Ndodheni
Indeksonline / Lajme
08:30 / E mërkurë, 16 Janar 2013
18 Komente
Fitorja në degë, me klane e bërryla

Me ndërskamca, eliminime e shtyrje më bërryla në mes klaneve dhe grupacioneve lokale është përshkuar i gjithë procesi i zgjedhjeve të brendshme në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi.

Këto kanë qenë “mjetet” që janë përdorur nëpër organet lokale të kësaj partie, kryesisht nga grupacionet, të cilat me rrjetin e tyre të fortë s’kanë pushuar as ditën as natë, vetëm e vetëm që t’i eleminojnë personat e padëgjueshëm dhe njerëzit që kanë kredibilitet e “kurriz”, duke tentuar që vetë ta sundojnë degën e partisë.

Madje, jo vetëm kaq, ky proces i brendshëm zgjedhor i partisë në pushtet, i cili pritet të rezultojë me mbajtjen e Kuvendit të Partisë më 26 janar, përveç që është përshkruar me çarje e përplajse të thella në mes rivalëve brendapartiakë, ka shkuar edhe më larg, i cili në disa është përshkuar edhe me grushtime.

Por, pasi në 27 komuna janë matur forcat në mes të kandidatëve për kryetar dege, dhe në qendrat kryesore, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Viti...pritet të përfundojë ky proces zgjedhor deri në fillim të javës që vjen, edhe pse ekzistojnë gjasat që në këto degë problematike, zgjedhja e kryetarit të shtyhet deri pas përfundimit të kongresit të përgjithshëm të partisë, apo edhe të intervenojë lidershipi i partisë, shkruan “Zëri”.

Koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Basri Musmurati, i cili është zëvendëskryeministër në njërën nga dikasteret qeveritare, ka pranuar se ka probleme në degën e Vitisë, e që sipas tij, këto telashe mund të qojnë në zvarritjen e zgjedhjeve të prganeve drejtuese lokale deri pas mbajtjes së Kuvendit të Përgjithshëm të Partisë./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • kuki pdk opoj 16.01.2013 / 22:54
    o njerz ktu ne dragash po dominojn njerz te merituar se nuk ju dhan mundsi me hi njerz te shikut e me bo rremuj ne parti siq esht bedri halimi me disa klysh te vet urime SALIM JONUZI je me i mir veq perpara URIME PDK EDHE PER NJE MANDAT
  • ROKU 16.01.2013 / 14:54
    ju komentus aq jeni negativ sa, edhe MESI apo RONALDO kur po i jep ka 3 gola po thuni i ka dhan masi i kan nimu referat, duhet me dit qa komentoni, une i kam percjell zgjedhjet ne pdk, edhe nese ka naj parti tjeter qe i organoizon zgjedhjet ne ket menyr ne kosov kisha qen shum i lumtur, gjithkun ka hatermbetje per ata qe nuk fitojn, se nje krytar zgjedhet ne ni komun nuk munen te gjith, ki inatin po te fortit jepja doren
  • ramisi 16.01.2013 / 14:40
    cop cop u befshi se na keni mar ne qaf se ner serbi kena as ren ligj e regull,tash me pasaport serbe ishim dal neper europ,mujshem me nejt ne asil ka ni dekad ,nuk ka pas asfallt fallc,ishalla bahni cop cop e ty amerik te raft pika qe eperkrkrah ket band kaqake ,mir e pat agimi i art qe i pershkruan si mbeturina asiatike
  • Lisi 16.01.2013 / 13:49
    Cop-cop u bafshi ishalla se na keni marr n'qaf...
  • Ndergjegjja 16.01.2013 / 13:40
    Me ju than njerz qenie humane ju nuk jeni po kshyrne me qka hani po funin kjo parti e ka more shum ma te keq se qe e ka pas LDK kur jan nda po vetem fati tyre qe e futen Limen ne burg une sdi ma qka duhet me bo ma shum ky shtet kriminal per me jav hap syte juve po leni more kto sene se deri ne pranver ka me ardh koha ku i gjith populli ka me u qu ne proteste ka me pas protest aq te madhe sa nuk ka ndodh naj her tek ne po boll ma me shtrjetimin e jetes me veshtirsimin e jetes tek ne e pagat jan siq ka qen para 13 vjete e rritja e qmimeve deri tash eshte me shum se 300% prej pas luftes ju nuk e di qfar njerz jeni qfar populli lope be ishmi kan, po kjo periull ka me u njoft si periulla ma e keqe historike e Kosoves marre me qka jeni tu u maren po mernu me jeten sociale mernu me perparimin e jetes po skeni faj se sa te jen kta ndyresira ne pushtet ska me pas hajr tek ne edhe nuk pajtona me komentuesin Lali qe ka shkruar ne kesi vendi sduhet me i rrit femijet tone je gabim vendi eshte shum i mire po njerzit qe e udhehqin edhe lopet qe shkojn mas tyre se meritojn me jetu ne ket vend duhet me ndodh diqka e madhe tek ne me i rregullu kto qeshtje. Ishalla po mbushni mend naj her,,,
  • Gilan 16.01.2013 / 11:31
    Nuk mundet Basri Musmurati te jete zv.Kryemnister por zv.minister
  • pdk- 16.01.2013 / 11:03
    me DPK-ne te gjithe jane te fituar. edhe ata qe kan fituar edhe ata te qe skan ftiuar. mjafton te shkohet me logjiken e bashkimit.
  • gjakovë 16.01.2013 / 10:45
    nuk eshte normale dhe domakratike se si jan ka shkojn zgjedhjet ne gjakov se si drejtori i radoniqit ismet ahmeti si antari me i ri i pdk-se ben pazar per hajdar beqen kjo eshte antidemokratike shum marre dhe turp..
  • Lali 16.01.2013 / 10:42
    Kjo foto na e tregon mjerimin e kesaj shoqerie. Nje lider nga Broja merr duartrokitjet e nje superservili si Besim Beqaj, nje superpoltroni si Blerim Rexha, nje palaqoje si Ilmi Dauti e plote njerez tjere te krimit qe jane aty afer tij. Ne kesi vendi nuk duhet te rriten femijet tone.
  • Cili do 16.01.2013 / 10:32
    Ju siguroj se cili do qe zgjedhet nuk qon as 1 gram peshe ne raport me cilin do qe eshte ne list te LDK-se per Prishtine. Jo se une jam me kete parti po problemi qendron se LDK e ka bastion dhe perderisa te ardhurit e Drenices e Dukagjinit vijn ne kryeqytet edhe sillen si kapadai duke kriju pasuni te cilen e qojn ne vendlindjet e tyre, keta te LDK ndertojne rruge e shkolla neper paralagjet e Prishtines.
  • pdk-gjakovë 16.01.2013 / 10:22
    ashtu eshte pajtona shum me ket qe shkruhet une jam ithtar i pdk ...te shikohet se si thirren klanet ne gjakove per me zgjedh te preferunin e tyne ..lobuesi me i madh ne gjakove eshte ish antari i aak dhe tash ne strukturat e pdk "drejtori i radoniqit" ismet ahmeti per te preferuarin e ti hajdar beqa ...kjo nuk eshte fer dhe demokratike..
  • beni 16.01.2013 / 10:08
    per vrojtuesin: Sa i perket Xhabirit, ai ka qene ne gare, ka qene ne kuvend dhe nuk ka folur asnje fjale, perkundrazi e ka cilesuar kuvendin si shume demokratik sepse ka menduar se i ka 90 vota siq e kishin mashtruar, sepse duke qene se ai eshte shume arrogant, atij askush nuk i thote jo publikisht, por ne votim te fshehte mezi ka hyre ne KD. Ne Ferizaj e njohin mire Xhabirin sepse ai edhe kur ka qene ne LDK e edhe en PDK asnjeher asnje procesi zgjedhor nuk ju ka nenshtruar deri ne fund, por gjithnje terhiqet sepse e di qe gjithnje humb dhe pastaj shkon e qane te Hashimi qe ta fut ne kryesi. KY eshte dinjiteti i Xhabirit dhe dy tre servileve te tij pa asnje ndikim. Sa i perket kalimit ne VV, cdo kush e ka te drejten te shkoj aty ku ndjehet me mire, por ne Ferizaj qytetaret te kenaqur me punet e qeverisjes per cdo dite nga subjekte te tjera kalojne ne PDK , edhe nga ata qe kane qene ne VV kalojne ne PDK. E ju shkoni aty ku mendoni se eshte me mire per Ju.
  • beni 16.01.2013 / 09:50
    o beni, po me xhabir morinen ? po me me Dritën. Ferizaj ka tregu se PDK-ja ne ferizaj është servile. une jam vete Pdk por ka nise me mu luhat menja se beq VV eshte organizate e mirfilltë, ndoshta edhe do te ju bashkohjemi kolektivisht pas zgjethjeve ne ferizaj
  • Vrojtuesi 16.01.2013 / 09:43
    Nje njeri i cili ne kete kohe levdon PDK-ne ose edhe voton per te , veretete duhet te kontrollohet te ndonje psikiater. Vertet me vjen keq prej tyre, nuk rrihet nen kercnime e shantazhe , vjedhjee gjitha te kqijat , Kosova ka nevoje te lirohet nga PDK siq ka pasur nevoj te lirohet nga Serbet
  • studenti 16.01.2013 / 09:40
    mir poju tregon bandes vet se qiky gisht juka hi te gjithve dhe ju maj nqet gisht por masmrami vetit ja shtin
  • beni 16.01.2013 / 09:31
    Ne Ferizaj ka perfunduar para me shume se 1 muaji dhe kryetar i deges eshte zgjedhur Agim Aliu. Nga keteo zgjedhje ka dalur nje kryesi nga me te mirat qe ka pasur ndonjeher ndonjeri prejt subjekteve politike ne Ferizaj, sepse ne mesin e tyre ka deputet, zv.ministra, drejtor komunal, drejtor kompanish te ndryshme, profesor universitar, keshilltar komunal, familjar te deshmoreve, ish veteran te UCK e te burgosur politik. Pra jane zgjedhur ata te cilet vertete kane punuar qe te fitoj dy here ne zgjedhje Bajrush Xhemaili dhe nje here Agim Aliu, kurse nuk jane zgjedhur ata te cilet dikur e sabotonin Bajrushin dhe agimin gjate fushatave zgjedhore. Prandaj kjo struktur e re eshte garanc e fitoreve te reja, kete po e pranojne edhe subjektet tjera politike.
  • Naimi me A 16.01.2013 / 09:15
    Jo jo, nuk eshte e vertete qe ka shkuar keshtu si e pershkruani ju! Meq zgjedhjet kan mundur t'i percjellin te gjithe te interesuarit i kam percjelle edhe une. Ndihem teper mire per procesin ne pergjithsi me perjashtim Vitine, ku pati ferkime (megjithate jo te pakalueshme), ne te gjitha komunat tjera ishte proces per lakmi, nuk Kishte brryla, nuk kishte sharje e aq me pak rrahje masive siq ndodhi ne te tjera kongrese!
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.