20:08 / E premte, 04 Janar 2013
12 Komente
"Shqipëria e Madhe" - Projekt i SHBA-së kundër Serbisë e Rusisë 
Alexandre Latsa, analist gjeopolitik për Euroazinë, në një shkrim të botuar sot, argumenton se krijimi i “Shqipërisë së Madhe”është një synim i SHBA-së për të dëmtuar interesat e Serbisë dhe Rusisë, si dhe të botës ortodokse në përgjithësi.
Latsa argumenton se SHBA-ja shfrytëzoi momentin e dobët të Rusisë për të sulmuar Serbinë dhe ajo që po ndodh tani po bën që këto dy vende të afrohen sërish. Ai është francez që jeton në Rusi dhe punon si këshilltar në Moskë, raporton gazeta Shekulli.
Ai thekson se krijimi i 'Shqipërisë së Madhe' do të ndezë zjarr në Ballkan, zjarr i cili do të sjellë dobësimin e Evropës dhe destabilizimin e vendeve me popullsi ortodokse, si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia. Kryqëzata kundër botës komuniste është kthyer në një kryqëzatë kundër botës ortodokse, vlerëson ai./Indeksonline/
Ja edhe shkrimi i plotë i botuar në faqen voltairenet.org:
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbrojtur idenë për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen jashtë vendit. Kjo deklaratë u bë gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë nga Perandoria Osmane.
Kjo deklaratë është pasuar nga disi të tjera të veçuara, që Berisha ka bërë me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, të cilët kanë premtuar bashkimin e Shqipërisë. Vendi ishte zgjedhur të ishte Kosova, e cila sot banohet me shumicë shqiptarësh, po që nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Gjatë Luftës së Ballkanit në vitin 1913, serbët ende kishin shumicën e popullsisës. Në 1941, Kosova ishte pjesë e Shqipërisë së Madhe, e cila ndodhej nën protektoriatin fashist Italian.
Pas luftës, Tito ndaloi emigrimin e shqiptarëve në Jugosllavi pasi sipas tij Jugollavia do të ishte më e fortë vetëm me Serbinë. Në vitin 1974, ishte ai që i dha Kosovës statusin e provincës autonome që iu hoq nga Sllobodan Millosheviç në vitin 1989, kur serbët përbënin më shumë se 15% e popullsisë.
Kur në vitin 2008, Kosova deklaroi pavarësinë, një dekadë pasi ushtria Perëndimore kishte ndërhyrë, shumë pak analistë treguan gishtin për dominimin e shqiptarisë në këtë shtet të vogël. Vendet Perëndimore dhe Bashkimi Evropian e njohën menjëherë pavarësinë e saj, pa ngritur pikëpyetje për trajtimin e minoritetit serb, pavarësisht precedentit të tmerrshme të vitit 2004 kur kristianët ishin viktima të masakrës, djegie të kishave dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Është e vërtet që Evropa i kërkoi falje Bashkimit Evropian se në atë kohë kishte prioritete të tjera: organizimin e paradës së homoseksualëve në Beograd.
Ndodhi vetëm 4 vite pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë. Mjaftuan katër vite për kryeministrin e Shqipërisë që t’i jepte arsye nacionalistëve serbë që thonë se nuk janë përballur me kosovarë (banues të Kosovës) por me shqiptarë, në një episod të ri të konfliktit antik që nisi 6 shekuj më parë kur sllavët ortodoksë u vunë përballë konvertuesve në djem të Perandorisë Osmane.
Perëndimi ka mbështetur krijimin e Kosovës me logjikën e vetme strategjike të rrënimit të Serbisë, e cila po kthehet sërish nga Rusia.
Kjo ndodhi në kohën kur Rusia ishte e dobët në maksimum. Në një kohë kur nga viti 1991 deri në vitin 2000 ushtria dhe media tunde flamurin kundër Serbisë së Millosheviçit për spastrim, në të njëjtën kohë po ndodhte lufta ekonomike dhe morale kundër Rusisë së Jelcinit.
Kryqëzata kundër botës komuniste ishte kthyer në një kryqëzatë kundër botës ortodokse dhe kundër qendrës së saj politike dhe ku banojnë shumica e tyre, në Rusi.
Teoricieni rus, Zbigniew Brzezinski, tha në vitin 2007: “Armiku kryesor i SHBA-ve tani është Kisha Ortodokse Ruse.” Krijimi i Shqipërisë së Madhe mund të shihet në këtë kuptim historik dhe gjeostrategjik.
