Ndodheni
Indeksonline / Lajme
16:52 / E hënë, 04 Qershor 2012
28 Komente
Reagon Dino Asanaj

Kretari i Bordit të AKP-së, Dino Asanaj, së bashku me drejtorin menaxhues të AKP-së, Shkëlzen Lluka, sot rreth orës 9:00, janë parë duke hyrë në zyrën e avokatit Ilaz Ramajli, ku kanë qëndruar brenda rreth 40 minuta.

Së fundi Dino Asanaj, është apostrofuar në disa shkrime në media, nga Remzi Ejupi dhe nga pronari i fermës së pulave, Abdurrahman Konjufca, se i ka kërkuar para në këmbim të zhbllokimit të ndërmarrjeve të privatizuara.

Ndërkohë, Dino Asanaj, ka thënë për Indeksonline, se këto shkrime janë përpjekje e njerëzve jo-profesionist që pa kurrfarë etike manipulojnë me opinionin vetëm për të shtrembëruar faktet dhe të vërtetat./Indeksonline/

(Më posht gjeni reagimin e kryetarit të Bordit të AKP-së, Dino Asanaj)
 

Reagim nga kryetari i Bordit te Akp-së, Dino Asanaj

Sot, pas kthimit nga një vizitë jashtë vendit, kur pata rastin për herë të parë të shfletoj shtypin ditor të këtyre ditëve, mbeta i habitur për të mos thënë i shokuar me disa nga shkrimet ku trajtoheshin pretendime kundër emrit tim.

Këto shkrime dhe njollosje i cilësoj të jenë nga ato përpjekje e njerëzve jo-profesionist që pa kurrfarë etike manipulojnë me opinionin vetëm për të shtrembëruar faktet dhe të vërtetat.

• Është fakt se me dorë të tijën ish-poseduesi i kontratës kishte nënshkruar marrëveshjen për kthim aksionesh në rast të mospërmbushjes së zotimeve të cilat vet i kishte ofertuar dhe në bazë të së cilave kishte fituar.
• Është fakt i pakontestueshëm dhe i pamohueshëm dështimi i përmbushjes së zotimeve kontraktuale nga ish-poseduesi i kontratës, gjë që vërtehohet nga raportet e auditorëve të pavarur.
• Është fakt i pamohueshëm se z.Remzi Ejupi as që është palë në këtë proces. Andaj, si i tillë ai nuk mund të ketë kurrfarë pretendime ndaj vendimeve të Bordit të AKP-së.
• Z. Ejupi ishte vetëm njëri nga investitorët e potencial të sjellë nga ish-poseduesi i kontratës, të cilit i ishte dhënë mundësia për t’ju krijuar kushtet e arritjes së përmbushjes së kontratës.
• Është fakt se pas dështimeve të përmbushjes së kontratës në radhë të parë, e aq më shumë pas dështimit total për të siguruar partneritet të qëndrueshëm që do të shpinte në përmbushje të këtyre zotimeve, Bordi i Drejtorëve të AKP-së me konsensus të plotë vendosi për fuqizim të vendimit për kthim aksionesh.

Situatë pothuajse identike janë edhe pretendimet e orkestruara të z. Abdullah Konjufca, si ish-komercializuesi i fermës së pulave në Lipjan.

• Është fakt se z.Konjufca nuk ka më asnjë marrëdhënie kontraktuale me AKP-në.
• Është fakt ai kishte lidhur kontratë me UNMIK-un, e cila skadoi në korrik 2011.
• Është fakt se z.Konjufca kishe dështuar për të përmbush obligimet edhe pas zgjatjes së afatit nga AKP.
• Është fakt se z.Konjfuca kishte abuzuar me pronën shoqërore edhe pas skadimit të kontratës.

Dëmet që i kanë sjellë ekonomisë së vendit tonë njerëz me veprime të ulëta janë të shumëfishta.

Gjatë mandatit tim si Kryetar i Bordit të AKP-së gjithë kapacitetin tim e kam angazhuar për të pasur një privatizim të suksesshëm, i cili drejtpërdrejtë ndikon në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Andaj, Ftoj cilindo që ka pretendime për ndonjë fakt tjetër, t’i drejtohen organeve përgjegjëse të prokurorisë së shtetit me ato fakte. Ajo është rruga e vetme e cila duhet ndjekur, dhe unë shpreh gatishmërinë time ti përgjigjem organeve përgjegjëse në cilëndo kohë.

Në bazë të ligjit mbi qasje në dokumentet zyrtare, i tërë dokumentacioni është në dispozicion për palët e interesuara.

