Ndodheni
Indeksonline / Lajme
21:23 / E premte, 04 Janar 2013
8 Komente
Shkup, vazhdon rrahja brutale e shqiptarëve

Vazhdon rrahja e fëmijëve shqiptarë nga grupe huliganë maqedonasge. Viktimat e fundit janë katër 16 vjeçar shqiptarë, të rrahur në lagjen Aerodrom të Shkupit, pa ndonjë shkas apo pretekst. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen Aerodrom, kur katër të rinjtë kanë shkuar të japin testin e ndihmës së shpejtë, të nevojshme për patentë shoferi. Papritmas janë sulmuar nga mbi 20 të rinj maqedonas, ndërsa bilanci është ky: një në shok – dhomë, dhe tre me plagë të rënda trupore, raporton Alsat-M.

“Sa dolëm te udha, kur i pamë 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Veç bërtitën, maqedonas ishin, edhe më si na zunë me bejzboll na rrahën. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë”, deklaroi Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve.

Prindi i Riadit tregon se nga frika që të mos ndodhë kjo që ka ndodhur sot, e ka tërhequr djalin nga shkolla e mesme ndërtimore “Zdravko Cvetkovski – GUC”, e cila ndodhet në Karposh IV, por as që ka menduar se i biri do t’i kthehet i rrahur brutalisht në momentin që ka shkuar t’i shtohet testit për patentë shoferi.

“Kur rrihen shqiptarët nuk ka përgjegjësi, nuk ka kush i mbron. Ky shtet për mua është katastrofë. Sikur të ndodhë që shqiptarët t’i rrahin maqedonasit, ata kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, kryerësit nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo”, tha Naser Iljazi, prindi i Riadit.

Të rrahurit janë nga fshatrat Lubin, Kopanicë dhe Bojanë. Menjëherë pas rrahjes, ata janë shtrirë në Spitalin e Qytetit në Shkup. Familjarët e tyre kërkojnë nga policia që rasti të zbardhet urgjentisht dhe huliganët të marrin dënimin e merituar. MPB-ja ende nuk është prononcuar për këtë rast./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • durim 05.01.2013 / 14:32
    eshte ironike qka po them kerkoj ndjese, por na duhen disa viktima qe perfundimisht te zgjidhet qeshtja jone. Edhe disa vite do te mbytemi pastaj ndermes veti qysh edhe po ndodhe me kosoven dhe shqiperin.Percjelleni bilansin e krimeve per cdo dite ne keto dy shtete pakez!ata qe vrasin sjane as serb e as maqedon, por shqipetare, barem qashtu po deklarohen....????
  • LEKA 05.01.2013 / 00:25
    OH QOHUNI BURRA SE DUHET NJEHER E PERGJITHMON KETYNEVE ME JAVE REGU QEFIN,MAQEDONI NUK EKZISTON,GHJSMEN SHQIPRIS GJYSME BUGARIS EDHE AFTE,DUHET ME I ZHDUKE KETA PREJ DHEUT NJEHER E PERGJITHMON.
  • Mulla Idriz Gjilani 04.01.2013 / 22:12
    Ska front tjeter fronti veq ne LGIN TE PRESHEVES.....ska qelje tjeter te frontit....kush tenton si ky prizrenlia te hap front tjtetr te pushkatohet menjiher
  • Gentos 04.01.2013 / 22:10
    oooo ska hajr prej maqedonve dhe as per ata qe i kemi ne parlament, jan shit
  • Prizrenalija 04.01.2013 / 22:03
    Duhet urgjentisht mobilizimi edhe nga Kosova per te ndihmuar vellazerve tane ne Maqedoni.
  • liki 04.01.2013 / 21:54
    o vlla ktu duhet mu qu n kam krejt njerzt poo spo ka kush se qishtu duhet me hi me luftu pi kompjuterit shit :S
  • ta qiii 04.01.2013 / 21:51
    deri sa te votojn Ali Ahmetin dhe Menduh Thaqin, shiptaret e maqedonis gjithmon kan me dal te rrahur dhe te malltretuar..ishalla mushen mend edhe shofin kend e votojn
  • Peja 04.01.2013 / 21:46
    Qunu shiptare se vyn me bonshipnin e madhe se zbon Mo
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2013 Portali Indeksonline.