Ndodheni
Indeksonline / Lajme
16:08 / E shtunë, 16 Mars 2013
3 Komente
Veriu kërkon “autonominë e ’74-s"

Zgjidhje e mundshme për veriun e Kosovës, e cila do të ishte e pranueshme për serbët që jetojnë në atë pjesë të vendit, do të mund të ishte një status i autonomisë, i ngjashëm me atë që ka pasur Kosova në vitin 1974.

Ndërkaq, që Asociacioni apo Bashkësia e komunave serbe, për të cilën po negociohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, do të ishte krejtësisht e papranueshme, nëse ajo nuk funksionon sipas ligjeve të Serbisë, thonë politikanët serbë të veriut të Kosovës.

Radenko Nedeljkoviq, lider i serbëve të veriut të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Asociacioni i komunave serbe, siç e quan Prishtina ose Bashkësia e komunave serbe, siç e quan Beogradi, nuk ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe për realizimin e të drejtave themelore të tyre.

Këto emërtime, sipas tij, janë farsë dhe hedhje e pluhurit në sy për popullin, nga të dyja anët, Prishtina dhe Beogradi, sepse siç thotë ai, pa institucionet serbe në Kosovë, serbët nuk mund të mbijetojnë.
...le t’i marrë populli serb në Kosovë ato të drejta dhe ato kompetenca, të cilat Kosova i ka pasur sipas Kushtetutës së vitit 1974.

“Populli serb në Kosovë mund të hyjë vetëm në ato institucione që janë të rregulluara dhe formuara sipas ligjeve të Serbisë. Ose, ja zgjidhja tjetër: le t’i marrë populli serb në Kosovë ato të drejta dhe ato kompetenca, të cilat Kosova i ka pasur sipas Kushtetutës së vitit 1974”, thotë Nedeljkoviq.

Lideri tjetër i serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jakshiq, në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se serbët e veriut të vendit nuk do të pranojnë institucione që veprojnë sipas ligjeve të Kosovës.

Sipas tij, çfarëdo marrëveshje eventuale ndërmjet kryeministrit serb, Daçiq, dhe atij të Kosovës, Thaçi, e cila do të ishte e kundërt me vullnetin e serbëve të veriut, nuk do të pranohet nga këta të fundit.

“Mendoj se ne nuk do të pranojmë që në veri të Kosovës të vlejnë ligjet e shtetit të Kosovës. Këtë nuk do të mund ta kalojmë, sepse ky është qëndrim që e ka shprehur populli edhe me referendum, ku e kemi sqaruar se nuk do t’i pranojmë ligjet e Prishtinës".

"Beogradi do të duhej që së pari ta ndryshojë Kushtetutën e shtetit dhe në Kushtetutë të shkruhet se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, e më pas të nënshkruajë çfarë të dojë. Por, përderisa Kushtetuta e tashme është e vlefshme dhe është dokument zyrtar i shtetit të Serbisë, atëherë secila qeveri, pra edhe kjo e tanishme, duhet ta respektojë”, shprehet Jakshiq.

Megjithatë, një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Bashkësinë e komunave serbe, sipas liderëve serbë të veriut, nuk do të mund të realizohej në terren.

Nedeljkoviq thotë se marrëveshja e tillë do të ishte e ngjashme me, siç e quajti ai, “llogaritje pa hanxhiun”.

“Mendoj se kjo do të ishte sikur ‘llogaria pa hanxhiun’. Do të thotë, populli serb i Kosovë nuk është i inkuadruar në këto bisedime dhe thjesht, kjo për të cilën Beogradi dhe Prishtina po bisedojnë, nëse populli serb në Kosovë nuk pajtohet dhe nuk e pranon, atëherë kjo do të ishte marrëveshje që nuk mund të zbatohet”, vlerëson Nedeljkoviq./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • RR 16.03.2013 / 19:15
    ani se pranon marrveshjen, po kush po ju vet juve more nonen e qetnikave.. Veq le t'miren vesh n'BE qe mos t'na i lodh BE-ja mo n'shtet tonin, se ju kallxojm qe shkelma jasht venit kena me ju qit bre qena. Ikni n'Serbi atje masi pe doni kushtetuten e atjheit, Kosova u bo shtet muni veq me kup ja mu vra, mu vra sguxoni se ju .. nonen Amerika pej atjehit ju bo rrafsh me tok.
  • Teuta 16.03.2013 / 17:54
    Ne qoftese iu jepen kompetencat e vitit 74 serbeve te Kosoves atëher kjo do ti qoj drejt rrepublikës dhe vetvendosjes e cila do te ishte fatale per Kosoven që do ta Bosnizonte ne menyr te drejtperdrejt
  • Drenica 16.03.2013 / 16:32
    A ësht e logjikshme që njëzet mi shkije të luajn me dy miljon shqiptar, eee- Hashimovski he lopë pa brina, po qysh hyre n'dialog me shkije pa i pas dy lidhje me politikë !
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.