Ndodheni
Indeksonline / Lajme
15:20 / E hënë, 08 Prill 2013
5 Komente
Wikileaks publikon aferën e aeroportit të Prishtinës

Në 1,7 milionë dokumente të reja të publikuara në “Wikielaks” mund të gjesh edhe dokumente të reja mbi Kosovën.

Një nga këto dokumente është dokumenti mbi parregullsinë e tenderit të Aeroportit të Prishtinës.

Dokumenti: 
Deklaratë mashtrimi në Departamentin e
Cargo-s (Numri i rastit 0261/04)

1.Mashtrimi

 Në korrik të vitit 2004 , Task forca hetuese (ITF) ishte pajisur me një kopje letre të datës 28 Maj 2004 nga menaxheri i transportit te ngarkesave (cargo’s) te një kompanie ajrore te një anëtari te stafit te ndërmarrjes publike ne aeroportin e Prishtinës. Ne këtë letër menaxheri i transportit ishte referuar me disa probleme ne lidhje me një fature te lëshuar ne prill te 2004 nga departamenti i transportit te aeroportit te Prishtinës për ngarkesën e KFOR-it te transportuar ne një nga shtetet anëtare te NATO’s. Ne atë kohe , stafi i aeroportit te Prishtinës raportin e kësaj fature nuk e kishte gjetur ne shenimet financiare te aeroportit dhe për këtë arsye komisioni i mashtrimit nga ana e stafit ne departamentin e transportit ishte dyshuar.  

2.Prapavija

Aeroporti i Prishtinës është agjenti përgjegjëse për linjat ajrore si dhe  për trajtimin e ngarkesave(cargo) për importin dhe eksportin. Airline (Linja ajrore) është anëtare e shtetit te KFOR’it

Aeroporti i Prishtinës grumbullon të hyra nga ngarkesat në emër të Airline ( Linjës Ajrore) dhe depoziton këto të hyra në llogarinë bankare te Airline ( linjës ajrore) pas zbritjes dhe komisionit te duhur.

Çështjet e identifikuara ne letrën nga menaxheri Cargo Linjes lidhet me normën e lartë te (€ 0.50/kg) ngarkuar nga Aeroporti i Prishtinës për dërgesën ; ne fakt Fatura ishte dërguar gabimisht ne shtetin anëtar te KFOR’it ne vend te agjentit te tyre Airline; dhe shtimi i papërshtatshëm i  tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), i cili nuk është i praktikuar ne trafikun ndërkombëtar

Konkluzione dhe rekomandimet 

 Task forca hetuese (ITF) nuk ishte ne gjendje te krijoje një shpjegim për vështiresinë ne lokalizim e dosjes se transaksionit ne lidhje me faturën e përmendur. Hyrja mund te kete qene anashkaluar apo thjesht vonuar për shkak te gabim dërgimin e faturës se prillit 2004.

ITF me këtë memorandum kishte këshilluar se provat e mashtrimit, humbjes ose keq bërjes nuk ishte identifikuar ne këtë çështje , prandaj nuk ishte kërkuar veprim i mëtejshëm.

ITF-ja kishte rekomanduar qe te zëvendësohen fjalët “mashtrim ne tatim” me terminologjinë e duhur “fature e Aeroportit te Prishtinës për ngarkesat”

 

Portali i njofur Wikileaks ditën e djeshme ka publikuar edhe 1,7 milionë dokumente sekrete të Minsitrisë së Punëve të Jashtme amerikane dhe partnerëve të sajë.

Në këto dokumentacione si tema kryesore janë lufta në Irak dhe Afganistan por se këtu mund të gjesh edhe informacione tjera nga e tërë bota. Wikileaks informon se të gjitha dokumentet janë vendosur në server në formatin “PDF” por që systemi i serverit mund të përkthej ato në format “TXT“, gjë që lehtëson trafikun dhe leximin e kvtyre dokumenteve. /Indeksdonline/
 


Kendi i komenteve
  • spanky 08.04.2013 / 19:36
    muni me thon qe JU i keni gjet nvitin 2013, ama jo qe jon publiku tash ...
  • naseri 08.04.2013 / 17:17
    apopo po zbulim paska bere, 1.7 ne Amerik e ketu shkruhet se gjeja se ne aeroport ai sa fatura shkon ne adres te gabuar, a nuk paski pas ndoj arvument tjeter, 2004 LDK ka menaxhuar me Aeroportin
  • Petiriti 08.04.2013 / 16:53
    Po ju lutumi ka pas indikacione qe Kadri Veseli e kontrollon aeroportin Tash kjo po perngjan si ne naj shtet ne Afrik Xhibuti a Kongo
  • gg 08.04.2013 / 16:23
    janw te vjetra ketookumented
  • Dardani 08.04.2013 / 15:34
    Ka me dal, qe Kadri Veseli, ka aksione rreth 15%.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.