Ndodheni
Indeksonline / Lajme
20:51 / E premte, 05 Tetor 2012
3 Komente
Bllokohet autostrada Kosovë-Shqipëri
Foto Arkiv

Banorët e 3 fshatrave të Kukësit, (Tërthore, Shiqen e Bicaj) debitorë të energjisë elektrike, bllokuan aksin rrugor Kukës-Morinë në shenjë proteste. Rreth 200 persona, pasi kanë bllokuar nënstacionin elektrik, i janë drejtuar rrugës nacionale, ndërkohë forca të shumta policie po monitorojnë gjithë situatën nga afër.

Mungesa e energjisë ka irrituar dhjetra banorë të qytetit të Kukësit , të cilët janë ndeshur me punonjësit e nënstacionit elektrik të qytetit, pasi tentuan të futen në brendësi me dhunë.

Sipas burimeve nga CEZ mësohet se kompania ka ndërprerë energjinë për disa debitorë, ndërkohë gjatë protestës ka stakuar energjinë si masë sigurie për shkak të protestuesve.

Që prej orës 19:00 qyteti i Kukësit vijon pa energji elektrike, ndërkohë që debitorët kundërshtojnë vendimin duke tentuar të hyjnë me forcë për të disatën herë, pasi kundërshtojnë vendimin e CEZ./Indeksonline/ 


Kendi i komenteve
  • Albani 05.10.2012 / 22:27
    Mitrovice ketu nuk eshte fjala per reduktim, por per mospagim te rrymes.
  • Mitrovica 05.10.2012 / 21:48
    aty regjon serbia e ne regjimin serb kurr nuk u nal rryma kete duhesh ta dish ne veri nuk nalet se ne veri e ka serbia ne dore
  • mitrovica 05.10.2012 / 21:31
    Nuk kane faj te mjeret, edhe ne Afrike ka rryme pos ne Shqiperi e Kosove ka reduktime te rrymes.Ne Kek po thojne se kane ra blloqet nga prodhimi, e ne Shqiperi.!?? Eni ne M;itrovicen veriore nuk ka nderprerje asnjehere!!Paradox i shek 21.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.