Ndodheni
Indeksonline / Lajme
10:36 / E premte, 21 Shtator 2012
3 Komente
Katër persona kapën duke vjedhur në një shtëpi

Policia e Kosovës ka arrestuar katër meshkuj shqiptar, ku tre prej tyre janë zënë në flagrancë duke kryer një vjedhje në shtëpinë e një qytetari në Prizren.

Ndërsa njëri i dyshuar është pronar i një pompe të derivateve.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar vetura e të dyshuarve, një maskë ngjyre e zezë, një palë dorëza dhe një kapelë bejsbolli.

Lidhur me rastin me urdhër të Prokurorit është kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit në njërin lokacion–pompë të derivateve janë gjetur dhe konfiskuar: një revole e tipit “Zastava” me një karikator dhe një fishek të cal. 7.35 mm, një pushkë përsëritëse, një revole me Gas e tipit “Collt Eagle” me një karikator dhe dy fishekë, dy revole me Gas e tipit “Miami” me dy karikator dhe dy fishekë, një revole e tipit “Broëing” me një karikator dhe një fishekë.

Siç njofton Policia, me urdhër të Prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • Njani 21.09.2012 / 13:21
    Hiqe more kete foto, mos i terorizo, po skeni faj se nime jeni msu ne ks me kesi pamje, e ngjarje te tilla per qdo dite pernime nuk ju doket trishtuese nje foto e tille... keni nevoj per psikologe me te vertet ju shtypi ne pergjithesi ne ks........
  • Pizeren Kasaba 21.09.2012 / 11:55
    O veq shka vonohet se HARAMI pa dal nuk e len,se zoti esht i madh.
  • lali 21.09.2012 / 10:54
    Si more këtij burrit të pikës së karburantit nuk i mjafton që na vjedh për çdo ditë duke na shitur karburant të falsifikuar dhe duke na mashtruar edhe me sasi më të vogël, por don të vjedh edhe nëpër shtëpi, hajde de jade.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.