Ndodheni
Indeksonline / Lajme
01:02 / E enjte, 10 Janar 2013
22 Komente
Klubi Politik i Studentëve shpall konkurs për ministër të Arsimit

Klubi Politik i Studentëve ka goditur ministrin e Arsimit, Ramë Bujën. Përmes një aksioni, studentët aktivistë të këtij klubi kanë shpallur të lirë vendin e punës së ministrit të Arsimit. Ata kanë shpërndarë afishe ku e shpallin Bujën të paaftë për të qenë ministër. Kjo sipas tyre, për shkak se ministri aktual Ramë Buja ka dështuar që të udhëheqë me universitetin publik.
Ata kanë denoncuar një lidhje të afërt të ministrit me kolegjin AAB dhe është quajtur konflikt etik. Ata kanë përmendur se Buja paguhet prej këtij kolegji, librin ia ka financuar ky kolegj si dhe djali i tij ka vijuar mësimet aty.

Sipas Klubit Politik, në kohën kur gjendja e arsimit publik është e degraduar ky ministër nuk duhej të kishte kohë të punonte e t’i forconte kolegjet private që sipas tyre janë vetëm në funksion të parasë.

Vend i lirë pune për Ministër të ri të Arsimit
Kërkohet një njeri që ka vullnet të punojë për atë që është e të gjithëve, që nuk e përjashton askënd, për publiken, për universitetin.

Vendi shpallet i lirë, pasi ministri që e ka këtë detyrë, ka dështuar. Ai nuk punon për këtë universitet.

• Ministri Ramë Buja nuk e ka prioritet UP-në.

• Ramë Buja punon për biznesin në radhë të parë.

• Në AAB Ramë Buja merr 1 mijë 260 pagë.

• Ky kolegj ia ka financuar Ramë Bujës librin.

• Ky kolegj ia ka shkolluar Ramë Bujës djalin.

• Ky kolegj duhet të akreditohet pranë Ministrisë së Arsimit.

• Ramë Buja ka thënë se “kolegjet janë më serioze së UP-ja”

• Ramë Buja e ka dërguar djalin për studime në Greqi me bursë të MASHT-it
Derisa UP-ja është degraduar e ka nevoja emergjente, ky ish-ministër e ky sistem humbin kohë në fuqizimin e kolegjeve që kanë për qëllim biznesit. Janë në funksion të parasë.
Ai që e fiton këtë vend pune, duhet ta vejë paranë në funksion të këtij universiteti publik, dhe jo universitetin në funksion të parasë e përfitimeve private./Indeksonline/


 


