Ndodheni
Indeksonline / Lajme
09:43 / E hënë, 30 Korrik 2012
15 Komente
Themelojnë shoqatën “Thirrje Drejtësisë”

Familjet e viktimave të vrasjeve që janë përmendur në raportin e EULEX-it, janë bërë bashkë për të zbardhur vrasjet e të afërmëve të tyre.

Imer Imer, vëllai i Haki Imerit, i cili njihej si dora e djathtë e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ka konfirmuar për Indeksonline që kanë marrë këtë iniciativë për zbardhjen e vrasjeve.

“Jemi duke e formuar shoqatën bashkë me shumë familje të tjera të cilët kanë humbur të afërmit e tyre, pasi që kemi parë që nuk ka rrugë tjetër sepse institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarr asgjë deri më tani” ka thënë Imeri për Indeksonline.

Ai ka bërë të ditur për Indeksonline po ashtu se emri i shoqatës do të jetë “Thirrje Drejtësisë”.

Në raportin e EULEX-it, i cili është pranuar si dëshmi në rastin “Bllaca 2”, e të vetëshpallurit agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca, thuhet se vrasjet e LDK-së janë bërë për motive politike.

Po ashtu në raport përmenden Ismet Arifi-vrasje në tentativë-3 nëntor 1999; Selim Broshaj-i vrarë- 14 shtator 2000; Besim Dajaku-i vrarë- 19 tetor 2001; Nezir Gara-sulm i rëndë fizik- 25 shtator 1999; Sali Gashi-vrasje-15 qershor 1999; Gani Geci-vrasje në tentativë-19 tetor 2001; Haki Imeri-vrasje-2 nëntor 1999; Ajet Istogu-vrasje-17 janar 2000; Bekim Kastrati-vrasje-19 tetor 1999; Ibush Kllokoqi-vrasje-6 gusht 1999; Adem Lahi-vrasje-21 qershor 1999; Adem Salihaj-vrasje në tentativë-12 qershor 2000; Agim Veliu-vrasje në tentativë etj./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • bali 31.07.2012 / 12:22
    O a sjeni tuj kuptu qe lojë e perendimit esht kjo,pse a po mendoni se si din ata a...kjo krejt po ndodh veç me shti hala ma shum perqarje në popull,e na jem tuj ja bo qefin!
  • Guardia Di Finanzza 30.07.2012 / 17:02
    tash po fillojka lufta e hakemarja ne mes nesh!!tash as tunizija ska me na nda ndal duke ik prej kosoves.....zot zot!
  • Vini 30.07.2012 / 15:17
    @uNe, ti po thu qe serbia paska pas qellim me i vra njerzt e ngritun e spjegona pra pse su vran kta njerz te ngritun prej 1991-1999, une mendoj se e ke gabim pasi qe ldk-ja i ka konvenu serbis se me politiken e ldk-es e ka majt ne qetesi popullin shqiptar dhe kan ba serbet qka kan desht neper kosov pa ju rezistu askush. Sa i perket vrasjeve te paslutes jam i bindun qe shumica e vrasjeve jan kan per biznes dhe zenka personale dhe perpos te ndjerit Xhemjl Mustafes une nuk e di ndonje person te vrar qe ka mujt me ndiku ne politik te Kosoves.Sa i perket bashkpuntorve te policis dhe udbes serbe ata kan ba shume tmerre ndaj shqiptarve prandaj edhe seshte qudi qe pas lufte dikush ja ka nxan priten. Pastaj na si popull kem qef me u livdu shume dhe jam i bindun qe per qdo vrasje se paku 6-7 vet e din se kush e ka kry at krim por kerkush nuk don me deshmu per rsye te ndryshme.
  • pasukses 30.07.2012 / 14:45
    dihet mirfilli se akuzat ose krimet munden te zbardhen shume shpejt,edhe ne te kaluaren ka pasur mundesi te zbardhen,por kreret me te lart bejn bllokad,nese bllokada herher nuk eshte e mijaftueshme atehere bllokaden e zbaton gjyqi,gjyqi eshte i korruptuar dhe per pak lek perfundon se ska deshmi te mijaftueshme,keshtu qe prap nuk ka sukses,mos mendoni se qytetari nuk edhte i gatshem qe te jap deshmi dhe ta paraqes te verteten,ta zbuloj te verteten,por jane ne dujeni se zingjiri i krimeve jane ne pushtet dhe kan mekanizem qe ti kundervihej deshmitarve me kercnime deri ne rrezikim te jetrave,si oasoj e mos sundimit te ligjit,si pasoj e gjyqsorit te korruptuar,edhe eulex shpesh here nuk i trajton krimet me syriozitet dhe mbeten te pa zbuluara,ka arrestime nga eulexi edhe politike dhe te burgosur politik gjoja se kan kryer krime,kjo na ben per tu habitur se krimi nuk po zbulohet,por sipas deshire te tyre,nuk mungon prokurori as gjykata jane te mijaftueshem por mungon drejtesija dhe besimi ku gjyqi eshte fajtor per kete situat
  • POPAY. 30.07.2012 / 12:53
