Ndodheni
Indeksonline / Lajme
11:06 / E martë, 04 Dhjetor 2012
42 Komente
Presidenca e Kosovës nuk komenton ligjin e Berishës

(E plotësuar) Presidenca e Kosovës, nuk ka qenë e gatshme të komentojë projektligjin e qeverisë shqiptare, për dhënien e shtetësisë për të gjithë shqiptarët.

Këshilltari i presidencës, Arbër Vllahiu, ka rekomanduar Indeksonline-in, që t’i drejtohet një institucioni tjetër, Qeverisë së Kosovës për këtë çështje.

“Duhet t’i drejtoheni qeverisë për këtë punë” ka thënë Vllahiu.

Më pas, ai u arsyetua se nuk mund të flasë më shumë meqë është rrugës.

Qeveria e Kosovës ndërkohë, vlerëson se kjo është e drejtë e shtetit shqiptar.
“Është e drejtë sovrane e tyre që të vendosin për këtë çështje” ka thënë për Indeksonline, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

...

Në mbledhjen e 4 dhjetorit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri Berisha kërkoi dorëzimin me përparësi në parlament të ligjit i cili përcakton njohjen pa kushte të shtetësisë shqiptare për çdo shqiptar jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë.

Lëvizja për Bashkim duke e konsideruar njohjen e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët si një të drejtë dhe nevojë të madhe e mbështetë fuqishëm këtë qëndrim të kryeministrit shqiptar. Gjithashtu, konsiderojmë që pas shprehjes së vullnetit politik për të bërë këtë hap, shteti shqiptar duhet të mos mjaftohet me të por të vazhdojë me procedimin sa më të shpejt të projektligjit për shtetësi në parlament.

Lëvizja për Bashkim, vazhdimisht është angazhuar që kjo e drejtë të realizohet sa më parë. Madje, në këtë drejtim, është angazhuar edhe praktikisht përmes aksionit politik për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me pasaporta nën moton ‘Një komb, një pasaportë” me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, qëllimi i të cilit ishte sensibilizimi i shtetit shqiptar për njohjen e të drejtës për nënshtetësi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen./Indeksonline/

---

Berisha: Shtetësi për shqiptarët kudo në botë

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në Vlorë, ka deklaruar se do të japë shtetësinë shqiptare për shqiptarët kudo që ndodhen. Ai tha se ky është ligji i 100- vjetorit. Ai tha se ky ligj nuk bëhet me qëllime elektorale. 

Berisha u kërkoi edhe fqinjve dhe ndërkombëtarëve mirëkuptim për këtë çështje.

“Kërkoj mirëkuptimin e fqinjëve dhe të faktorit ndërkombëtar. Çështja shqiptare është sërish një çështje që ekziston në mënyrë të padiskutueshme. Ka një albanofobi ndaj shqiptarëve dhe kjo duhet të zhduket nëpërmjet procesit të bashkimit të shqiptarëve. Kjo nuk zhduket nëpërmjet status-quo-ve që e thellojnë më shumë albanofobinë,” tha Berisha.

...

Kryeministri Sali Berisha është zhvendosur nga ndërtesa e Qeverisë në Tranë, për të mbajtur mbledhjen e këtij institucioni bashkë me kabinetin e tij, në Shtëpinë Muze në Vlorë, aty ku 100 vjet më parë Ismail Qemali mbajti mbledhjen e parë të kabinetit të drejtuar prej tij.

Mbledhja e parë e 100 vjetorit e shtetit shqiptar, sipas tij, meriton të mbahet në Vlorë.

"Qeveria e parë u zgjodh nga Kuvendi me propozim të Ismail Qemalit.Këtu u mblodh ajo që do të quhej pleqësia e do ishte e barabartë me një këshill shteti apo senat, si do shpreheshin aty përfaqësues të kuvendit. Qeveria e parë në historinë e shqiptarëve, pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Krujës me propozim të kryetarit të saj do zgjidhej nga Kuvendi ndonëse në mbledhjen e parë Kuvendi kishte autorizuar kryeministrin Ismail Qemali të zgjidhte qeverinë, por më 4 dhjetor në prani të 63 anëtarëve të kuvendit", tha Berisha, duke iu drejtuar ministrave, shkruan TCH.