Kendi i komenteve
  • Petiriti 13.05.2013 / 15:16
    O e kena nji mixh ma tutkall ska sdi as me shkru as mi lexu gazetat viq slikat I kqyr e I din lajmet Kish mujt mu bo Minister sagllam ska ma dreq shume din me fole e mos me thon gjo
  • mic sokoli 11.01.2013 / 19:29
    veq me mujt me dit ne cilin vend ne greqi e ka djalin e me porosit dikan e me vra at qen qe me pare te popullit shkollohet sa me shpej naj info
  • Dita 11.01.2013 / 16:39
    Me e veshtira nga te gjitha veprimet eshte te shitet shpirti, se pastaj parime nuk ka me. Eshte shume e vertete se te gjithe jane bashkfajtore per gjendjen e arsimit ne Kosove, por nese nuk mund te permiresosh asgje dmth nuk je per ate pune. Kane thene " kur dy veta te thone se je pijave, mbaju per muri"; njejt edhe me Ministrin Buja. Respekt per punen e tyre, por edhe turp per mospunen e tyre. Ne te gjithe jemi mirenjohes per gjithcka qe kane bere por turp per gjithcka qe kane mundur ta bejne e nuk e kane bere, duke mekatuar kunder nje shoqerie te tere. Nuk ka as BE, as Nato, as njohje, kot jane keto...nese nuk ka sistem arsimore te forte. Nuk eshte e vertete qe eshte bere zakon te kritikohet, por nese tani nuk e themi ate qe e mendojme, dikur mund te mos e mendojme ate qe smundem ta themi. Nese ndonjeri prej komentuesve jeton ne Kosove, turp te ju vije nese jeni te kenaqur me gjithcka qe po ndodhe, gjithashtu turp te ju vije nese jeni te pakenaqur e heshtni. Nese paskeni studiuar ne UP dhe nuk keni verejtur asnje parregullsi me jep te kuptoj se nuk keni qene ne fakultet kurr. Nderkohe nese nuk jetoni ne Kosove( duke u bazuar ne komentet me larte) ju lutem mbylleni, ne jemi pjese e parregullsive, diplomave te pamerituar, notave me ryshfet, nepotizmit etj, ( ka aq shume sa nuk po me kujtohen te gjitha termat. Ju deshiroj nga zemra, qe ti gdhendni parimet e juaja dhe ta keni nje karakter e te mbaheni fort pas tij. Jo nga te fryn era. Jam e bindur se kur te nderroje qeveria, do te nderrojne edhe opinionet e ketyre njerzve qe i mbrojne parregullsite. Pasi qe po i permbaheni ligjit duhet ta dini se fajtor eshte edhe ai qe nuk e denoncon krimin e jo vetem ai qe e kryen. Respektin me te madh per keta studenta dhe njerez qe nuk rrijne heshtur dhe nuk " e lene rehat" sistemin politik duke mos i lene te flene.
  • laura 10.01.2013 / 17:35
    Alban, po me vjen mire, qe te pakten lexova nje koment profesional dhe pa gabime drejtshkrimore...Eshte veshtire kur dicka kalon ne ves (thone 'katunaret'), sepse atehere s'ka rendesi per cka me kritiku, vec duhet me kritiku, si ne kete rast ata anonimusat qe qenkan qu me kritiku. Anonimusat e klubit ne fjale duhet me dite se ka kalu koha e te berit faktor, vec pse ban nje veprim...edhe jane shume te vogel ata me kritiku nje minister sic eshte Buja...anonimusa merruni me vete dhe mos bini pre e te tjerve!
  • valoni 10.01.2013 / 13:54
    po djali i ram bujes, e i shukri bujes, a din qfar kerre vozisin bre. ta merr menja vet jon far biznismenash amerikan. turp bre, turp. deri kur more kshtu. mos harroni, se kta me para te taksave qe po i pagujm na, po i blejn ato.
  • Dalaku 10.01.2013 / 13:49
    ah ky eshte ministri i gramatikes, ja hangsha gramatiken ketij, e ka bere, kemi bere, neve jemi te bere,...a kur takohet me shok flet si qoban i bollicave
  • iliri 10.01.2013 / 13:36
    Vertet eshte pune e mrekullueshme respekt per Klubin Politik te Studenteve.
  • Studenti 10.01.2013 / 11:21
    Kur nuk ka rregulsi ne institucionin qe ka per detyr ngritjen e arsimin, ne secilin rang me posht ndodhin gjera edhe me te medha ne kontribut te se keqes. Fajin kryesor e ka organi qe kinde e rregullon sistemin e nje dege te caktuar. Kur i pari i ketij institucioni korruptohet, eshte i paskrupullt, cka ndodh me posht. Njejt si ne nje familje nese prindi nuk mirret me familjen at'her nuk duhet te quditemi qe te gjith pasardhesit mund te jen te tille. Nese mendojm qe duhet ti shfajsojme fajtoret kryesor ateher gabohemi. Rregullimi i gjendjes duhet te vij nga lart. Por kryesori i cili e kontrollon ministrin eshte dy fish me i korruptuar kjo eshte logjike qe gjendja e shkollave dhe universitetit eshte dhe do te jete e mjerushme. Largimi i njerezve te korruptuar nga sistemi mund te bej ndryshime.
  • Gezimi 10.01.2013 / 10:07
    Po mos te ishte hajdut nuk do te ishte minister,ne Kosoven ton te dashur po e degjove qe flitet per ndonje minister e kupton se flitet per nje hajdut njeri pa vlera i cili shkel mbi gjakun e deshmorve qe ran per lirin e kti vendi qe dhan jeten per nje arsim te shendosh e tash kta kta udheheqes apo ministra,rektor,dekan,prodekan punoj qysh ja don qefi qysh esht mire per ta dhe familjen e tyre per mendimit tem kta jan tradhtar njerz qe kurr nuk ja deshten te miren vendit
  • Kosova 10.01.2013 / 10:00
