Ndërsa policia e Lushnjes kishte ngritur postblloqe të shumta për të bërë të mundur ndalimin e dy personave që kishin kryer një grabitje me armë duke plagosur të zotin e dyqanit, një tjetër ngjarje e rëndë është shënaur pikërisht në këtë qytet.
Babë e bir mësohet se janë konfrontuar me policinë gjatë një kontrolli automjeti e për pasojë ka nisur edhe konfrontimi mes dy palëve. Referuar të dhënave të policisë mësohet se dy efektivët janë plagosur dhe janë shtruar në spitalin rajonal ndërsa dy agresorët janë vënë në pranga.
Ka nisur hetimi për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa në Lushnje kanë vijuar deri orëve të para të ditës së sotme kontrollet dhe post-blloqet për të arretsuar dy grabitësit me armë. Policia e Lushnjës bëri me dije mbrëmë se janë plagosur dy punonjës të komisariatit të Lushnjës të cilët kanë qenë në krye të detyrës, raporton Shekulli.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Saver, ndërsa dy efektivët Mariglen Lala dhe Berti Mema kanë ndaluar për të ushtruar kontroll në një automjet me targa “AA968 CM”. Pasi kanë ndalur makinën, ata janë konfrontuar me dy personat që udhëtonin me këtë makinë.
Gjithçka mësohet se kishte të bënte me kontrollin e dokumentacionit të automjetit por punonjësit e policisë kanë hasur në rezistencën e qytetarëve. Ka nisur konfrontimi dhe mësohet se më pas të dy eprsonat kanë zbritur nga makina dhe kanë kanë goditur me sende të forta dy policëte më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë është bërë arrestimi i Laert dhe Ylli Iljazi, të cilët janë edhe autorët e plagosjes së policëve. /Indeksonline/ |