Ndodheni
Indeksonline / Lajme
10:55 / E premte, 14 Dhjetor 2012
4 Komente
Shqipëri, 2.8% e popullsisë analfabetë

Rreth 67 539 persona, ose 2.8% e popullsisë janë analfabetë. Kësaj shifre i shtohen edhe 29 755 veta, të cilët ndonëse nuk kanë shkuar asnjëherë në shkollë dinë të shkruajnë e të lexojnë.

“Panorama” duke iu referuar te dhenave te Censusit ndalet tek arsimimit. Për të nxjerrë në pah karakteristikat e arsimit, qytetarëve iu bënë pyetje në lidhje me analfabetizmin, ndjekjen e arsimit, diplomën më të lartë të marrë, si dhe vitet e arsimit të përfunduar.

Nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe e analfabetëve në Shqipëri i përkasin moshave më të mëdha se 75 vjeç, të cilët përbëjnë rreth 50% të totalit të analfabetëve. Prej tyre, 10 838 janë mbi 85 vjeç, ndërsa 10 838 i përkasin grupmoshave 80-84 vjeç. Përqindja e analfabetëve është më e lartë te femrat, në masë 3,7% sesa te meshkujt, 1,7%.

Qarku i Tiranës, ndjekur nga ai i Kukësit dhe më pas i Durrësit, ka nivelin më të ulët të analfabetizmit, ndërsa qarku i Lezhës dhe i Elbasanit ka nivelin më të lartë të saj. Popullsia 10 vjeç e lart, që është duke ndjekur ose ka ndjekur shkollën është 2 361 718 persona, ose 96,2% e popullsisë./ Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • Ofofof 14.12.2012 / 12:49
    Bash mir koka. Ne Gjermani osht analfabetizmi me larte. Bravo Shqipri. Mos e citni Kosoven se dalin mbi 25 %- marre me pa najkush.
  • per @... 14.12.2012 / 11:46
    Normal qe osht katastrof qyre nihere qfar numrimi katastrof popullsis kan bo 2 perqin mbi 70vjeq ndersa 96% jon mbi 10 vjeq qe jon tu e ndjek shkollen me ni fjal spaska prinder ne ket vend krejt qenkan ja femij ja pleq. Numri i analfabetzimit osht shum here me i madh ne shqiperi.
  • @........ 14.12.2012 / 11:27
    Pse katastrof? A e din se nje Kroaci qe e bajme per vend te civilizuar i cili ka me se 200 vite universitetin e vet, sipas regjistrimit te popullsise ka mbi 4% analfabete!
  • ...... 14.12.2012 / 11:06
    Ncncnc Katastrof
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.