    Ty Adem marre duhet me te ardh prej emrit qe e mban,qysh shahet Katunar,kur dihet historikishte qe per kete vend gjkithmon kan sakrifiku bash katunaria,jan fliju katunaria,jan viktimizu katunari o ti qytetari i madhe,Katunari ka pas edhe ka rene dhe ner,nese ke lexu te pakten abetaren jo ma shume qysh ne klas te pare e merr vesh se aj qe u fliju gjithmon per kete vend eshte katunari,edhe ti edhe pse ste njoh je KATUNAR qe e shan buken e deri djehit,more i piste,e sa i perket keti shkrimi 99% alla VV.
  • Alban Elezi 10.01.2013 / 09:59
    Nuk kam dëshirë të polemizojë me askënd e më së paku me studentët, apo komentuesit që shkruajnë pas emrit studenti. Shumë prej nesh që kemi përfunduar studimet e larta në Kosovë jemi produkt i universitetit publik të Prishtinës. Ky universitet është ashtu si është. Ka vend për shumë kritika, ka shumë parregullsi, ka injorancë, ka mediokritet, por ka edhe një traditë do si do të mbarë dhe të mirë. Fajtor për gjendjen që është universiteti apo arsimi publik dhe privat në Kosovë jemi të gjithë, duke filluar prej prindërve, nxënësve, studentëve mësimdhënësve e deri tek institucionet dhe shoqëria civile. Nuk dua ta mbroj MASHT apo ministrin Buja (i cili sa merret me projekte folklorike dhe patriotike si te abetares gjithëkombëtare, thuaja se shkronja shqipe ne Shqipëri ishin me ndryshe se ne Kosovë), por realiteti është ky që është. Vetëm shikoni kulturën e komunikimit dhe drejtshkrimin e komenteve që paraqiten dhe do të shohim se në çfarë gjendje kemi shkollën, universitetin dhe diturin në Kosovë. Për fund me gjatësi kohës te studimeve jemi të parët në Evropë, mesatarja e përfundimit është gati tetë vite, paramendo studimet që zgjasin tre apo katër vite përfundohen për tetë. No coment!!!!!
  • Studenti 10.01.2013 / 09:15
    Alban Elezi, paragjykimin si org e VV per klubin e keni gabim. Klubi dhe gjith studentat i dijn pergjegjesit e MASHT dhe te misnistrit te korruptuar si gjith ministrat e tjere. Nuk eshte e udhes te kritikohen studente kerkojne drejtes dhe i thone jo te pa drejtes dhe korrupsionit. Ka shum deshtime te kesaj ministrie dhe qeverie qe na bejn te punojme shum. Mu pom vjen keq qe ti po i shef studentat fajtor.Por gjithashtu po me ben te kuptoj qe je pjes e nje cop huliganeve te ketyre njerezve te korruptuar, andaj me vjen keq per ty. Ju studenta te cilen jeni pro ketyre aksioneve dhe pro ndryshimit bashkohuni iniciativave studentore si kjo qe eshte bere nga Klubi Politik i Studenteve.
  • Studenti 10.01.2013 / 09:11
    Alban Elezi, fillimisht klubi eshte org e pavarur e jo si thua ti e VV. I dijm pergjegjesit e MASHT dhe pergjegjesite e ministrit te korruptuar si gjith ministrat e tjer. Kur nuk ka vend per kritika ndaj ministrise dhe qeverise mun te ket kritika ndaj vetes. N
  • Alban Elezi 10.01.2013 / 08:48
    Ky klubi VV i kamufluar ne organizatë studentore harron një gjë, qe UP është institucion i pavarur, çka do të thotë që qeveriset vet dhe themelues është Kuvendi i Kosovës, kurse MASHT ka obligim vetëm te përcjell ligjet, udhëzimet admistrative dhe financat tek ky institucion i arsimit te larte. Po ashtu pjese apo përgjegjësi e MASHT është edhe arsimi parauniversitar i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe vendimtar për cilësinë e arsimit ne Kosove. Për fund, nga ky klub apo organizatat e tjera studentore deri më tani asnjë herë nuk dëgjova një dozë te vogël vetëkritike për mosangazhimin, mos mësim dhe studimet e tej zgjatura te studenteve qe studiojnë ne universitetin publik te Prishtinës. Bëhuni vetëkritik, reflektoni një herë ndaj vetes dhe mandej kërkoni dhe akuzoni.
  • Taulanti 10.01.2013 / 08:28
    Qy studentat paskan fillu me kuptu qe ky shtet eshte i paskrupullt a. Po deri tash ju studentet keni qen ne mbrojtje te Hashimit e te tjerve e tash kinse nuk eshte mire.
  • lindi13 10.01.2013 / 07:59
    Moni more keshtu mos e kritikoni ramen se pasha neren si te ndegjon hashimi ja rrite gradate.Ne europ per mos pune e korrupcion personat si rama ndershkohen,ndersa ne kosove gradohet veq u hyp nomi e bohen popullare.
  • ademi 10.01.2013 / 07:38
    Çka din fshatari(katunari)si mbahet hyqymeti?! Ai mendon se hyqymeti sherben per tu vjedh. Model per mbajtje te hyqymetit i ka okupatoret, prandaj edhe si ata sillet ndaj hyqymetit. Katunari marre nuk ka, nese del emni i tij ne gazet apo TV per çfardo turpi te tij, ai do te krenohet dhe ka per te thane:"qenkem dikushi". Po me duket se e vetmja alternativ per kete rini jane protestat, sepse siq thoshte Demaqi dikur, "per liri te gjitha mjetet jane te lejuara"
  • Deqani 10.01.2013 / 02:40
    Krenohu me PDK
  • Drejt 10.01.2013 / 02:31
    krejt keto jane te verteta. Djali i tij eshte cimer me djalin e Ibrahim Gashit, keta vijne me kerre te qeverise cdo vikend.
  • albioni 10.01.2013 / 01:32
    Krenar per ju djem...vec perpara
  • Isufi 10.01.2013 / 01:24
    Ju lumte studenta...lloji i juaj eshte e ardhmja
  • Shtini 10.01.2013 / 01:15
    Ky ram buja em doket hala ska kry pun me Nazim bllacen ,qeshtut pat Thot vet Bllaca ne emisionin drrejtsia ne kosove
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.