Ndodheni
Indeksonline / Lajme
19:47 / E diel, 16 Dhjetor 2012
8 Komente
Nisën zgjedhjet në Ferizaj

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), dega në Ferizaj të dielën ka mbajtur Kuvendin e Katërt Zgjedhor, nga i cili ka dalë Këshilli Drejtues i degës prej 55 anëtarëve dhe 18 delegatë për Kongresin e Partisë. Zgjedhja e Këshillit drejtues i ka hapur udhë zgjedhjes së kryesisë së re dhe kryetarit të degës.

Punimet e këtij kuvendi i ka përshëndetur anëtari i kryesisë, Xhavit Haliti, i cili ka inkurajuar delegatët që të zgjedhin më të mirët dhe të punojnë në rrafshin e fuqizimit të mëtejmë të PDK-së.

"Ne si parti dhe ju si degë do të kemi forcë e gatishmëri që në përputhje me situatat e reja, vizionin tonë evropian, të agazhohemi për kuadro të dëshmuara dhe procesi zgjedhor të përmbyllet me sukses", ka thënë Haliti, duke riporositur që të zgjidhen më të mirët, në të mirë të degës dhe partisë në përgjithësi.

Kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së e kanë përshëndetur edhe kryetarët e partive tjera lokale, Ramadan Hasani nga AKR-ja, Naim Ferati nga AAK-ja dhe Bujar Ademi nga PD-ja.

Ndërkaq raportin e punës e ka prezantuar kryetari aktual i degës, Ylber Topalli. Ndër tjera, ai ka thënë se kanë qenë vizioni demokratik e shtetndërtues dhe puna voluminoze që ka zhvilluar PDK-ja, ajo që e nga ngritur në parti numër një në Ferizaj, duke dalë fituese në disa palë zgjedhjesh lokale të mbajtura së fundi.

"Në këtë moment reflektimesh të reja, nëpërmjet zgjedhjeve për organet e reja të degës, falënderimi shkon për gjithë anëtarët e KD-së, kryesitë e nëndegëve dhe gjithë aktivistët e partisë, për punën që kanë bërë bërë në drejtim të rritës, konsolidimit e përurimit të vlerave kombëtare, profesionale e intelektuale të PDK-së" ka thënë Topalli.

Pas konstituimit të KD-së, pritet të zgjidhet kryesia e degës së PDK-së dhe kryetari i degës./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • zagari Hajra 16.12.2012 / 23:19
    . ata zagarët e tij kanë problem me mua e jo me ty. Nuk po du me ma xhigav
  • Jakupovski 16.12.2012 / 23:12
    hajna
  • besa 16.12.2012 / 22:36
    amon qe e ndrroni ate folo qe sa kohe sjeni kon ju redaksia e juj ne ferzaj e me pa qe ka ndryshu pak e vjeter kjo fofo e juja shume shummeee e sa i perket PDK, e ka humb ferizajn
  • TATIMPAGUESI I MJERE 16.12.2012 / 22:29
    PDK E KA TE HUMBUR ELEKTORALIN SHUME PIKA JANE PER TI NGJE NJERA NDER TO ESHTE HAJNIA NE VENDIN DHE KRIMI VJELLJA E VOTAVE E TANI PO VILLET EDHE TATIMI QE PAGUAJM QE NE GJITHE BOTEN MBROHET ME LIGJ POR EDHE NGA VET ATA QE E DHOJN PER SHTETIN E JO PER PDK PAPUNESIA NE KOSOVE PER VITIN 2013 ESHTE RRETH 55 % SHKRET DHE MJERISHT KJO DO TE DOBESOJE CDO QYTETARE TE KOSOVES CDO CYTETARR DO TE JETE I VENDOSUR QE TE IKE NE EVROPE E KETE SE KEMI PAS AS NE KOHEN E MILOSHEVIQ QENIT
  • Kiku 16.12.2012 / 22:28
    Ne dashi pranojeni ne dashi mos e pranoni PDK edhe per shume vjet ne Ferizaj sepse edhe e meritojne o njerze ,me vjen keq ka kalue koha e komunistave edhe pike tash kuadro te reja e qe per qdo dit PDKja i qsjell ne skene .Respekt.
  • ANTI pdky 16.12.2012 / 22:25
    " Ne si parti dhe ju si dege do te kemi force e gatishmeri qe ne perputhje me SKANDALET e reja,vizionin tone SHKATERRUES,te angazhohemi per HAJNA te deshmuar dhe HAJNIA zgjedhore te permbyllet me sukses",ka thene Haliti,duke riporositur qe te zgjidhen me te KEQINJTE, ne deme te POPULLIT dhe SHTETIT ne pergjithesi". - nga kuvendi zgjedhor i pdky-se ?! He he he !
  • dani 16.12.2012 / 22:14
    Qytetaret jane duke e pa qdo dite se keta njerez jane hajna,te interesuar vetem per perfitime dhe analfabet,shiqoni veprimin e XHabir Zharkut,kryetari i Komunes nuk e rrespekton ligjin turp,nuk votoj ma pdk.
  • beni 16.12.2012 / 20:04
    o hajna jeni ju dhe pike.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.