Ndodheni
Indeksonline / Lajme
14:49 / E premte, 01 Mars 2013
47 Komente
Ramush Haradinaj viziton fëmijët e lënduar

( E plotësuar) Ramush Haradinaj pas marrjes së lajmit për aksidentin e ndodhur me fëmijët e lënduar në Pejë, ai i vizitojë në spitalin e Pejës.
 

---

(E plotësuar) "Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë për tretman mjekësor dhe ne ketë spital janë ekzaminuar 32 persona,dy nga këta janë dërguar për QKUK në Prishtinë,gjashtë janë në spitalin Rajonal Pejë për kurim të mëtutjeshëm,ndërsa të tjerët pas dhënjës së ndihmës janë lëshuar për në shtëpi", njofton policia e rajonit të Pejës.

---

Drejtori i spitalit rajonal të Komunës së Pejës, Skender Dresha ka deklaruar se janë pranuar 24 përsona, me lëndime të ndryshme, të shkaktuara nga shëmbja e një pjesë të palestrës së sportit Karagaqi.

“Një vajzë, vazhdon të jetë në gjendje të turbullt, si pasojë e disa lëndimeve” ka thënë Dresha, duke shtuar, se ajo është jashtë rrezikut për jetë. “Të tjerët kanë lëndime të ndryshme. Ka kocka të thyera, gërvishje si dhe prerje, në të cilat deri më tash, është intërvenuar” ka thënë Dresha.

Burimet e Indeksonline bëjnë te ditur. se në oborin e spitalit në Pejë, vazhdojnë të qëndrojnë një numër i madh i familjarëve, fëmijët e të cilëve, pësuar sot, ndërsa kishin shkuar të përcjellnin një koncert humanitar.

---

Rreth 20 filloristë të Komunës së Pejës janë lënduar, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Nxënësit e shkollave fillore të Pejës ishin mbledhur për një koncert humanitar në palestrën e sporteve "Karagaqi". Gjatë zhvillimit të koncertit ka rënë një pjesë e shkallëve mbi trupat e nxënësve.

Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj.

“ Janë më shumë se 20 nxënës të lënduar, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ekipi mjekësor ka reagur. Nxënësit po kurohen në spitalin e Pejës”, ka thënë Ibraj për Indeksonline.
 


