Ndodheni
Indeksonline / Lajme
00:12 / E shtunë, 21 Korrik 2012
1 Koment
Për Mitrovicën, paguajnë me këste

Synimi i Komunës së Mitrovicës për të ndërtuar 30 shtëpi në pjesën veriore të Kosovës është ende në gjysmë të rrugës. Deri tash janë ndërtuar 12 shtëpi, në kuadër të projektit për të mundësuar kthimin e të zhvendosurve në pjesën veriore të qytetit. Për të realizuar këtë projekt duhet afërisht 1 milion euro, ndërsa deri tash janë mbledhur 400 mijë euro.

Në aksionin ‘Ndihmo edhe ti, ndihmo Mitrovicën’ i cili i dedikohej rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës ishin premtuar mbi 1 milion euro, por kjo shumë ende nuk është realizuar.

Ndërkohë, edhe grupi i deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës kishte premtuar se do ta japin nga një pagë për këtë aksion. Mirëpo deri me tani vetëm një pjesë e këtyre deputetëve e kanë mbajtur premtimin duke e dhënë pagën e tyre.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka thënë se deputetët e PDK-së kanë premtuar pa përjashtim se të gjithë do të japin nga një pagë për veriun, por sipas tij, duke pas parasysh kushtet dhe mundësitë financiare të kufizuara, deputetët kanë bërë kërkesë që t’iu mundësohet që dhënia e mjeteve të bëhet për dy apo tre muaj.

Sipas Grabovcit me këtë aksion deputetët e PDK-së sadopak po mundohen që në mënyrë modeste të kontribuojnë për përmirësimin e jetës të qytetarëve shqiptar në veri të Kosovës.

“Askush nuk ka të drejtë morale që të kërkojë nga qytetarët shqiptarë që të kthehen në veri të Kosovës, pa ju krijuar atyre kushtet elementare të jetesës. Duke u nisë nga kjo, grupi i deputetëve të PDK-së ka ndërmarrë një aksion solid për ta ndihmuar procesin e kthimit të qytetarëve kosovar në trojet e tyre në veri”, ka thënë Grabovci për “Tribuna Shqiptare.

Ai ju ka bërë thirrje që edhe qytetarët të solidarizohen me veriun, pasi sipas tij, vetëm kështu me veprime konkrete mund të zgjidhen problemet në veri.

Nga ana tjetër, Ahmet Jashari zëdhënës i Komunës së Mitrovicës, e cila ka qenë organizatore e aksionit “Ndihmo Mitrovicën”, ka thënë për gazetën se deri më tani janë mbledhur rreth 400 mijë euro nga ajo pjesa që janë zotuar./Indeksonline/
 

 

 


Kendi i komenteve
  • Mentori 21.07.2012 / 00:33
    Grabovci, degjova qe kishe kerku alltin ne polici me ta kthye? qe tu plagos gruja ne ora 1 te nates, ama atehere nuk ka pas ramazan qe me qu ne syfyr, nuk edi qka ka bere ne ora 1? Por ju nuk jeni te lodhun prej skamje e prej mjerimi, qata ju nate per nate festoni dhe vetum kqyrni ku me hargjit paret me defrye. Lene ju mitrovicen, por mos na vranu ne jug, dhe jepni nenshkrimet qe me hetu Shik-u. Dilini para drejtesis. Se goxho po rreni gjyks po beni propagand SCAME.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.