Ndodheni
Indeksonline / Lajme
09:45 / E martë, 29 Janar 2013
0 Komente
Australi, vijon beteja me përmbytjet

Australia vazhdon të luftojë me përmbytjet në dy shtete, me skuadrat e shpëtimit që kanë evakuar njerëzit nga zonat e mbuluara nga uji.

Në Kuinslend mbi 1 mijë persona u evkuuan për arsye sigurie në qytetin Bundaberg, pasi lumi Burnet doli nga shtrati duke përmbytur rreth 2 mijë shtëpi.

Ndërsa në Nju South Uells autoritetet janë të shqetësuara se lumi Klarens, i tejmbushur, mund të përmbysë qytetin e Greftonit. Cikloni tropikal Osvald, që shkaktoi dhe përmbytjet, aktualisht është drejtuar për në detin në jug të Sidnejit, transmeton Tch.

Katër persona mësohet të kenë humbur jetën të hënën për shkak të motit të keq, pasi një banesë u godit nga një pemë që u rrëzua në Brisbejn.

Në Bundaberg, lumi Burnet arriti në 9.4 metra, me institucionin lokal meteorologjik që dha alarmin për mundësinë e arritjes së nivelit maksimal prej 9.6 metra, 1.5 më shumë se niveli i arritur në përmbytjet e vitit 2010.

“Nivelet e përmbytjeve do të jenë më të lartat e regjistruara ndonjëherë në Bundaberg dhe rajonin e Burnetit”, deklaroi ministri i Brendshëm i Kuinslendit, Jack Dempsey.

Rreth 7.500 persona raportohet të jenë zhvendosur nga zona të ndryshme të qytetit, ku janë ngritur rreth 1.500 qendra evakuimi.

Skuadra shpëtimi përmes helikopterëve u kanë ardhur në ndihmë rreth 1 mijë personave të kërcënuar nga uji, pasi ekzistonte frika se shtëpitë e tyre mund të përfshiheshin nga ujërat./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.