Dino Asanaj

 


Kendi i komenteve
  • Rh.o. 06.06.2012 / 08:17
    Sapo i zihet ngoje emri dikujt per hajni,veq prite ke dera e avokateve ose ke dera e kryeministritduke kerkuar shpetim.O Dino Asanaj ti nuk denohesh se ti vetem ke zbatue urdherat,ndersa ata qe te urdheruan nuk denohen sepse nuk ka kush i denon
  • dona 05.06.2012 / 09:37
    Kjo qe ka kerku ky DINO eshte talli i Hashim Thacit
  • Antipolitikani 05.06.2012 / 08:27
    Metem pa omelete ne hotel grand.
  • Bekteshi 05.06.2012 / 07:56
    O Dinooo o Pis...po a Haxhi po don me na u bo neve a???per Grandin ke mujt me pas te drejte, ama Haxhi neve mos na u shit, se ti je nje prej multimilionereve te Kosoves, po per dallim prej shumices se m'milionereve, ti je pasuru ne Krah te Popullit, me pare te Privatizimit, me reket e me shantazhe...Ishalla te meshiron Zoti, se haku i Popullit ka met nxan...
  • tonix prishtina 05.06.2012 / 00:27
    Dino ashte shume korekt per kesi pune,qyshe me lype pare kur ky punon ne baze te ligjit,perbushja e kontrates ka skadu tung e ki,mi pas pagu paret e kishin pase Grandin,edhe ky pulaxhia,po o jaran pse si ke dhan paret me pagu fermen,jo konjufc le foret!
  • hasa 05.06.2012 / 00:09
    Eshte fakt qe hajnave po ju del kunglli mi uj,eshte fakt qe krejt hajna jini ju te AKP-se,se i kini pas msusat e mire,jau kan lon zanatin.Profesioni me profitabil edhe me i sigurt ne Kosove ku pa piken e frikes kerkohet syshfet,mito,reket edhe prap mbetesh pa u ndeshku eshte te qenit anetar i AKP-se,sepse jane direk te lidhun me qeveri ngase nje pjese e mire u shkon atyre,nderda krejt kjo behet ne syte e maqorrit plak i vetquahturi kryetar i BSPK,Hagji Arifi,kukulles dhe marionetes se Thaqit. Ani hajnat tah nuk po ngihen me pak,i ka lyp jarani 4 milion,ska faj,kur tmerr me i da hiset i mesin trohat.
  • ILIRI 04.06.2012 / 23:02
    Remzi Ejupi edhe me Aeroport pat ba njesoj, kur fitoi Limaku, dul neper media dhe ne emer te nje konzorciumi francez tha se ktu ka dallavere se ktu jane hanger pare, etj, etj. Dhe nuk vonoi shume, pas dy dite, francezet thane qe Ejupi nuk i perfaqeson ata, se nuk qendrojne mbrapa akuzave te tij, se procesi ka qene i rregullt dhe se Remzi Ejupi nuk ka qene pjese e konzorciumit. Ky njeri deshmon per nivelin e afaristeve tane, per nivelin ma mire me thane mjerimin ne te cilin jetojme. Fjalet e tij per Dinoa Asanajn jane rrene e kullume, me i pas pas Ejupi ato pare i kish investu ne Grand e se kish pru punen me ja marre. Fakti se ai nuk foli ma heret por tek pasi u dogjen hajnat, ai kishe po boj spektakel medial. Shume njeri primitiv...
  • Syla 04.06.2012 / 22:27
    Dino Hasanaj eshte kriminel ordiner dhe i zhytur ne krim te organizur !!! Ishalla na jep zoti jete me e pa kete kriminel tu u ballafaqu me ligjin !!! Paret te cilat i ka marre ishalla i sherbejne per kancer me te cilin ishalla zoti e denon !!!
  • Deshmitari 04.06.2012 / 22:23
    Dino, cfare ke bere qe ke marre kete pozite, sepse ke punu per KOS-in Serb. Partneri yt Shkelzen Lluka as fakultetin e anglishtes nuk ka mujt me kry para lufte. OSBE-ja ku ka punu Lluka e ka qite prej pune per keqperdorime. Ky eshte vellau i Jahja Llukes qe ende punon per UDBne dhe qe eshte denu per shperlarje te parave. Kusheri dhe sherbetore edhe te Ekrem Llukes i njohtun edhe per mallverzime me tendera nga privatizimi. Serbija nepermjet argateve te vet me projekt po e saboton Kosoven dhe po e bene te deshtuar kete shtet.
  • tafili 04.06.2012 / 20:52
    mut ne bth ska more eurkoha me ni agjensi qe i shet do bileta e aty ktu qon 3 perqin pare ku ka ky pare em amr aeroporta e granda,kuku nana jem kush po perment per bisnismen e kishe pe blej aeroportine grandin,e mos an lasht zoti pa thaqin se na kishin ba gerdi kriminelat epernedimit qe kan deshtu enper europ e mundihen tash ne ksov mu ncjer
  • Eurokoha 04.06.2012 / 19:57
