Aleanca Kosova e Re, sqaron opinionin publik dhe gjithë elektoratin e saj, se dëga e AKR-së, në Fushë Kosovë është konsoliduar fuqishëm me 14 anëtarë të rinj të cilët vetëm pak ditë më parë kanë kaluar nga AAK-ja, duke rritur dhe fuqizuar Aleancën Kosova e Re atje.
"Kalimi i 14 prej 17 anëtarëve të kryesisë së AAK-së në Fushë Kosovë, në partinë e drejtuar nga z.Behgjet Pacolli, ka ardhur si rezultat i ofrimit të mundësive dhe hapësirave të mëdha për të kontribuar në proceset politike në vend. Konsolidimi i degës së AKR-së në Fushë Kosovë, ka ardhur pas vendimit që kohë më parë pati marrë. Këshillit Drejtues i AKR-së, për ristrukturimin e degës së partisë në këtë qytet konform të kryesisë së degës së AKR-së në Fushë Kosovë" thuhet në reagim
Rrjedhimisht, personat që sipas AAK-së, kanë kaluar në subjektin e tyre politik, nuk janë njerëz të AKR-së që nga data 25.02.2012 dhe absolutisht nuk përfaqësojnë elektoratin stabil të AKR-së atje.
Emrat e anëtarëve të AKR-së, të cilët kanë kaluar nga Kryesia e Deges së AAK-së në Fushë Kosovë në Aleancën Kosova e Re:
1. Shaban Ademi – pedagog (Ish Kryetar i Degës së AAK-së në Fushë Kosovë - asambleist
2. Zeqir Osmani – ekonomist
3. Misin Emini – teknik i ndërtimtarisë
4. Mirlinda Qyqalla – Zedhenese ne QKUK - asambleiste
5. Violeta Jashanica – Farmaciste
6.Lumturije Hajrullahu – Juriste
7. Hasan Ismajli – afarist
8.Ahmet Mehmeti – inxhinier i bujqesisë
9. Sherif Veseli – Inxhinier i bujqesisë
10. Ahmet Grajqevci – comercialist
11. Kadri Abdullahu – afarist
12.Pajazit Veseli – afarist
13. Arif Shabani – Gjuhë dhe lëtërsi
|