Ndodheni
Indeksonline / Lajme
14:25 / E hënë, 13 Maj 2013
1 Koment
“Grupi i Gjilanit”: Verdikti pritet nesër

Gjykata e Apelit në Beograd në një takim publik ka dëgjuar ankesat nga gjykimi i 11 anëtarëve të “grupit të Gjilanit” të UÇK-së të dënuar 116 vjet burg, të akuzuar për “krime kundër serbëve në Gjilan dhe joshqiptarëve” kah mesi i qershorit deri në dhjetorin e vitit 1999, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Zëdhënësja e gjykatës Mirjana Pisljiç i tha Tanjugut se një takim publik do të vazhdojë nesër, dhe më pas gjykata do të dal me shpalljen e verdiktit për të akuzuarit. 

Gjykatësja Snezhana Nikoliq Garotiç tha se të akuzuarit janë fajtor për përdhunimin e dy dëshmitarëve të mbrojtur, C1 dhe C2, pasi gjykata gjeti se ata janë përdhunuar çdo ditë, ata janë rrahur, mbyt, dhe se të pandehurit kishin urinuar mbi ta pas përdhunimit./Indeksonline/ 


Kendi i komenteve
  • D 13.05.2013 / 14:48
    O analfabeta e perkthyes te dobet te agjencive e portaleve serbe, Gjykata e APelit s`do te dal neser me vendim, por sot e neser mban shqyrtim gjyqesor publik. Pastaj trupi gjykues i Gjykates se APelit do te shqayrtoje provat e paraqitura ne keto seanca dhe do te dal me aktgjykim, por jo neser.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.