Më tej ai ka shprehur edhe një herë njëherë mirënjohjen për qytetarët dhe liderët botërorë të cilët morën pjesë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, duke nënvizuar faktin se festa e 100 vjetorit, për nga madhështia dhe pjesëmarrja ishte e paprecedentë në historinë e kombit tonë.

“Një mirënjohje të thellë shkon për qytetarët e Vlorës dhe të Tiranës, të cilët me bujarinë e tyre, me atdhetarinë tyre, me mikpritjen e shndërruan 28 Nëntorin, 100-vjetorin e pavarësisë në festën më të bukur, më të madhe. Kurrë ndonjëherë në historinë e vendit Tirana dhe Vlora nuk kanë pasur një prani kaq gjigante qytetarësh të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare sa në datën 28 nëntor. Por mirënjohja e thellë u shkon të gjithë miqve nga mbarë bota që nderuan Shqipërinë në 100-vjetorin e pavarësisë”, u shpreh kryeministri.

Berisha vlerësoi festimet për 28 Nëntorin, duke falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë ditë të shënuar të historisë së shtetit shqiptar./Indeksonline./
 


Kendi i komenteve
  • Runi 04.12.2012 / 19:07
    Flm Salo. Une e marr pasaporten e Shqiperise, sepse kjo e Kosoves me ka dale e korruptuar.
  • te lumte 04.12.2012 / 18:31
    vetem armiqet e popullit e kundershtojne Berishen
  • Prizreni i Lashte 04.12.2012 / 17:42
    Ha se harova! nje pasaport 70.000 lek. 70.000 her 1.000.000 apo 2 sa bajne ??? Aq sa per ta rimbushur buxhetin...ah shqiptar ah...
  • Prizreni i Lashte 04.12.2012 / 17:38
    Po ti z.Salua edhe para, rafsh 20 viteve premtove kete Dyshtetesi shqiptareve,te kujtohet!? Apo zgjedhjet (sontazhet) tregojne se do ta kesh veshtire me 2013...e tani shpejt ligjin...Se Basha fitoi Tiranen me shqiptaret kosovare e maqedon...Kete,shtetet fqinje e ben ka vite Bullgaret-maqedonasit Serbet-serbet e bosnjes Kroat-kroatet e bosnjes te gjithe kane Dyshtetesi...Po a te lejojne te "mdhenjet' duhet pritur,per ta pare kete marifet.
  • Për "Leken edhe Gurakuqin" edhe atyre tjerve qe mendojn njëjt 04.12.2012 / 16:33
    Une nuk jam adhurues direkt i Salihut mirpo kush eshte ma i mir aty. Qysh mendoni se plan eshte per mi zbraz shqiparet prej tokav te tyre. A veq po folni pse skeni qka me ban a ku eshte qellimi. Qysh munden me dal shqiptaret e maqedonis edhe lugines kur veq ata dalin pa viza veq 1 vit e ma shum. Po mendojm tjetren mundsi ( nashta edhe ket e keni mendu ) qe mbasi te hyn shqiperia ne BE do te dalin jasht ...por as ather nuk do te dalin sepse Serrbia se shpejti bile edhe ma shpejt se shqiperia ka me hy ne BE po ashtu edhe maqedonia heret a von ka me qen pjes e BE. Unë spo shoh kurfar plani kunder shqiptarve po as keqperdorim te pasaportes shqiptarve psh nga shqiptart e kosoves sepse edhe kosova se shpejti do te udhtoj pa viza. Po te zot ishum kan edhe na shqiptart pa analizu hiq veq tu komentu neper hava e tu pi qaj krejt eksperta , un kurr spo muj me kuptu
  • Leka 04.12.2012 / 15:58
    Me kete kurth te radhews se sali berishes po dizajnohet zbrazja e lugines se Presheves, Zbrazaja e Maqedonise prenidmore, zbrazja e Kosoves nga shqiptaret sepse me ti marr pasaportat e shqiperis shqiptaere do te ikin nga vendlindja e tyre per ne vendet e treta....kjo kurth eshte pregatit nga kuzhina Serbo-ruse ne marrveshje me Sali berishoviqin
