Ndodheni
Indeksonline / Lajme
13:17 / E hënë, 12 Mars 2012
11 Komente
FOL: Bukoshi nën hetime, të jap dorëheqje

Lëvizja FOL gjatë prezantimit të raportit vjetor ‘Monitoruesi i Prokurimit Publik 2011;, ka konstatuar se edhe viti 2011, është përshkuar në përgjithësi me mungesë serioziteti nga ana e institucioneve të Kosovës, të cilat nuk kanë marrë hapa konkretë dhe serioz në përmirësimin gjendjes dhe parandalimin shkeljeve, keqpërdorimeve dhe korrupsionit në sektorin e prokurimit publik, duke bërë që ky sektor edhe në vitin 2011 të jetë prijës sa i përket zhvillimit të korrupsionit”.

“Ne kemi përmendur pikërisht emrat e zyrtarëve që janë arrestuar për përfshirjen e tyre në vepra korruptive. Në lidhje më këtë rast Lëvizja FOL ka siguruar konfirmimin zyrtarë nga prokuroria së nën hetime është edhe një zyrtarë i lartë, përkatësisht zëvendës kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Bujar Bukoshi. Në vazhdën e kërkesave të Lëvizjes FOL për një qeveri të pastër nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, ne sot shfrytëzojmë rastin ti kërkojmë z. Bukoshi dorëheqjen nga ky post, sepse është përgjegjësi publike dhe do të ishte shembull që do të duhej të ndiqej nga shumë zyrtarë tjerë të vendit, përkatësisht kolegë të z. Bukoshi. Gjithashtu, kryeministri i Qeverisë së Kosovës do të duhej të jap përgjegjësi për rastet e tilla dhe për nivelin e lartë të korrupsionit që ka përfshirë të gjitha nivelet e Qeverisë së Kosovës:, ka thënë Fidan Kalaja Menaxheri i Programeve në FOL

Ndërkaq kooridnatorii projekteve, Armend Pajaziti, prezantoi rezultatet e raportit Monitoruesi i Prokurimit Publik 2011. ‘Ministritë kanë bërë shkelje të shumta ligjore në gjithsej tridhjetë(30) tenderë të ndryshëm. Ministria e Drejtësisë ka bërë shkelje ligjore në 5 tenderë, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës në katër (4) tenderë, Ministria e Forcës së Sigurisë dhe ajo e Bujqësisë në 3 tenderë, si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik në 2 tenderë. Ndërkaq, ministritë me shkelje ligjore vetëm në një tender janë Ministria e Financave, ajo e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Diasporës”.

Ndërmarrjet publike kanë bërë shkelje të shumta ligjore në nëntë (9) aktivitete të ndryshme prokurimi. Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë shkelje në gjashtë (6) tenderë, ndërkaq Postë-Telekomi i Kosovës ka bërë shkelje ligjore në tre (3) aktivitete të ndryshme prokurimi. Komunat gjatë vitit 2011 kanë bërë shkelje të shumta ligjore në gjithsej 37 aktivitete prokurimi. Komunat më me shumë shkelje janë Komuna e Lipjanit dhe ajo e Suharekës, me nga katër (4) tenderë. Pastaj vijnë komuna e Prishtinës, e Gjilanit, e Rahovecit dhe ajo e Vitisë me nga tre (3) tenderë. Ndërkaq, me nga dy (2) tenderë janë Komuna e Graçanicës, e Podujevës, e Shtërpcës dhe ajo e Kamenicës. Dhe me nga një (1) tender të vetëm janë Komuna e Pejës, e Ferizajt, e Prizrenit, e Kaçanikut, e Istogut, e Kllokotit, e Fushë Kosovës, e Mitrovicës dhe ajo e Klinës”, ka thënë Pajaziti.
 


Kendi i komenteve
  • Prizreni i lashte 12.03.2012 / 19:07
    LISTA\_RUGOVA -it Bukoshi nuk eshte King,Po HAJN edhe tucan i MADH.E sa per patriot,lloji i patriotave te tille po e shesin Kosoven.Keta duhet shpallur tradhtare te kombit shqiptare,vegla te serbise dhe te gjithe atyre qe nuk ia dojne te miren e Kosoves dhe shqiptareve
  • LISTA 2 12.03.2012 / 18:16
    E MORE LISTE MERRE ETON KOTI TA SHPIE NE SH QOJLLEN (APO ME MIRE ME TE THENE TA FLLIQE)!!! E DINE TI ME SE MIRE KETE.
  • titi 12.03.2012 / 14:48
    Po bien maskat shum ngadal por po bien.Tash e keni me rend se nga 3% e deri me sot duhet te jap llogari.Po mir kish me qen te ishte edhe Isa ministri i tij i financave nen hetime. Se vetem kshtu kish me ju kthy shpres kti populli se keqperdoruesit e djerses tyre do te denohen. Drejtesia vonon por nuk harron.
  • Flamuri 12.03.2012 / 14:35
    Komplet Kabineti i thaqit jan te korruptuar,ket e deshmon vet kryekrimineli i qeveris hashimociqi.Urgjent udhet me dhan derheqeje
  • agroni londer 12.03.2012 / 14:21
    per krejt kit pa rregullsi qe po ndoth atje ne kosove,fajet i ka kryeministrri me presidencen,sepse ne shtet e zhvillune ne momemtin qe je ner hetime ne prokuroris jep dorheqje automatikisht,nese nuk dorhiqesh vet ather publikisht ta kerkon dorheqje kryeministrri,po qeshtut osht kur ta voti ni njeri qe nuk ka er me demorakci ose nuk don me dit qka osht evropa,viq me deklarata osht kallaj me thon kosova ne evrop ose me agjend evropjane,qfar agjende osht kjo ku ni zv/kryeminister osht ner hetime per korrupcion dhe del ne pun thu se kurgjo nuk kan ndoth,ncncncnc
  • Trimi 12.03.2012 / 14:10
    Bukoshi dhe Isa Mustafa Jan baballaret e korrupcionit ne Kosov se kta 2 perseona na kan mbjell korrupcionin .
  • LDK 12.03.2012 / 13:59
    BUKOSHI ESHTE SHUME NJERI I RREZIKSHEM TOLAJ DHE KY KAN BERE VJEDHJE NE MINISTRI TE SHENDETESISE. TASH LE TA PAGUAJNE
  • LISTA\_RUGOVA 12.03.2012 / 13:58
    BUKOSHI EHSTE KING SKA KUSH CKA I BEN . TE GJITHE ATA QE E LUFTOJNE KA ME I RRXU SEPSE EHSTE NUMER 1 BUKOSHI . PATRIOT NDERSA KETA TJERET VEQ MUNDEN ME U LODH
  • NEVZAT 12.03.2012 / 13:57
    KJO KREJT ESHTE LUFTE E MADHE TOLAJ DHE BUKOSHI KUNDER HASHIM DESHISHKUTDHE ldk ISTAVE . KUSH PO FITON TE SHOFIM . LDK PO SHKATERROHET CDO DITE E ME SHUME, BUJARI PO E SHKATERRON
  • Besiani 12.03.2012 / 13:56
    Bukoshi: "PUSHTETI DO KONTROLL"!, ky ishte slogani i Bukoshit kur kandidonte per deputet ne zgjedhjet nacionale!
  • Hashimi 12.03.2012 / 13:44
    Bukoshi eshte nen hetime por ai eshte ber shok me Hashim Thacin per ta mbrojtur nga hetimet per vrasjen e njerzve te Bukoshit nga ana e SHIK-ut. Keta "ish armiq" i ka bashku interesi dhe friga nga burgu
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.