Kendi i komenteve
  • Shkelqimi 03.03.2013 / 09:20
    Valla edhe per qet ngjarje nese s japin pergjegjesi Kryetari i Komunes me stafin e tij atehere po u dashka me ike nga ky vend. ALI BERISHA SHKO NE SHTEPI
  • Dina 03.03.2013 / 09:17
    S po di ky Ramush Haradinaj cka po mendon. Shpresoj qe ai do veproj per ta bind popullin qe s eshte ai banditi qe ka qene por ka ndryshuar. RAMUSH SHKARKOJE ALI BERISHEN
  • Zeka 02.03.2013 / 22:38
    Prekurori i shtetit vjen pas 2 ore katastrof eshte kjo..
  • Tipi 02.03.2013 / 20:49
    KRYETARI I KOMUNES DO TE JEP DORHEQJE NESE E LEJON DREJTORESHA E KULTURES SEPSE AJO VENDOS PER KRYETARIN E PEJES..
  • Tipi 02.03.2013 / 20:38
    SHPRESOJ QE KRYETARI I KOMUNES KISHTE ME JEP DORHEQJE PO QE SE E LEJON DREJTORESHA E KULTURES AJO VENDOS PER KRYETARIN E KOMUNES..
  • Dauti 02.03.2013 / 19:10
    Sa gra i ka nda nga burrat Ali Berisha?
  • valoni 02.03.2013 / 17:54
    Smajl shillova u shku me nejt te bagjanaku. Qe edhe Ni lajm si qyky.
  • Dema 02.03.2013 / 17:30
    Shume mire qe Ramushi i ka vizituar, ai tani e ka radhen te veproj. Neqoftese vertete eshte lider siç po pretendon, atehere si Kryetar i AAK duhet ta detyroj Ali Berishen që të kërkoj shkarkimin e Smajl Shales drejtorit komunal te arsimit, dhe Shaban Shales komandantin e policise. Dhe menjehere te pasoj doreheqja e Kryetarit te Komunes Ali Berisha. Nese nuk e bene kete Ramushi, e kisha lute te mos del ne publik per te na hedh hi syve se eshte udheheqes i madh. Ramushi duhet ti jap leksion Hashimit
  • limi 02.03.2013 / 15:36
    fajet i kan ata qe nuk e kan rregullu palestren mas pari turp duhet me i ardh kryetarit te komunes qe nuk din me e udheq komunen e tij
  • besi 02.03.2013 / 03:22
    fajet ikan organizatorte familja qe si eduktojn kta egersina
  • per indeksonline 02.03.2013 / 00:13
    edhe Ministri i ka vizitu more pse spe qitni a veq pse besimtar apo qe eshte ministri i vetem qe nuk eshte akuzu per korupsion e hajni a ncncnc mbare prej indeksonline ku menzi presim lajme nga ta
  • per indeksonline 02.03.2013 / 00:13
    edhe Ministri i ka vizitu more pse spe qitni a veq pse besimtar apo qe eshte ministri i vetem qe nuk eshte akuzu per korupsion e hajni a ncncnc mbare prej indeksonline ku menzi presim lajme nga ta
  • Qerimi 01.03.2013 / 22:40
    e ke gabim Aliu, Shaban Shala e Smajl Shala jane fajtoret, sepse ata kane lejuar mbajtjen e nje koncerti. Ata jane pergjegjesit kryesore per te lejuar ose kundershtuar mbajtjen e koncertit. Policia eshte dashur te mos lejoj vendosjen e aq shume nxenesve ne hyrje, por te mbaj radhen, lidhur me kete Ali Berisha eshte dashte te urdheroj policine per marrjen e masave.
  • Meti 01.03.2013 / 22:28
    O a Keni Zot a jo Ti Ali Berisha e ke shendrruar Pejen ne nje fshat te pa urbanizuar, Imoralitetin permes ngacmimin s ne administrate e spital eshte bere i ligjshem. Na e ke mbyllur qarkullimin ne qender te qytetit per ti bere pazar Ekrem Llukes, tani na i hodhe femijet tane ne nje tragjedi! aA s te duket shume z. Berisha? Perse s jap doreheqje z. Berisha, Perse prokuroria s vepron qe ti merr ne pergjegjesi penale? Deri kur do te durojme o popull?
  • tulipani 01.03.2013 / 22:20
    o ti Qerim ali berisha e shaban shala nuk jon ilxhinier te ndertimaris.ehh pse ska pas polic aty osht tjeter gjo amo faj skan qi u rrxue zidi.
  • Drita 01.03.2013 / 22:11
    Ky eshte krim i Imoralit,hajdutit, Tanderagji Ali Berisha
