Ndodheni
Indeksonline / Lajme
00:08 / E shtunë, 05 Janar 2013
3 Komente
Musliu: Prishtina t’i tregojë muskujt

Nuk do të lejojmë të nëpërkëmben as ideali i dëshmorëve, as pllaka përkujtimore, e as simbolet kombëtare, ka thënë Jonuz Musliu, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tani lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

“Nuk e di pse ua vret syrin zyrtarëve të Beogradit ajo përmendore, e cila nuk është vendosur në qendër të Preshevës për të provokuar askënd. Jo vetëm ne, por çdokush respekton dëshmorët", ka thënë Musliu për gazetën “Epokën e Re”.

Ai shton se beson se nuk do të ndodhë prishja e pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve, por deri te zgjidhja e çështjes shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Përkitazi me këtë, ai ka kërkuar nga Prishtina “t’i tregojë muskujt në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

“Pllakën s’e heqim. Nëse tenton Beogradi ta heqë, nuk dihet si do të reagojmë”, ka thënë ndër të tjera ai./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • paqeja 05.01.2013 / 10:27
    kerko qe ushtria aleate e FOR-it te ju ndihmoje se ata jane qe e kan shliru edhe Kosoven!!! keta qe sot pretendojne nuk jane shlirimtar por jane figura politike qe perndryshe mund ti quani (piuna shaku) te politikes
  • hg 05.01.2013 / 01:03
    Te lumte Z. Musliu, keshtu i nderon bashkeluftaret dhe veten si komandant i vertet. Keta te Prishtines jane shume te zene me garen per pasurim personal per tu marre me pllaken perkujtimore te Deshmoreve te Kombit.
  • Ron 05.01.2013 / 00:17
    Nuk ka muskuj o i nderuar , veç masë dhjamore .
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.