Ndodheni
Indeksonline / Lajme
09:53 / E hënë, 04 Mars 2013
3 Komente
Tenderi konfidencial i EULEX-it për derivate

Tenderi i EULEX-it për furnizim me derivate e vajra motorike vazhdon të konsiderohet si proces sekret nga ana e zyrtareve të këtij misioni.Çdo detaj rreth këtij tenderi në të cilin kanë konkurruar disa kompani kosovare vazhdon të trajtohet si çështje konfidenciale.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit EULEX, edhe më tutje vazhdon të jetë i mbyllur për media reth proceseve të prokurimit, pavarësisht se zyrtaret e këtij misioni çdo ditë e më shumë po nxjerrin para drejtësisë zyrtarë të institucioneve, pikërisht për abuzime gjatë proceseve të prokurimit në vend.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, thotë se sipas “PRAG” (Udhëzuesit Praktik për procedura të kontratave i Bashkimit Evropian për veprime të jashtme) procesi i hapjes së ofertave për këtë tender ka qenë formal dhe publik.

Sipas tij, Komisioni i Vlerësimit hap ofertat në publik në vendin dhe kohën e specifikuar në dosjen e tenderit.“Edhe pse publik, pjesëmarrja në seancën e hapjes së ofertave është e kufizuar vetëm për përfaqësuesit e kompanive që janë duke ofertuar për kontratë. Përveç seancës së hapjes së ofertave, punimet e Komisionit të Vlerësimit bëhen në seanca të mbyllura dhe janë konfidenciale kur kemi të bëjmë me tenderë për furnizime dhe shërbime”, tha ai për “Zëri”.

Nga ana tjetër, përfaqësues të kompanive që kanë konkurruar në këtë tender thonë se EULEX përmes kërkesave që ka pasur në dosje, tenderin në fjalë po mundohet t’ia përgatitë një kompanie të caktuar.

Shkelzen Jusaj, pronar i “Petrol Company”, thotë se pas hapjes së ofertave, EULEX-i atij i ka kërkuar dokumente shtesë që për ata janë të palogjikshme.
“EULEX-i ka kërkuar që hapësira ku gjendet pompa e derivateve duhet të jetë 5000 metër katrorë. Ndërkaq ne e kemi 4000. Ne jemi ankuar për këtë çështjen EULEX, sepse kjo s’ka asnjë fije logjikë, por deri më tash ne nuk kemi marrë përgjigje. EULEX-it i duhet vetëm një pikë për t’i mbushur automjetet me derivate e jo 50 ari tokë”, tha ai për “Zëri”.

Por, burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se EULEX-i është duke mbajtur sekret çdo të dhënë pasi që tenderin po tentoj t’ia japë njërës nga tri kompanitë që ka ofertuar çmim më të lartë. “Prej kur janë hapur ofertat e deri më tash ka kaluar më shumë se një muaj, dhe ne nuk kemi marrë asnjë informacion se çka po ndodhur”, tha njëri prej përfaqësueseve të kompanisë që është në garë në këtë tender.

Sipas të njëjtave burime, në këtë rast EULEX- ka bërë edhe një shkelje tjetër të rëndë, pasi që në këtë proces të prokurimit e ka lejuar të konkurrojë edhe kompaninë “Hib Petrol”, që është hetuar për mashtrim.

Zyrtarë nga kjo kompani thonë se hetimi ndaj “Hib Petrol” dhe tenderi i EUEX-it janë dy gjëra krejtësisht të kundërta.
Pronari i kompanisë Ibrahim Bucaliu thotë se në këtë tender ka konkurruar por deri më tash nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga EULEX-i.
“Besoj se ne i plotësojmë të gjitha kriteret. Tash jemi duke pritur”, tha ai përmes telefonit.

Ofertat e kompanive

Po sipas të njëjtave burime, në këtë tender për furnizim me 2.6 milionë litra naftë dhe 8000 litra benzinë, kanë konkurruar tri kompani kosovare.
Kompania “Hib Petrol” në konsorcium me kompaninë “Ballkan Petrol” ka ofertuar me 31 mijë e 99 euro si çmim i fitimit, pa përfshirë këtu edhe çmimin e blerjes së derivateve dhe vajrave.

Kompania “Bis Oil Team” në konsorcium me kompaninë “Ex FIS” ka konkurruar në total me 1 milion e 872 mijë euro, dhe kompania “Petrol Company” ka ofertuar me 60 mijë e 125 euro, pa përfshirë këtu edhe çmimin e blerjes së derivateve dhe vajrave. /Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • tuti fruti 04.03.2013 / 11:16
    EX FISI esht kompania e vllaut te thaqit kjo e fitton
  • Akt-vendim 04.03.2013 / 10:08
    Keta i shohin edhe kushtet e pergjitheshme jo vetem cmimin, ndersa tjerve u thone:beni si themi ne e jo cka bejme ne.
  • bregu 04.03.2013 / 09:58
    sa me shopekjt qe shkojn aq me mire do te behet
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.