  • Gurakuqi 04.12.2012 / 15:53
    Kjo eshte kurth per Shqiptaret ne lugine te preshevs dhe ne maqedonin prendimore...siq po shifet po pregatitet deportim i madh i populates ( e cila ka dokumente te shtetit shqiptar) ne shqiperi ne menyre shume perfide...por kjo populat as qe do te mberrij te hyje ne shqiperi por do te kositet ne kufi nga falangat e agjentit serb Saljioviqit dhe qentikve serb te Damir Fazliq ..dhe ne fund krejt kjo populat do te del se ska ekzistuar fare....Kjo asht nji kurth tinzare kunder popullit shqiptar ...runu vllazen ..runu
  • Tetovali 04.12.2012 / 15:49
    mor njerz saliu gjithmone ka premtu gjera te tilla asnjehere nuk e ka mbajt fjalen mos shpresoni kot
  • Pashko Vasa 04.12.2012 / 15:47
    samti marrin shqiptaret e lugines se presheves dhe maqedonise prendimore pasaportate shtetit shqiptar ather do te pregatitit nji deportim i madh i shqiptarve nga lugina epresheves dhe nga maqedonia prendimore ne shqiperi..me kte spiuni serb saljioviq po e ndihmon tezen e qetnikve serb se shqiptaret ktop troje i kane uzurpuar duke ardh nga shqiperiapas dyndjse "progomoit" gjat me 1871 gjate sundimit te perandorise osmanwe dhe pas luftes e dyte botrore
  • Shqiptari 04.12.2012 / 15:33
    Pajtohem me Linen
  • Fan Noli 04.12.2012 / 15:04
    Rrnofsh sa malet o Sali Trimi, se dhurate ma t mire per 100 vjetor te shpalljes se pavaresise ske mujt me ju jep Shqiptareve kudo qe ndodhen.....po shpresoj qe ashtu si e perjetuam renien e komunizmit, pavaresine e Kosoves, 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise ashtu do ta perjetojme edhe kete projektligj t shenjte per kombin tone...Nje Komb Nje Pasaporte
  • Kosova e sulmuar 04.12.2012 / 14:48
    Athu Kosoova do te mbijetoj apo do te shkatrrohetne njimij pjese...knenea kemi sulme te sebose te dacicit me kompani ..knena kemi sulme sistematike ndaj pavarsis se Kosoves ....a thu do te mbijetojm ..mbaju Kosove kreshnike...mbaju se po te sulmojn nga te gjitha anet
  • Mimoza 04.12.2012 / 14:36
    Thike pas shpine Kosoves dhe pavarsis se saj te shejt...shejtan berisha te likuidohet menjiher
  • Teuta 04.12.2012 / 14:35
    Ktu adem grabovci eshet shume i dyshimt..mos ka punu per euleksin .e ka pajisur me informata edhe per Limen dhe te tjeret...duhet te merret ne pyetje nga policija
  • Ardita 04.12.2012 / 14:34
    RRNOFTE DR.SALI BERISHA, ma i madhi i kombit shqipetar !
  • Iliri 04.12.2012 / 14:15
    Po ANTI pdky, kam dëgjuar por ndoshta nuk e kam të qartë sa duhet, por nëse kjo funksionon shumë mirë. Vetëm kam frikë se mos po gabojmë diku dhe ja humbasim fuqinë vetvetes. Unë në koment kam shkruar NDOSHTA, pra nuk e thash me siguri dhe nuk pata tendencë negative. Nuk jam prej atyre kritikuesve kronik të gjërave por mendoj se duhet të jemi të kujdeshëm. Çdo të mirë.
  • prizrenalia 04.12.2012 / 14:08
    sna vyn me udhetu po vec me pas nje pasaporte shqiptare me shqipen dy krenare ska sen ma te mire ne bote......
  • bislimi 04.12.2012 / 14:04