Kjo është një ndeshje e re bankinë, një ndeshje që mund të krijojë një shkëndijë dhe të shkaktojë një zjarr të ri në ferrin e Ballkanit. Ky zjarr do të sjellë dobësimin e mëtejshëm të Evropës, por edhe destabilizimin e botës ortodokse (Maqedonisë, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë ...) dhe për të frenuar afrimin e saj me Rusinë. Nga ana tjetër, ndikimi rus në Evropën Lindore do të vihej në pikëpyetje dhe për këtë arsye ajo do të afrohej me Evropën Perëndimore. Në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara edhe një herë do të arrijnë objektivin e tyre kryesor: Për të parandaluar një afrim mes kontinentit të Evropës dhe botës katolike dhe ortodokse.
|
Kendi i komenteve skender ismaili 13.05.2013 / 07:15 neve sna duhet as tueqia as arabija as evropa po vete na shqiptart kudo qe jan bashk mundemi te arim se sjena pak si popull per tu bashkuar maqedonija si popull me 1.000 jan shtet kurse ne kalojm 5.000.000 ne nuk muj mu bashkue mare miri 05.01.2013 / 14:26 keshtu po ndryshe nuk bahet bashkimi pasaportat kodin mendimi im asht ky asht bashkimi i shqiptarve .....
Ahtisari 05.01.2013 / 03:53 Evropa nuk u kujdes per minoritete thojka. Po ky shkretina nuk paska ni per Planin e Ahtisarit. Prizreni i lashte 04.01.2013 / 23:50 Analiza te rrejshme! Keto analiza jane plotsisht te rrejshme duke u nisur nga faktet se; Shba dhe EU jane duke i ndihmuar me te madhe(fshehte)Serbise malit te Zi e posaqerishte Greqise.E te mos permend Bullgarin,Rumanin e tj.Keta kane per qellim te forcojne Serbine dhe Greqin ne ballkan, e si mbikqyers per nje kohe Turqin,pasiqe nuk mund te jane te sigurt 100% se Serbia dhe Greqia do jane ne linjen Shba-Eu.Po te ishta ashtu siq thote kjo 'analiz' atehere nuk do te ndodhte marveshja e Ohrit e as Piter feith nuk do te ndermjetsonte ne ate menyre siq ndermjetesoi mes UCMB-se dhe Serbise,nuk do ndodhte as Plani Ahtisari(qe na la vjert),e as Veriu i Kosoves...etj e tj.Askush nga shtetet e medha nuk e do Bashkimin e Shqiptareve,kete futeni ne koke.Bashkimin do e bejne vet shqiptaaret don apo Jo te tjeret. Nuk duhet lejuar askush ti 'perzin' duart ne kete Bashkim dhe nuk kemi nevoje per ndihme te askujt.deja 04.01.2013 / 23:17 hihihi spo kuptoj korgjoymerane 04.01.2013 / 23:17 sa vjet e sa kohe kaluna e ti more shqiperi fluturove ne qiellMegimtari,BW,Gjermani 04.01.2013 / 22:20 Historikisht eshte e njohur se shtetet orthotokse ne Ballkanik-Serbija,Mali i Zi, Greqija, Maqedonija, me ndihmen dhe ndikimin e Rusis me dekada dhe shekuj me rradhe kane qene e keqja e Ballkanit.Me pretendimet e tyre teritorjale, me shovenizmat dhe nacionalizmat ekstrem te tyre, gjithehere kane ushtruar teror dhe gjenocid ndaj jo orthodokeseve e posaqerisht ndaj shqiptareve.Shqiptaret, perkunder terorit dhe gjenocicit sllav-orthodoks ne vazhdimesi, mbijetuan, edhepse me humbje te medha teritoresh / vetem Serbija ka okupuar mbi 730 venbanime shqiptare/ dhe sakrificash njerezore. Nuk duhet harruar se ketyre hordhive orthodokse shume u kane ndihmuar edhe disa qarqe evropijane antishqiptarem,zoti Aleksander Lasta. Por, per fat te mire, siq thote populli, te keqit dhe te keqijave po u vije fundi.Keshtu, ngadal po u vije fundi edhe politikave te prapshta te shteteve orthodokse,sa qe nga frika se do te paguajne te gjitha te keqijat qe ju kane bere shqiptareve, sot, shtetet orthodokse sebashku me ty ,siq po shifet,zoti Latsa, ju ka kapluar frika dhe ankthi nga hakmarrja e shqiptareve.Ne nuk hakmerremi.Shqiptaret nuk qene dhe nuk jane nje cope buke qe kur ta ndajshe , mund ta hash e te mos ribashkohet kurr.Tokat shqiptare edhe pse me dekada dhe shekuj u ndane me dhune , mbeten aty ku ishin, per tu ribashkuar sot.Ribashkimi i shqiptareve dhe tokave te tyre eshte i pashmangeshem,vajtuan, u perloten apo u qmenden shtetet Orthodokse ne Ballkan ,z.Latsa.Andaj,as ti zoti Latsa me shkrimet tuaja antishqiptare,dhe askush tjeter nuk do te mund te ndalni ribashkimin e natyreshem te shqiptareve dhe tokave te tyre.Ribashkimin e Shqiparise