Ndodheni
Indeksonline / Lajme
22:45 / E hënë, 06 Maj 2013
0 Komente
Një vjetori i rikthimit të Vladimir Putinit në Kremlin

Para një viti, më 7 maj, Vladimir Putin u rikthye në Kremlin për të shërbyer edhe për një mandat si president, pas një periudhe 4 vjeçare si kryeministër i Rusisë, larg vemendjes së opinionit. Rikthimi i tij u prit me protesta të zemëruara. Analistët thonë se në vitin e parë të presidencës së tij, Putin ka shtypur opozitën me format nga më të ndryshmet.Para një viti, policia u përlesh me banorët në Moskë, që protestonin kundër përurimit të Vladimir Putinit në postin e presidentit për një mandat 6-vjeçar.

Analistët thonë se në vitin e parë të presidencës së tij, presidenti Putin ka shtypur opozitën, një shtypje e simbolizuar nga këto patrulla nëpër rrugë prej kozakëve.

Rusia ka përjetuar një rënie të ndjeshme të lirive politike, thotë Dmitry Suslov, profesor i politikave ekonomike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Kërkimeve Kombëtare, transmeton VoA.

“Taktikat janë: shkatërrimi i opozitës, shkatërrimi i lëvizjeve të protestës, duke ndjekur penalisht, burgosur, kufizuar, emigrim të detyruar dhe çdo mënyrë tjetër të nevojshme”.

Kremlini i filloi këto taktika me grupin muzikor pank, Pussy Riot, që protestoi në katadralen më të madhe të Moskës.

Tre femra u dënuan me 2 vjet burg gushtin e kaluar.

Tani e ka rradhën Alexei Navalny, udhëheqësi më popullor i opozitës së Rusisë. Ai po gjykohet në një qytet provincial, një mijë kilometra nga baza e tij e fuqishme në kryeqytetin rus.

Politikani i opozitës, Vladimir Ryzhkov thotë se këto gjyqe pasqyrojnë një fushatë më të gjerë shtypëse, që Presidenti Putin filloi pas rikthimit në Kremlin.

“Putini dhe parlamenti i tij miratuan një sërë ligjesh me synimin për të ndaluar protestat, lirinë e shprehjes si dhe kritikat ndaj qeverisë dhe kishës”.

Protestat janë më të vogla. Tani inspektorë të qeverisë vizitojnë qindra organizata jo-qeveritare, në përpjekje për të provuar se ato janë “agjentë të huaj”.

Inspektorët i kërkuan grupit të të drejtave të njeriut Memorial të dorëzonte 9 mijë faqe dokumente.

“Ata përcaktojnë çdo lloj ndikimi ndaj shoqërisë dhe shtetit si aktivitet politik. Të gjitha këto kontrolle kishin për qëllim t’i përfshinin organizatat ruse nën juridiksionin e ligjit të ashtuquajtur “agjentë të huaj”.

Por përkrahës të zotit Putin, si Ekaterina Stenjakina, udhëheqëse e Gardës së Re, thotë se opozita në Rusi është e lirë të veprojë.

“Që të thuhet se këto ligje kufizojnë në një farë mënyre aktivitetin civil, unë nuk mendoj kështu. Nëse doni të krijoni një parti, nuk të pengon askush. Nëse doni një forum publik, të gjitha rrugët dhe mënyrat janë të hapura për të gjithë pa përjashtim”.

 

Disa udhëheqës të opozitës po ndryshojnë strategji: nga organizimi i protestave nëpër rrugë në reklamimin e kandidatëve për poste dy vjeçare në zgjedhje lokale, që do të fillojnë në muajin shtator.

 

Vladimir Milov kryeson partinë e re të opozitës, Zgjedhja Demokratike:

“Nëse kemi forca të qarta dhe të suksesshme, parti, kandidatë për kryetar bashkish, që janë në fakt të aftë të sigurojnë mbështetje dhe të jenë tërheqës për votuesit, pikërisht këtu autoritetet nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë, edhe nëse do të kishte manipulime prej 10 deri 15 për qind”.

Një provë e madhe stresi për qeverinë e presidentit Putin. Eksportet e energjisë së Rusisë kanë rënë, ndërkohë që ekonomia nuk pritet të shënojnë ndonjë rritje për këtë vit, nga objektivi prej 5 për qind i deklaruar nga zoti Putin kur ai rifilloi detyrën e presidentit para një viti./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.