Ndodheni
Indeksonline / Lajme
16:33 / E shtunë, 02 Korrik 2011
0 Komente
Politika ndaj Gjilanit, depresive
Ish-zv/kryeministri e ministri në shumë qeveri, Lutfi Haziri ka zbritur sërish në Gjilan për të kritikuar qeverinë në qendër dhe atë lokale për punën që po bëjnë.

Haziri ka thënë se Anamorava po anashkalohet me qëllim në të gjitha aspektet, duke kujtuar edhe premtimin e kryeministrit për hapjen e një Universiteti publik në këtë qytet.

“Politika që po zhvillohet ndaj Gjilanit është depresive, ndërsa qasja selektive. Në Gjilan po punohet në agjenda të tjera e jo në agjenda zhvillimore.”, ka thënë Haziri në një konferencë shtypi, raporton Koha.

Ai ka thënë se ‘autostrada po shkon nëpër lagje e mëhalla, derisa rajonit të lindjes (Anamoravës) rruga më e afërt po i mbetet "Rruga e Arbrit".

Sipas Hazirit, Komuna e Gjilanit ka hy në borxhe me besë edhe atë me para të popullit, dhe, sipas tij, nuk po mbahet fjala për asgjë. Në reagim, zëdhënësi i Komunës, Shefik Surdulli, ka thënë se fjalët e Hazirit janë fjalë të përsëritura në çdo ditë pazari në Gjilan. /indeksonline/


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.