ETNIKE, e jo Shqiperish se madhe ,siq shprehesh ti me cinizem z.Latsa.Fatbardhesisht edhe politikanet shqiptar tani kane kuptuar domoshmerin e Ribashkimit Kombetar dhe po punojne per RIBASHKIMIN e kombit shqiptar dhe tokave te tij,si domosdoshmeri e prosperitetit te KOMBIT.Ne nuk kemi pretendime teritorjale ndaj askujt, por vetem do ta bejme ribashkimin e tokave dhe kombit tone.Qdo gje qe vidhet,merret me dhune dhe grabitet nuk eshte e jotja,z.Latsa.Andaj, NE do te kthejme vetem ato qe na jane marr me dhune e grabitur, zoti Latsa.Shtetet orthodokese ne Ballkan, nuk mund te jene me tutor te shqiptareve.E dij se per ato, por siq shifet edhe nga shkrimi i juaj ,edhe per ty eshte e veshtire. Por kuptojeni, se eshte e natyrshme, e logjikeshme dhe poashtu e aresyshme,qe u shhkeputem nga tutorizmi sllavo-orthodoks dhe po Ribashkohemi.Andaj,sa me pare qe ta kuptojne shtetet orthodokse ne Ballkan,kete domosdoshmeri te ribashkimit te Kombit shqiptar,aq me mire do te jete edhe per to. Kane kaluar koherat e tutorizmit sllavo-orthodokes ne Ballkan,ndaj shqiptareve,zoti Latsa!Kuptojeni ket edhe Ju si analist.Per fund edhe nje gje:" Ne Kosove nuk ka patur asnjehere me shume se 3% serbe z.Latsa".Mos i zmadhoni gjerat, e pa qena e te marra nga kuzhinat e Serbise. barca 04.01.2013 / 21:45 @Abdylhaqimi mire e ki, jaran t´kam, hajt shko allahile ne Arabi edhe rri qatje mos u kthe kurre, merre shefqenkon me veti edhe nja 1000 shoke tu.Anonim 04.01.2013 / 21:06 Boten Ortodokse,boten Katolike!un do kisha thene boten Ateiste,perqindja e Ateizmit ne Rusi eshte 40-58%,ne kontinentin Evropian si teresi 45-60% perveq vendeve Ballkanike qe jane me fetare per dallim nga ato te perendimit dhe ne te njejten koh edhe me te prapambetura,aty ku eshte feja eshte varferia,primitivizmi dhe regresi, bashkimi i Kosoves me Shqiperin eshte projekt i vete Shqiptareve jo i Amerikes por dicka tjeter eshte qe nje bashkim i till perfaqeson interesat e vete Amerikes jo kunder Ortodoksis sepse vete Greqia,Bullgaria,Rumania jan pjes e EU's dhe NATO's por per nje gadishull ballkanik me te stabilizuar dhe pa konflikte.Abdylhaqimi 04.01.2013 / 20:43 Po cfar na duhet ndihma e zionisteve amerikan more!!!Na i kem vllezrit tan TURQE dhe vllaznit Arabe,ata na ndihmojne,cfar ju mer menja ju a asht kshu a jo???!!!!!!!Arian 04.01.2013 / 20:33 "Per te parandaluar nje afrim mes kontinentit te Evropes dhe botes katolike dhe ortodokse"(!!!).Po vet Evropa eshte bota katolike,s'mund ta ndash Evropen nga katolicizmi!tani 04.01.2013 / 20:24 Jepi Sali Berisha,
Sot, u shpreh per ligen e perbashket te futbollit, kodi telefonik eshte ne rruge te mbare, pasaporta per gjithe shqiptaret mbas qershorit.. ky eshte bashkimi vellezer, kujt nuk i pelqen le te lehe e beje ham ham....
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
|
|
|
22:06 / E mërkurë, 22 Maj 2013Tre të arrestuar për falsifikim parash 22:02 / E mërkurë, 22 Maj 2013Papa Françesku është ekzorcist? (Video) 21:40 / E mërkurë, 22 Maj 2013Në “Lutjet e mëngjesit”, përfaqësues të mbi 30 shteteve 21:19 / E mërkurë, 22 Maj 2013Berisha: Do ta bëjmë Shqipërinë Amerikë 21:11 / E mërkurë, 22 Maj 2013PE: Shkupi të kërkojë dosjet nga Beogradi 21:08 / E mërkurë, 22 Maj 2013Pëllumbi më i shpejtë në botë u shit për 400.000 $ 21:04 / E mërkurë, 22 Maj 2013FBI vrau një çeçen, të afërt me Tsarnaevin 21:04 / E mërkurë, 22 Maj 2013Kush u ftua në VFM '13?
00:12 / E hënë, 14 Maj 2012Besarta Kastrati e pranon vrasjen e Fidan Shabit 20:49 / E shtunë, 05 Maj 2012Erdogan për Shqipërinë e Madhe 15:14 / E premte, 10 Gusht 2012Miftari: Vëllai i Thaçit informator i UDB-së 20:53 / E premte, 21 Shtator 2012Kuçi: Dënimi i “Grupit të Gjilanit” e kthen Serbinë prapa 14:09 / E enjte, 28 Qershor 2012Vetëvendosje: Sherrin e nisi PDK-ja (VIDEO) 12:25 / E shtunë, 14 Janar 201214 janari - Dhunë, sprej, ujë dhe gurë 14:04 / E shtunë, 31 Mars 2012Rexhepi: Policët u zunë në kurth, Serbia me ligjet e xhunglës 19:26 / E diel, 10 Qershor 2012Vjedhë këngën për të fyer BABASTARS
|