Ndodheni
Indeksonline / Lajme
08:31 / E mërkurë, 16 Janar 2013
5 Komente
Mbikëqyrësit e sigurisë, në hall me skandalet në MPB

Komisioni i Punëve të Brendshme dhe i Sigurisë është duke e shqyrtuar mundësinë e thirrjes së ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një dëgjim publik, ku do të diskutohej për skandalet e njëpasnjëshme në MPB.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka qenë i mendimit që Rexhepi të thirrej në interpelancë, por, për shkak se Komisioni nuk mund të bëjë një kërkesë të tillë, atëherë kryetari i Komisionit, Ahmet Isufi, ka propozuar që procedura për thirrjen e Rexhepit në Kuvend, të qartësohet në takimin e radhës që do të mbaj Komisioni.

“Me Rregullore të punës, interpelancën mund ta thërrasin së paku gjashtë deputetë, por jo Komisionet parlamentare. Ne, si Komision mund ta thërrasim vetëm për raportim apo dëgjim publik”, ka shpjeguar Isufi.

Thirrjen për raportim nuk e ka mbështetur Rexhep Selimi i LVV-së, me arsyetimin se raportimet e deritashme nuk kanë prodhuar ndonjë efekt konkret, shkruan "Koha Ditore". 

“Debatet në Komision, sikur i kemi konsumuar goxha shumë, sepse s’kanë dalë produktive. Një debat i mirë në Kuvend, do t’i kishte shërbyer demokracisë në këtë vend”, ka thënë Selimi.

Ai ka rikujtuar se Rexhepi, në raportimin e fundit që ka bërë para Komisionit nuk është ndarë “miqësisht”. Më 4 dhjetor të vitit të kaluar, Rexhepi pati dalë i tensionuar nga Komisioni për shkak të kritikave që kishte marrë lidhur me mënyrën se si është duke e ushtruar mandatin ekzekutiv. Gjithë nervozizëm, ai i pati thënë Ahmet Isufit se nuk është paraqitur në Komision për të marrë udhëzime se si duhet të punojë, por për të raportuar për gjendjen e sigurisë.

“Nuk kisha dashtë këtu, as ju kryetar e askush tjetër me mbajt mësim ose vajs qysh duhet të sillem unë. I keni format e veprimit, shfrytëzoni ato... Narracion mos më bë. Mos më jep mësim”, pati thënë Rexhepi. /Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • Hallegji 16.01.2013 / 14:40
    telepopulli nuk pe ja knon kangen mire kane thane gjithmone kur telepopulli flet puna keq eshte!
  • DRENI 16.01.2013 / 11:30
    HAJT SE EDHE KY PA LEJE TE "SHEFIT" S'GUXON ME FOLE. KJO ESHTE ZINXHIRI I KRIMIT A NUK PO SHIFET PREJ HELIKOPTERIT A?
  • Noki 16.01.2013 / 10:33
    Ky veq ne burg dhe me tregu krejt per rrjetin e kriminelve ne ministri. o lodhe populli.
  • Menja 16.01.2013 / 10:10
    Menja po ma thot se ky ne burg nuk shkon se ska kush e qon ne burg edhe me shku me pare o burr po dalin pare po kan boll avukatet veq pi ferkojn duart ju ka ra dukat ne kollomoq e qa me than ma per MUP-in
  • lindix 16.01.2013 / 09:11
    t'pafsha n'burg t'pafsha mor Bajram qyqja!
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.