Ndodheni
Indeksonline / Lajme
11:13 / E mërkurë, 20 Qershor 2012
0 Komente
Dita Botërore e Refugjatëve

Sot është Dita Botërore e Refugjatëve, që synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.

Në mesazhin e saj, aktorja e njohur e Holivudit dhe Ambasadore e vullnetit të mirë e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Angelina Jolie, pos tjerash, thotë:

“Çdo minutë tetë njerëz në botë janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe persekutimit. Askush nuk bëhet me dëshirë refugjatë. Sot 43 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur. Ne i kujtojmë ata”, tha Angelina Jolie, transmeton rel.

Në raportin e fundit të UNHCR-së thuhet se nga konfliktet në botë janë prodhuar 800 mijë refugjatë në vitin 2011.

Numri i shtuar i refugjatëve në vitin 2011 u referohet kryesisht konflikteve në Libi, Sudan dhe Somali.

Afganistani mbetet burmi më i madh i refugjatëve, pasi llogariten se ekzistojnë 2.7 milionë refugjatë afganë./Indeksonline/
 


Kendi i komenteve
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.