Ndodheni
Indeksonline / Lajme
20:25 / E martë, 19 Mars 2013
4 Komente
3600 grupe kriminale, Shqipëria udhëheq trafikun e heroinës

Vendet nga Ballkani Perëndimor nuk janë vetëm një rajon tranzit, por edhe një burim i madh i armëve në trafikun e lëndëve narkotike.

Shqipëria, Turqia dhe Pakistani janë tre vendet që dominojnë në tregun e lëndëve narkotike, sipas Europol, të dhëna të publikuara ditën e sotme. Sipas vlerësimeve të ekipeve dhe hulumtuesve të Europol (SOCTA) rreth krimit të organizuar sot në vendet e BE-së, konsiderojnë se trafikimi ndërkombëtar i drogës mbetet më aktive nga veprimtaritë tjera të krimit të organizuar, por ai gjithashtu identifikoi shfaqjen e fenomeneve të reja kriminale, shumë të lidhura me krizën e tanishme ekonomike dhe internetin.

Në raportin e publikuar sot nga Europoli, hetuesia ka identifikuar rreth 3. 600 grupe tu krimit të organizuar që ushtrojnë veprimtarin aktualisht në vendet e BE-së. ku grupe nga Shqipëria dominojnë në trafikun e drogës, transmeton shekulli.

Organizata kriminale i preferojnë apo i shfrytëzojnë kanalet përmes rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Heroina dhe kokaina kalojë përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor, tranzit nëpër Turqi dhe Afrikë. Vendet nga Ballkani Perëndimor nuk janë vetëm një rajon tranzit, por edhe një burim i madh i armëve në trafikun ndërkombëtarë, bashkë me drogën dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Sipas analizave të Eurpol-it prioritetet e identifikuara në raport janë: emigracioni i paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi i mallrave të të falsifikuara me një ndikim në shëndetin publik dhe sigurinë, droga e prodhimit sintetike dhe poli-trafikimi i drogës në BE,pastaj edhe krimi kibernetikë si dhe pastrimi i parave.

Prodhimi i drogës dhe trafikimi në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian përbën llojin më fitimprurës të krimit të organizuar. Dhuna, një numër i madh i vdekjeve dhe denjat të pasigurisë lidhen me këtë tregti të organizuar të lëndëve narkotike.

Franca, Britania e Madhe, Italia, Gjermania janë tregjet, ku shitet sasia më e madhe e heroinës. Sipas vlerësimeve, vlera e tregun nga shtija e heroinës shkon në 12 bilion euro.

Emri i Shqipërisë përmendet edhe për drogat sintetike. Rusia dhe grupe shqipfolëse theksohet në raport, tentojnë të hyjnë në tregun jashtë vendeve të Bashkimit Europian në trafikimin e drogës sintetike. /Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • bURIMI 20.03.2013 / 10:54
    O sa mire me kon Shqiptar o hej o hej!
  • Skandinavia 19.03.2013 / 21:32
    Mozomakeq per shiptar véq keq niin per neve Allahu i shkateroft
  • hehe 19.03.2013 / 21:17
    po normale osht kjo se ne evrop e amerik kerkush si kontrollon as evropjanet as amerikanet kta shesin drog me ton e rust e shiptart me ka 10 kg u nzan edhe dota e mer vesh
  • mos vet 19.03.2013 / 20:37
    Mos vet mos vet te paret per te keq ne gjithqka.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.