  • Qerimi 01.03.2013 / 22:10
    Ftoj qytetaret e Pejes qe duke filluar te Henen ne ora 13 te mblidhemi te ndertesea e Kuvendit Komunal per te protestuar Kunder Kryetarit te komunes Ali Berisha. Kerkesat duhet te jene: Doreheqje e menjehershme e Z. Berisha lidhur me pergjegjesit institucionale. Doreheqje e menjehershme e Komandantit te policise se Pejes Shaban Shala per sabotim e moskryerje te detyrave qe i ka te pershkruara per detyren qe nban.
  • coli 01.03.2013 / 21:56
    Aty ne venin ku u rrzua ballkoni i palestres ishte edhe vajza e jeme dhe thot se edhe ajo u rrzue por ka ra mi tjer nxanca edhe nuk osht lendue edhe tregon se aty nuk ka pas hiq asnje polic dhe se polict e par kokan ardhe aty ma von,nja ni gjys ore masanenaj kur gjithqka tonshi o kon badihava.Qysh mun bohet me u majt koncert ne mes qytetit me dhjete mije nxanca e mos mu kon asni asimtar,profesor e asni polic po veq puntor tlodht tsigurimit qe skan as shkollen fillore.haj me det haj.paj ne duhet krejt me na vra zoti se sjemi hiq as kurr skemi mu kon.
  • Shpresa Thaqi 01.03.2013 / 20:55
    per enverin peje.n peje perveq mureve rrezik jete paraqet edhe milicija
  • FC Bayern 01.03.2013 / 19:57
    Kjo qfare ju ka ndodhe sot femijve Pejan NESER e per qdo dite ZI e ma Zi do te ju ndodhe SEPSE rreth e perqarke ne qdo hap te jetes kemi te bejme me KRIMINEL-SATANA...
  • Besi 01.03.2013 / 19:52
    O shqiptarin qite me nje livadh edhe thuj festo se te eger jon a iki pa shkojn i prishin karrikat naper teatra veq qe so e vetja e prish
  • Besi 01.03.2013 / 19:48
    Organzatori ika fajet se bashku me komunen qe skan investu edhe u dasht mi qit me naj livadh se e dim sa te eger jemi
  • Peje 01.03.2013 / 18:33
    Qka po fillozofoni tash me Komuna e Parti??? Ky osht aksident qe ndodh gjethku ne bote ku ka masovitet e sidomos Femije qe sdin regull!!! U shemb stadioni 300.000.000 € ne Azi e Stacioni i trenit 1 milirard eurosh ne Paris e spo shembet ni pale mbrojtese shkallash ne palester te ndertume ne 1988!!!!
  • Enveri Peje 01.03.2013 / 18:27
    Po me plas zemra, nga mllefi!Shikoja nenat duke denesur pas femijeve te tyre me nje ore vonese mberrin "prokurori i leshit" isha prezent i kerkova edhe drejtorit te policise haptas te jap doreheqjen si shenje solidarizimi pas shume insistimeve mezi e mori vendimin per nderprejen e koncertit edhe pse humanitar tashme e kishte humbur kuptimin MJERIM o vllazni, se mos te flasim per nje pederast i ashtuquajturi drejtor per shendetesi ne Peje, e mos te flasim per police pa komande?Te mjeret ne prind te arsyeshem qfzre perjetojme!
  • Pr 01.03.2013 / 18:23
    skan faj dugagjinasi organizatoret kjo ka mund ti ndodh gjdo kujt qe shkon aty po ata qe menagjojn me sallen esht dasht ti marin masat preventive po a e din sa investimet jan ba ne at palester????
  • Tafa 01.03.2013 / 18:21
    Duhet te jep dorheqje drejtori per palester ose rini dhe sport dhe at meniher
  • haho 01.03.2013 / 18:16
    qeshtu kur komuna investon pak pare e tjerat i shtin ne xhep, e normal qe shemet
  • ANTI pdky 01.03.2013 / 18:08
    Mire jane femijet "vetem" DISA KOCKA TE THYERA E GJERA TE NGJAJSHME ... PO PO .. per dite po bindem qe jemi duke shkuar rruges se Afganistanit ... TMERR !! PO TE KISHTE SHTET NORMAL .. AI QE E NDERTOI PALESTREN .. DO PERGJIGJEJ PARA LIGJIT .. POR .. NDOSHTA ESHTE NG pdky-ja E SE KAP LIGJI ?!
  • Dukagjinasi 01.03.2013 / 17:51
    Prokurori duhet me i fillu hetimet ndaj organizatorit!