    Ooooo po ju rren breeee Kosovar te mi te dashtun mosni breeee, po a tha qe po ja u fali portin e shengjinit e si ka 2 muj qe e ka anulu ate vendim, ka than qe po e ndertoj interkonjeksionin e i ka blloku gjermanet me ndertu veq me na lan neve me ble rryme prej kompanive te Fazlliqit e Hamoviqit, po mos u boniii bre naiva me ju pi ne krye? Nese kjo realizohet e nuk del politike personale e ketij qeni, une publikisht te gjithe juve kam me ju kerku falje publike me emer e mbiemer....
  • ANTI pdky 04.12.2012 / 13:55
    @ Iliri !! A KE DEGJUAR TI NDONJEHERE PER DYSHTETESI ?!
  • Iliri 04.12.2012 / 13:45
    Nëse shqiptarët e Ballkanit marrin shtetësi, shqiptare ndoshta nuk do ta kenë më të drejtën e votës në shtetet ku jetojnë si Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë si dhe mund të konsiderohen si shtetas të huaj në ato shtete, gjë që mund ta humbasin ndikimin në vendet tjera të Ballkanit ku jetojnë.
  • Bravo LB 04.12.2012 / 13:40
    E kam dite qe jeni komuniste ,por tash gjithnje e me shum po bindem se jeni pertej ideologjise se majte , duke pas parasysh veq interesin kombtar .Normal nje Levije Majtiste do te ishte kunder Berishes , por shihet se keni parime ,kur nje lider merr nje vendim qe ka rendesi kombtare ju e perkrahni . Bravo Berishe , Bravo LB per qendrime parimore .
  • ANTI pdky 04.12.2012 / 13:36
    Egziston nje rrezik qe: hashimi MUND TE ANKOHET TE NDERKOMBETARET PER KETE SE : PASTAJ ASKUSH NUK DO E MERR KETE PASAPORTEN ME 6 YJE ?! Rrezik real eshte !
  • ANTI pdky 04.12.2012 / 13:19
    NESE REALIZOHET ME TE VERTET ESHTE SHUME GJEST I MIRE !
  • kamer loshi 04.12.2012 / 13:15
    Nga presionet e nderkombetareve dhe feqinjeve uzurpator e kolonijalist shume udheheqes te deritashem e rraskapiten realitetin historik per te pase te pakten rahati per kulltuku e tyre. Nje kethese realiste te kajshme apo te pa kajshme per kolonijalistat serb, grak, maqedon e malazez e Beri i madhi Salih berisha. Ky pra Salih Berisha nuk deshiron ta shtrembroj historine as per hater te nderkombetarve e as per hater te uzurpatorve kolonijalist. Salih berisha nuk don improvizim te rrejshem te nje rahatije te shkurt duke e shtremberue historin, te drejten e duke e mashtrue edhe veten e popullin qe kurr nuk eshte mashtrue.Salh Berisha ne ball te kombit del si ari i paster, Del si i ka hije nje burri te shtetit qe po forcohet e rritet per mrekulli. Nuk na vjen keq prej uzurpatorve qe si uzurpues kerkojne te ken te drejt e neve ne troje tona ta humbim ate te drejt. Kojshite tone rahatine e kan ne vendin e tyre dhe asnjehere ai vend i tyre nuk rrezikohet nga shqipetaret. A eshte kjo shqiperija e madhe apo e vogel nuk shtrohet pytje per gjera natyrale Pra Shqiprija e vogel apo e madhe eshte krejt natyrale. E shtetet artificiale me siguri duhet dhe kan per tu bere natyrale. Rnofte Salih berisha!
  • klinasi 04.12.2012 / 13:14
    rrnoft baba i kombit sali berisha
  • vitia 04.12.2012 / 12:57
    mos eshte naj 1 prill qe se dim na hahahha per keta polikuajt nje prill eshte gjithmon keta e kishin ne vjet me tregu te verteten hhahahha mpuq saliiiiiiiiiiiiiiiiii.
  • Shqipëria Etnike 04.12.2012 / 12:43
    Jo Besiani, Prishtine... unë mendoj se gabim e ke se BE nuk anulon vizat për Shqipërin, së shpejti do të hynë edhe në BE. Një tjetër është që edhe Kosova herët apo vonë do të udhëtoj së shpejti pa viza në BE , kështu që deri të vij koha për shtetsi shqiptare ather Kosova vetëm ka fillu të udhëtoj në BE. Shtetsia shqipëtare për shqiptarët e Kosovës do të jet vetëm një simbol që jemi edhe shtetas shqipëtar dhe për qështje tjera e nuk do të ketë kufar keqpërdorimi tjetër këtu. RRNOFT SHQIPËRIA ETNIKE
