovë dë të pësojnë rnie kurse në Shqipëri do të shtohen.
  • bURIM 20.05.2013 / 14:47
    @ ANTI pdky - kurse tradhetari si ti ka edhe fe edhe komb seps eti je SHKAVELL!
  • Ademi 20.05.2013 / 14:41
    Për "o dem" : Qenke shok i tyre jaran e po të vjen keq që po ta zbulojnë taktikën.
  • frankfurti 20.05.2013 / 14:31
    Edhe une e kom pas kete "Fat" per here te pare ne Trollin e Shqiperise Nane per here te pare jeta ime dhe e familjes time ishte ne rrezik dhe shpetuam per pak.KJO ESHTE TRAGJEDI DHE NUK E DI KU ESHTE FUNDI1111ßßßß
  • Diaspora 20.05.2013 / 14:25
    Qka lidhet me Shqiperine eshte vetem hajni, droge, narkomana, kriminela, prostitucion dhe asgje tjeter. Si popull jane te mbrapambetun dhe gjithmone kane qene dhe nuk i dojne Kosovaret hiq!
  • o dem 20.05.2013 / 14:19
    shume strateg i fort ishe hahaha pse bre njeri sje bo polic hahaha
  • ANTI pdky 20.05.2013 / 14:14
    Hajni eshte HAJN .. NUK KA AS KOMB AS FE ! Tung !
  • demagogu 20.05.2013 / 14:04
    Ka ni plumb te dyve osht dashte me ja u fute, tanaj ishin ndale te tjeret.
  • per juve 20.05.2013 / 13:58
    qka po filni palidhje bre po kto raste ndodhin,edhe ne kosov midis rruge dalin met vjedh po shuni allahile,nese disa individ jan te keqij nuk do me than jan krejt shqipnia te kqij,se edhe ne kosov gjthqka po ka lloj lloj ki imineli e hajni
  • finlanda 20.05.2013 / 13:58
    Serbia.
  • Adriatiki 20.05.2013 / 13:49
    shkoni shkoni ne Shqiperi, mazi si shkije jon kon edhe hala jon. edhe benzin ja u kan shit serbeve ngjat luftes n Kosove, qenat
  • valon krasniqi 20.05.2013 / 13:38
    kjo dukuri eshte shum e turpshme mbi te gjitha se ka shume shqipetar ne shqipri qe nuk do te duhej te quhen shqiptare!
  • Den 20.05.2013 / 13:25
    o duka ti ma me qef po shkojshe te shkijet se te vellezerit e tu. kto sene ndodhin gjithkun, edhe brenda ne kosove mundet dikush met plaqkit. tash ti kta e sheh si zgjedhje: mos um shtini me shku ne serbi me jetu
  • real 20.05.2013 / 13:24
    duka@ lej kto sene krejt boten ndodhin 1 rast qe 3 vjet autostrad mos fol palidhje
  • Kosova 20.05.2013 / 13:01
    denim maksimal atyre qe kan dash te vjedhin nese dojn te mbajn rend perndryshe do behet katastrofe ju pershendes ng Gjermanija
  • dreni 20.05.2013 / 12:59
    o popull i prishte a doni me mbush mende najher a jo
  • ncncncncn 20.05.2013 / 12:58
    ma mire per serbi e mal te zi 10000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000 her
  • duka 20.05.2013 / 12:51
    ncncncn qfar turpi mos na ktheni rrugen per Mal te zi shqiptar te Shqiperis
  • demi 20.05.2013 / 12:50
    kta far grabitjesh ndodhin me plan, pra naj kush i njofshem i ktyne "kosovareve" ka lidhje matane kufinit,ju kane thane dilni ne filon venin, ne filon ora, vjen filon kerri, ku kane mi pas kaq pare, ose gruja ka shume ari, ... qe 14 vjet shkoj rregullisht ne Shqipni e kurre sen sum ka ndodh.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.