Ndodheni
Indeksonline / Lajme
07:46 / E mërkurë, 16 Janar 2013
4 Komente
Për OKB, Serbia kërkon veriun, Kosova ofron Pakon e Ahtisarit

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se marrja e një uljësje nga Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara mund të jetë temë e dialogut, nëse kryeministri Thaçi jep dicka, deklaratë kjo që është mirëpritur nga qeveria e Kosovës.

Zëvendëskryeministri u Kosovës Hajredin Kuçi, për “Kohën Ditore” ka thënë se deklarata e kryeministrit serb është në drejtimin e duhur.

“Qëllimi ynë në dialog, veç tjerash është zhbllokimi i çështjes së Kosovës në OKB dhe njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së. Është qëndrim në rrugën e duhur” ka thënë Kuçi.

Duke e komentuar këresën e Daçiqit se edhe Kosova duhet të japë diçka, Kuçi ka thënë se Pakoja e Ahtisarit është ajo që ofron Kosova.

“Nëse krijohen rrethanat për implementim të Pakos së Ahtisarit, edhe vetë serbët do ta vërejnë se është e mjaftueshme”, është shprehur Kuçi./Indeksonline/

 


Kendi i komenteve
  • Viloleta 16.01.2013 / 10:51
    qetniku Milovan Drecun i partise se qetnikut Nikoliqit demanton qetnikun Daqiq dhe thote se ne e kemi platformen per kosoven dhe veq kjo platform vlen... http://www.pressonline.rs/info/politika/258924/drecun-nikakvo-clanstvo-kosova-u-un.html
  • perpetuum mobile 16.01.2013 / 10:11
    Triku i Daqiqit eshte i thjeshte dhe shum i njohur: Tregoja gomarit karroten dhe ai e terheqe kerrin duke u perpjeke ta arrije karroten. Perkunder thjeshtesise ka gjasa qe te funksionoj. Hashumi per ti ike burgut qe po e pret, mund te shitet budall se per hire te "atdheut" duhet ta sakrifikoj Veriun, e mandej te shaj e te mallkoj si kurvat qe Serbia dhe bashkesia nderkombetare nuk po e mban premtimin. Edhe shum adhurues te Hashumit do ta gelltisin leht kete pordhe.
  • luli 16.01.2013 / 08:36
    Daqiqi eshte perfigant qdo dite e jep nga nji deklarate kontradiktore vetem me shkaktu paqartesi dhe konfuzion.E qeveia jone thot se e mirepret kete deklarate.Po ata e kan bo platformen dhe rezoluten me te cilen decidivisht thuhet se Serbia kurre nuk do ta njohe kosoven.Ather qysh po dojka mi marre kosova ulsen.Une mendoj vetem ather kur te na njohin 2/3 e shteteve antare te OKB.
  • Antipolitikani 16.01.2013 / 08:23
    Ulesja ne OKB nuk eshte e domosdoshme me cdo kusht dhe me cmim te larte! Edhe BiH e ka ate, por si shtet eshte totalisht jofunkcional, qe nga marreveshja e Dejtonit. Dhe veshtire qe do te dale nga keto probleme.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.