Valdrin Krasniqi
Dy persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lybeniq të Pejës.
Indeksonline, sipas burimeve në polici, ka mësuar se të vdekur kanë mbetur: Tafil Mazrekaj (1968) dhe motra e tij, Lumnije Berisha (1962).
Aksidentin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, rreshter Xhevat Ibra, i cili ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra e tipit “Mercedes” dhe njëra “Jeta”.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orën 15 e 20 minuta.
Ibra tha se dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Tre prej të lënduarve janë ndalur në Spitalin Rajonaal në Pejë, përshkak të lëndime, ndërsa dy të tjerë janë liruar pas pranimit të tretmanit mjekësor.
Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po merren me hetimin e aksidentit.
Për momentin nuk dihen shkaktaret e këtij aksidenti fatal, mirëpo pas përfundimit të hetimeve, policia do të dal me një komunikatë për media./Indeksonline/
|