    Sa i ka grandi vlefte? Zelqifi i ka pagu as gjysen e vleres, e me gjysen tjeter ka pas me investu e me punsu. Ai ska investu, e ka marr mermerin e shtrejt, e ka hjek, ka qit fasade pllastike. As me punsu ska punsu, qata puntor menxi i ka pagu. Ato jan fakte. Njerzit kan menu veq me e rrjep venin e vet. Ka ardh koha dikush me mar vendime, e me nis me ju permbajt kontratave. Kshtu fillohet shteti, jo me shpifje e me dezinformata.
  • Kenani 04.06.2012 / 19:51
    Faktet i keni ne teren, per ata qe dojn me dallu te bardhen prej te zezes....................Me mijra puntor u larguan nga vendet e punes nga sukseset e juaja e shum fakte tjera i sheh populli, e ju kur do i shihni ??????????.
  • Hoxheremziejupi 04.06.2012 / 19:47
    Per dinoasanaj komentuesin, eshte fakt se aeroporti ska lidhje me procesin e privatizimit. Informohu. Eshte fakt se remzi hoxha as aty sen ska pas, se e kan hjek franqezt kur e kan marr vesh cfar hajni e dallaverxhie eshte. Po edhe ty, prej inatit veq lehke.
  • DinoAsanaj 04.06.2012 / 19:25
    Eshte fakt korrupcioni ne procesin e privatizimit. Eshte fakt se nuk mund asgje te privatizohet pa dhene haraq jo vetem per juve ne bordin e drejtorve por edhe per partin ne pushtet. Eshte rasti ashiqare i Aeroportit dhe cimentorja e Hanit te Elezit. Maja e korrupcionit eshte AKP.
  • dino+++ 04.06.2012 / 19:10
    Dino Asanagiq,je hajn se jo mahi. Deshmite:nuk ka snje rast i privatizimit qe eshte bere dhe nuk kane fituar BOSAT.Si ndodhi kjo,besoj se nuk ka nevoje per koment.Keshtu eshte vepru edhe ne kohen para se te vije TI,por se ti nuk je i korruptuar kjo nuk qendron fare.Je i zhytur ne korrupcion deri ne dhemb.Vetem vazhdo se je ne token e te verberve.Suksese kriminela.
  • banana jo 04.06.2012 / 18:40
    A edhe Remzi hajni koka perzi aty... Ruajuni prej tij se fort hajn e rrenc eshte...
  • Mendo 04.06.2012 / 18:38
    Vetem pasi u ktheve nga jasht vendit i more vesh akuzat a????? Nuk te telefonoj kush nga familjaret ose bashkpuntoret e tu per kto akuza a? Apo tek e fundit nje e-mail me ta dergu se jan akuza shume te renda. NUK TE BESOJ ASPK. Ne Kosoven tone te dashur jane mesuar zyrtaret e "lart" pa ja mbush xhepin mire nuk te kryn pune kush.
  • mali 04.06.2012 / 18:24
    Cfar ftyre krimineli..fytyra e vet i thote se nenen e vet se njeh per interes dhe para
  • shpendi 04.06.2012 / 17:54
    Perfundimisht eshte mire qe dikujt ne kete rast me ju thye dhembet, ose Dinos qe paska lyp pare, ose atyre nese kane shpif, mirepo eshte koha e fundit qe Drejtesia Kosovare me fillu me e kry punen e vet. Eshte e pa tolerueshme te behen afera te medha, pas 6 muajsh te gjithe jane te paster, mirepo askush nuk denohet per shpifje.
  • Boll 04.06.2012 / 17:52
    Remzi Ejupi eshte duke e ulur etiken e gazetareve profesioniste. Nuk e di pse AGPK nuk reagon, sepse vec per interesa te biznesit te vet eshte duke e shfrytezuar gazetarine, duke sulmuar pa fakte. Nuk arriti ta marre aeroportin po e sulmon Limakun, nuk investoi edhe e humbi Grandin, tash po e sulmon AKP-ne.
  • Burgu 04.06.2012 / 17:33
    Dino, te lumte qe i hoqe kriminelte nga Grandai dhe ferma e pulave ne Lipjan. Remzi Ejupi, Pacolli...jane pasuri ne kohen e Serbise. Eurokoha eshte e pacollit e jo e pllummaxhise Remzi.
  • shabani 04.06.2012 / 17:28
    a eshte fakt se ju zoteri keni kerkuar miliona
  • albani 04.06.2012 / 17:11
    Eshte fakte qe se bashku me akuzuesit pa fakte ne gjyq duhet te paraqiten edhe mediat te cilat pa kurrfar verifikimi por me qellime te caktuara editojn keto lajme.
  • Dreni 04.06.2012 / 17:08
    Po Remzija krejt Kosova e din kon e ka ortak kriminelet ma te mdhaj shqiptar feliksat e Sabri Hamitin
  • Kosova 04.06.2012 / 17:07
    O Remzi Ejupi osht kriminel dino osht 500 her ma i paster se aj
  • artoni 04.06.2012 / 17:05
    more z.keta po thone se ti ju ke kerkur miliona,lej foret.
  • Akp 04.06.2012 / 16:57
    Bravo dino
  • Faktuesi 04.06.2012 / 16:56
    E eshte edhe fakt si duket qe ti ke kerkuar pare per me mujt ata me iu pemrbajt qatyre fakteve. Cfare reagimi palidhje.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.