  • Mentori 04.12.2012 / 12:18
    Me te vertet u beft kjo, une do te iki per Zvicerr. Qka me nejt ma ne kosove qe 13 vjet pa pune mjerim. Kurfar Shendetesie. Mazi Mu ka shtye edhe martesa.
  • Tirana 04.12.2012 / 12:17
    Nuk duhet me gezu para kohe, shume gjera qe thote Saliu asnjeher nuk realizohen
  • Socialisti 04.12.2012 / 12:15
    O jepna shtetesine ma shpejt, mundesisht para zgjedhjeve se du me votu per Edi Ramen!
  • Molliqi 04.12.2012 / 12:05
    Krenarija Shqiptare je ti Sali Berisha,bashk me qeverin qe ke. Jeni nje nder qeverit ma tmira ne historin shqiptare.lus zotin qe me 23 qersho shqiptaret tjau jepin juve dhe shokve tu edhe nje mandat te skuseshem rrnofsh sa malet e korabit.
  • derti 04.12.2012 / 12:04
    Sali, mos harro cka ke thane. Te mbaj per fjale. Kur me ardhe me e marre qat pasaporte se edhe ashtu austriaket na e kane nderpre prodhimin e pasaportave te Kosoves.
  • Arti ferizaj 04.12.2012 / 12:02
    o hajde urime shqipe bre , shum mir tash po e ndjej veten rahat ....
  • MËRGIM PLAKU 04.12.2012 / 12:00
    Kjo është në rregull dhe me vend, por duhet të vlejë vetëm për shqiptaret që jetojnë jashtë Kosove, sepse Kosova është shtet në veti dhe do të vinte në konflikt me interesat e saj vetiake. Konkretisht do të ndërpritet pranimi i Pamvarsisë nga shtetet që deri tani nuk e kanë njohur. Dhe këtë do ta shfrytsonte PROPAGANDA serbe në tërë boten, si nji shenë që po formoheh Shqipria e madhe. Në të vërtetë kjo me dhënjen e nënshtetësisë të gjithë shqiptarëve nga tërë bota, edhe është nji BASHKIM KOMBTAR. E posaqrisht do të ndodhte nës hjeket kufiri në mesë të Shqiprisë dhe Kosovës, siq janë hjek kufinjt në Europë. Rroft sa malet Dr. Sali Berisha, dhe dhashtë Zoti e të fitoi edhe nji mandat në zgjedhjet e 26. Qershorit 2013. e të përfundoi së paku RRUGET që i ka fillua gjatë këtijë mandati. Nji infrastruktur moderne e Shqiprisë, dë të qoi tërë kombin përpara.
  • Kosova 04.12.2012 / 11:51
    Lajmi me i mire qe kam ndegju nojhere.
  • Besiani, Prishtine 04.12.2012 / 11:48
    Paska ardhe dakiku i lig qe BE-ja me shpejtesi marramendese me ia nderpre Shqiperise liberalizimin e vizave. Ndoshta Sali berisha ka informacione se do te ndodh nje gje e ketille dhe po kerkon shkas sipas asaj thenies se vjeter: "Sulmi eshte mbrojtja me e mire".
  • Jetoni 04.12.2012 / 11:41
    Falemnderit shum, tash po e ndie vetem shqiptar 100%, inshalla sa me shpejt tregojn menyrat se si me i marr pasaportet. Falemnderit
  • Bekimi 04.12.2012 / 11:38
    E qysh i thon bashkimit kombetar ndryshe ?? Shpresoj qe ta miratojn kete ligj menjehere.
  • Lina 04.12.2012 / 11:34
    oooooo ky eshte nje lajm i mir !
  • vip 04.12.2012 / 11:32
    Vendim i vonuar i nderuari z. Sali Berisha, moti u dasht me kon ky ligj !!!
  • Lina 04.12.2012 / 11:31
    Bravo Sali Berisha!! Krenarie e shqipetareve je!!
  • Mentori 04.12.2012 / 11:30
    Pra une si banor i kosoves muj me apliku ne ambasad te tiranes ne prishtine, per pasapport? letenjoftim etj etj ?
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.