Ndodheni
Indeksonline / Lajme
22:22 / E mërkurë, 11 Korrik 2012
15 Komente
Dy të vdekur

Dy të vdekur nga e njëjta familje dhe një e plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të rëndë të ndodhur rreth orës 20:00 në aksin rrugor Kukës-Kalimash.

Viktimat janë identifikuar si Urata Kurti 10-vjeçe dhe Agim Kurti 54-vjeç, ndërkohë që mësohet se kryefamiljarja, Agime Kurti pas aksidentit u dërgua menjëherë në spitalin e Kukësit, ku thuhet të jetë në rrezik jete.

Nga hetimet paraprake mësohet se familja kosovare udhëtonte nga Mitrovica drejt Shqipërisë për pushime verore, por shpejtësia tej normave të lejuara ka bërë që automjeti Wolsvagen, me të cilin ata udhëtonin, të dalë nga rruga dhe të përplaset me anësoret, për të përfunduar në një kanal, transmeton Balkanweb.

Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
  • hada 12.07.2012 / 22:58
    selamualejkum, ngushllime per familje, Allahu e ka shkru dej aty ju ka ardh frymarja e fundit, Allahu ka thënë kur tju vjen ju deka ska kthim ma as para as mbrapa, te numrume i kem frymarjet, vdekja ju ze kudo qe te jeni, Allahu i past meshiru te vdekurit e te gjalleve ju qoft durimin, amin.
  • Afi 12.07.2012 / 15:15
    Ngushllime familjes Kurti - Zoti i madh ju dhasht gajretin
  • autostrade apo rruge 12.07.2012 / 14:41
    Autostrada ne Shqiperi vertet eshte e rrezikshme per ata te cilet nuk e njohin dhe nuk udhetojne shpesh, sepse ngushtimet e papritura te rrugeve, perkatesisht transformimi i menjehershem nga autostrada ne rruge te zkonshme eshte e rrezikshme. Dalja e pengesave te paritura ne rruge dhe nevoja e ndrimit te shiritit... te gjitha keto tregojne shkallen e larte te korrupsionit, se perndryshe autostrada nuk do te dorezohej ne kete menyre.
  • Azem 12.07.2012 / 11:32
    Ngushllime per familjen kurti
  • galica 12.07.2012 / 09:25
    arsyja e aksidentit me siguri osht se ne shqipri ngushtohet rruga ku jon urat
  • enesi 12.07.2012 / 08:34
    qyky eshte gabimi me i madh, shqiptaret ende nuk jane mesuar te vozisin ne autoudhe prej jo pervojes vozisin shpejt. Pajtohna me drenin une e kisha ba per tejkalim te shpejtesise ne autoudhe shoferit ti merret patenta per 3 vite ndalese apo me ba me pike.
  • tina 12.07.2012 / 08:17
    Dreni, Policia nuk mundet që çdo automjeti dhe udhètari ti qëndroj prapa mjetit, prandaj ne duhet te jemi vet të ndërgjegjshëm dhe të mos i tejkalojm rregullat, ta respektojm shpejtësin etj. Ndjej keqardhje të madhe për personat, po jo gjithmon janë fajtor policia, sepse policia në këtë rast dhe shumë të tjera të tilla nuk e ka drejtuar veturen
  • ARSENALI 12.07.2012 / 00:36
    ngushllime me vjen shum keq seshte rasti i par, pom vjen keq por shqiptaret qe jeetoj ne ks e shqipni nuk jan per autobana
  • mentor mzhika 11.07.2012 / 23:54
    ngushellimet e mia dhe familes time me te perzemerta sherrim sa me te shpejte
  • Dreni 11.07.2012 / 23:48
    Policit e shtetit po bajn marveshje per me shit patriotizm e jo per siguri te qytetarve eshte e pakuptimt ne shtete ku duhet te sundoj ligji qe policia te jet vetem per sy efaqe, policia eshte eobligume ta zbatoj ligjin dhe te marr masa per ata qe shkelin ligjin. Nje shembull para pes ditve isha duke shku per Tiran nga prishtina nje vetur e tipit gollf 2 me targa te prishtines ngjyr e bardh tri her radhazi eshte ndalu nga policia shqiptare ne teritor te kosoves njeher dyher ne te shqipris dhe as njerin rast nuk ka marr denimin qe e meritonte. E kjo eshte kur nuk sundon ligji qytetart bin viktima.
  • Sheki 11.07.2012 / 23:34
    Ngushllime familejs. Kam kalu vetem pak minuta pas kti aksidenti te ran jam tmerru qysh epash veturen undalova ibana disa foto dhe kuptova per nje te vdekur dhe dy te lenduar rend. Vetme njqind metra me laeg ka qen nje vetur tjetr e aksidentume me deme te mdha materjale me targa te Mitovices mirpo ne ket vetur per fat te mir nuk kish pas viktima. Ne dalje te shkodres rreth ores 19 kaqen edhe nje aksidet me kater vetura tri prej tyre me targa te shqipris nje me targa gjermane, ne ket kasidet kapas te lendum pa viktima.
  • Hysi 11.07.2012 / 23:22
    Vertete e trishtueshme eshte qe te nisesh per pushime e te perfundosh ne boten theter ...Familjes Kurti ngushellime te thella me deshire qe raste te tilla mos te ndodhin kurr me ...
  • Ismeti 11.07.2012 / 23:18
    Ngushllime Familjes Kurti
  • eki 11.07.2012 / 23:00
    Vertete lajme te trishtuara po vijne keto dite nga rruger ne Shqiperi. Jo shkaku qe ata kane rruge te keqija por vertete si popull nuk kemi kultur te vozitjes, shume here kam pa qe ne autostrade bejen perpjekje disa me golf 2 e 3 te vozisin deri 180 kmh, eshte kriju ideja se kur futesh ne autostrade domosdo duhesh deri ne maksimum te shpejcise me zhvillu.
  • adii 11.07.2012 / 22:24
    Keq shumm nga gezimi ne hidherim inshalla xhenet ALLAHU...per te lenduaren sherim sa me te shpejte.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.