    Pa marr parasysh motivet e vrasjes apo personin e vrar, pergjegjsi shtetrore, institucionale e morale e secilit individ ne ket vend, edhe ne te dihet cili u vra qe le shpijun cili u vra per interesa te partis tjeter, ne te dihet kush vrajti pas lufte sikur lepra se jo njerez, edhe pastaj ne ta merr denimin e merituar secili,,,,,, nuk di qka ka ktu me kundershtu nje proces te till,
  • Dardani 30.07.2012 / 12:00
    Ju uroj suksese të nderuar , e di se nuk e keni leht , por çti besh . LDK ka mbet ne dore te SHIK-ut tani dhe nuk mund tju ndihmoje , kuptojeni per ata edhe nuk jan prononcuar akoma. Isa i shkretë
  • per Mentorin 30.07.2012 / 11:24
    Mos u shqeteso bre bure(Mentori) gjaku nuk humbe, o Ju planifikuesit e vrasjeve, o vrasit o FEMIJA i Juaj do ta paguan Gjakun. LDK dhe keta njerze ne kohen e luftes(1997deri2000) nuk kane qene faktor te rendesishem te Kosoves, faktor ka qene UCK dhe SHPIUNAT dhe informatore Serbia i kish pat futur ne shtepin e juaj, e te njetit i keni paguar per ti vrare SHQIPTARET
  • uNe 30.07.2012 / 11:17
    Krejt keto vrasje, sulme, plagosje, jane kryer me motive politike, nga ana e partive kinse te dala nga lufta, kryesisht PDK me SHIK'un duke mos lene anash ndisa raste as AAK'ne. Te gjitha keto veprime u ndermorren nga PDK e SHIK'u, me qellim qe tju futet frika ne palc popullates civile, qe mos ti votojne LDK'ne, kinse sipas tyre LDK paska qene bashkepunetore e Serbise, edhe pse po shihet kush po i bon bizneset me shkije, dhe kush po hyn ne koalicion me shkije dhe shkijet po ashtu po e mbajn npushtet PDK se bashku me SHIK'un i cili nuk eshte asgje tjeter vetem dore e zgjatur e Serbise, sepse vetem Serbia kishte per qellim ti vriste njerezit e ngritur intelektualisht, e te cilat vrasje i krue SHIK'u. Zor qe kane me u zbulu niher per niher keto vrasje, sepse ne to jan te kyqun krejt prej kryeministri e teposhte, veq nese dojn nderkombetaret me ba naj bum te madh edhe me i publiku dhe denu vrasesist dhe urdher dhenesit e tyre. Ishalla keni me pas sukses me kete iniciativ, shume e qellume
  • Mentori 30.07.2012 / 11:12
    @dren Jo keni pas drejt me vra, me ja mar jeten pa kurfar hetimi, vetum qe ju ka tek qashtu , hiq mos u gajloni se nuk ju denojn, bile kan me ju shperblye, ju po thoni qe dojna shtet demokratik, e ne demokraci krimi denohet, ose jeni demokrat ose nuk jeni, smuni gjys demokrati me qen. Se tani keni probleme qe me stabilizu ne sistem demokrat. Por mos te harrojna, qe edhe ne demokraci shpijunazhi denohet me burg, e jo me vrasje , jo sikur ne kohen e kaubojave me kabure.
  • shqiptari 30.07.2012 / 11:08
    Nuk ndriqohen vrasjet me shoqata... Ndriqimi i ketyre vrasjeve te atdhetareve dhe personaliteteve te shquara te Kosoves duhet te behen nga institucionet relevante te vendit dhe nderkombetare. Keto ceshtje nuk ju takojne familjeve te te vrareve, sepse te vrarerit jane vrare per Kosoven dhe demokracine e saj.
  • dren 30.07.2012 / 11:06
    Ma shume se gjysa shpiuna te serbise jane kane e mozo ma keq per kan me u denue luftetaret.
  • kujtimi 30.07.2012 / 10:34
    Ne keto raste duhet te bashkangjiten edhe qytetar te tjere edhe pse nuk kane qene viktima te ketyre rasteve ngase kjo eshte ne te mire te te gjitheve qe jetojne ne Kosove e poashtu edhe per vet Kosoven. Gjithashtu edhe shoqata e invalideve te luftes pastaj familjet e deshmoreve etj. kategori kjo per te cilen nuk eshte kujdese askush tash e 12 vjet...
  • Mentori 30.07.2012 / 10:16
    Ngoni ju tasht perkrahes te krimit, qe po ju doket vetja qe mire u be qe jon vra keta njerz, Gjykmet kan filluar, ju lutem shkoni e deshmoni, qe keta te vramit, kan qen me serbi, dhe tregoni qysh ju paskan rreh e pritini qe gjygji ata te vdekurit kome shpall tradhtar dhe kan meritu vdekjen, e juve ja jepin liren, dhe ju shpallin hero. Se po menoni qe keni pas drejt me vra. Se kome pas gjykime te medha.
  • Une 30.07.2012 / 10:14
    Po ju kallxoj qe shune i fort o qyky imer imeri Kyrnja do klipw ne youtubee
  • Libri Don Kishoti 30.07.2012 / 09:56
    Secila vrasje meriton zbardhje
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.