Ndodheni
Indeksonline / Lajme
23:58 / E martë, 30 Tetor 2012
8 Komente
Zvicër: Kosovari arrin në këshillin komunal në Schaffhausen

Kosovari Osman Osmani ka arritur të fitoj postin e tij pranë këshillit kantonal të kantonit Schaffhausen.

Me gjithsej 3733 vota si një pjesëtarë i Partisë Socialiste ka arritur një sukses tejet të lartë edhe para konkurrentëve të tij të cilët vite me radhë janë në politikën komunale dhe atë kantonale.

Osman Osmani kupton mirë ligjin zviceran, ligjet mbi Migracionin ku edhe është një kundërshtar i madh i racizmit dhe Ekstremistëve të djathtë, transmeton ‘pc-netz’.

Nga ana tjetër, Osmani shpjegon qartë se është kundër politikës së tanishme të cilën bëjnë Qeveritarët e Kosovës përkatësisht ndaj sistemit të Privatizimeve kosovare.

Me marrjen e këtij posti, Osman Osmani ka dhënë një grusht të madh partisë radikale SVP e cila me planet e saja anti-emigrante tentoj të merr këtë post./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • mejreme 31.10.2012 / 09:16
    JU zbardhe ftyren SHQIPTARISE te lumte e SUKSESE te metejme ne KARRIER,URIME
  • Agim 31.10.2012 / 08:44
    Edhe Lurata Reci osht Keshilltare Komunale ne Langenthal edhe Nje Shqiptare ne Politiken Zvicerrane
  • Rexhepi 31.10.2012 / 08:36
    Urime z.Osman.Kjo duhet të jet rruga që duhet ta ndjekin edhe shum Shqiptarë tjerë kudo që punojnë dhe jetojnë ngase vetem në këtë mënyrë ecet përpara si komb.Urime dhe ju lumt .
  • Asdren PECI 31.10.2012 / 08:31
    Urime baca Osman, me te vertet urime. Je nje shembull i mir per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne zvicerr. Perveq prezences tende ne keshillin komunal si ze i shqiptarve po ashtu duhet te mburreni qe kemi nje njeri si ju aty ku duhet te jete. Sa i perket sistemit ne Kosove, me te vertet eshte nje sistem total i korruptuar dhe nuk ka politika qe kan synim zhvillimin e vendit tone, shpresoj qe pervojat tuaja do ti sjellni ne Kosove ne momentin te vin te duhurit ne pushtet.
  • agron 31.10.2012 / 02:52
    Kqyrne tash brenda vitit kur te pelcasin aferat korruptive ne kete komune.
  • Bardhyl Noci 31.10.2012 / 00:27
    Eshte vertet nje knaqesi e madhe kur lexon njeriu nje lajme te tille. Shume suksese
  • A.M. Fin 31.10.2012 / 00:17
    redaksi, ky koment eshte per ju; edhe ne Finlande ka fitu nje vend ne kuvendin komunal te Helsinkit nje shqiptare, eshte Fatbardhe Hetemaj, motra e futbollistit Perparim Hetemajt. Shqiptare ka edhe ne vendet tjera redaksi, nuk eshte Evropa dhe bota vetem Zvicrra dhe Gjermania.
  • Sabriu 31.10.2012 / 00:10
    Kjo vlene me shume se cdo spot televiziv, kur nje Kosovar arrine deri aty qe te kallxoj shembelltyr. Se edhe ashtu ne media zvicrane vec si "Kriminel" kemi dal. Urime Z. Osmani
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.