  • Dreri 01.03.2013 / 17:47
    @ILIRI, fjalet e buta e te embla shqipe nuk kan nevoj te behet sallat ruse duke u perzier me fjal arabe. Ose keta shqipfoles te flasin shqip, ose ta perdorin gjuhen e tyre amtare arabishten, ne teresi.
  • PEJON 01.03.2013 / 17:23
    Dreri e pat me vend se ai krejt tjera fjale i pat Arabisht dhe ja cilli nder mend ?? Edhe ai tjetri nga Peja tha ne und shkrujti nje fjale arabe qe askush nuk e kupton. Ju lutem diskutoni shqipe , lirisht shkoni ne arabi me kto fjale dhe zakone te huaja. Nga nje Pejon Origjinal. Ktu Fajtor jan Njerez qe kan detyre mirmbajtjen dhe organizimin.
  • iliri 01.03.2013 / 16:56
    @Dreri, Normal Gjuha jone amtare eshte Shqipja e Jo arabishtja e Turqishtja, edhe e perdor tipi fjalen Engjull ,se eshte Fjal e butë!
  • Prizreni 01.03.2013 / 16:42
    Qytetar te nderua po krysisht ju familjar te nxensve pjesmarres ne kete eveniment humanitare rrini te qete se nuk ka kurgja te beje realiteti me ket lajm qe eshte postu ketu Jane rrezuar krejtsisht 7-8 nxenes me lendime te lehta po kta per ta ba lajmin me interesant e bajne tragjike
  • Peja 01.03.2013 / 16:10
    MAasiviteti i madhe edhe presioni i mese 1000 personave ka bo qe mu shemb rethojat ndersa fajet tash nuk o mire kerkuj me ja lon!!! Elhamdyrilah qe ska viktima
  • Talenti 01.03.2013 / 16:04
    Me te vertete eshte pikllim, po qysh nuk rrezihen shkallet kur mbaje tubime zgjdhore keta hajnat edhe kriminelet qe na i quajme politikan po ndodh kjo kur ka femije te pafajshem. Pikllim!
  • Deti 01.03.2013 / 16:02
    Ali ik,,,,
  • Besi 01.03.2013 / 15:58
    Duhet te jape doreheqje kryetari i komunes se Pejes, Ali Berisha, salla e sporteve eshte nen administrimin e komunes, eshte akt moral te jap doreheqje, para 1 viti afersisht jane bere investime ne kete salle por ... Turp
  • Allahu ju Ndihmoft 01.03.2013 / 15:50
    Allahu ju Ndihmoft
  • Doni 01.03.2013 / 15:28
    Kjo eshte vertet krim,duhet te shkarkohen krejt menagjmenti i salles se sporteve Karagaq me ra shkallet po qishtu kur menagjijn njerzit pa kry ncncncncncncnccn
  • Doni 01.03.2013 / 15:28
    Kjo eshte vertet krim,duhet te shkarkohen krejt menagjmenti i salles se sporteve Karagaq me ra shkallet po qishtu kur menagjijn njerzit pa kry ncncncncncncnccn
  • Doni 01.03.2013 / 15:28
    Kjo eshte vertet krim,duhet te shkarkohen krejt menagjmenti i salles se sporteve Karagaq me ra shkallet po qishtu kur menagjijn njerzit pa kry ncncncncncncnccn
  • Doni 01.03.2013 / 15:28
    Kjo eshte vertet krim,duhet te shkarkohen krejt menagjmenti i salles se sporteve Karagaq me ra shkallet po qishtu kur menagjijn njerzit pa kry ncncncncncncnccn
  • keq 01.03.2013 / 15:26
    ishalla ju nimon Zoti
  • Dreri 01.03.2013 / 15:25
    @Bekimi, e paske harru me e then ne gjuhen tende amtare edhe fjalen Engjull. Ej, kjo eshte shqip, perdore termin Xhebraili.
  • Infinit 01.03.2013 / 15:13
    nicc mas pari lexoje mir epastaj komentoje ishalla ata femij pshtojn te gjith e nuk kan as 1 problem me shendetin
  • bekimi 01.03.2013 / 15:07
    Gjynah ishalla ZOTI i ka pshtu kjo dite e xhuma e ktu i ka fajet komuna qe vjedhin lek e nuk ndreqi salla per nxanes ishalla ALLHI i ka pshtu kta engjuj
  • nicc 01.03.2013 / 14:51
    Mas parti so ra tavani po shkallat e palestres karagaqi jon shemb edhe jon disa nxennes te lenduar nje eshte ne gjendje kritike per jete
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.