Ndodheni
Indeksonline / Lajme
22:19 / E hënë, 27 Shkurt 2012
38 Komente
Ashton për Kosovën: Njëherë studim i fizibilitetit, pastaj shohim

Dialogu i Brukselit solli frytet e para. Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së zhvilloi një debat pozitiv për t’i dhënë statusin kandidat Serbisë, vendim që kalon të martën nga Këshilli i çështjeve të përgjithshme.Pasi lavdëroi presidentin serb Tadiq dhe kryeministrin kosovar Thaçi, shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton u tregua e paqartë në premtimet për Kosovën, kur u pyet se a do të mundet vendi të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me 27 vendet e BE-së, njësoj si me të gjitha vendet e tjera të rajonit.

“Ka disa hapa të ndryshëm gjatë rrugës dhe ajo çfarë Komisioni propozon quhet Studim Fizibiliteti, që është pjesa e parë fare, e cila sheh nëse ke potencialin për të pasur një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi. Kjo nuk do të thotë se do të ndodhë, dhe as se nuk do të ndodhë. Këtë do të na e thotë Studimi i Fizibilitetit”, deklaroi Ashton.
E pyetur dy herë se a do të ketë Kosova fuqi nënshkruese me 27 vendet e BE-së si shtet sovran pas Studimit të Fizibilitetit, Ashton tha se çdo gjë do të bëhet hap pas hapi, në fillim studimi nëse vendi është i aftë, pastaj do të shihet për hapat e tjerë.

“Ju thashë se jemi në fillim fare të procesit dhe nesër, gjatë mbledhjes së Këshillit të çështjeve të përgjithshme, do të ketë një diskutim për Serbinë dhe pastaj do të shohim dhe marrjen në konsideratë të Kosovës, pasi janë dy diskutime të ndryshme”, tha Ashton.

“Nuk dua të parashikoj konkluzione të takimit, por ajo që mund të them është që Komisioni është shumë i gatshëm për të lëvizur përpara me Studimin e Fizibilitetit dhe siç e ka thënë, do ta bëjë një gjë të tillë. Dhe pastaj do të shohim cilat do të jenë rezultatet dhe nëse ato do ta çojnë Kosovën drejt hapave të mëtejshëm”, nënvizoi shefja e diplomacisë evropiane.

Ashton mbajti edhe një konferencë të veçantë për shtyp me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq në Bruksel, ndërsa gjatë javës pritet të takohet edhe me zyrtarë të lartë nga Kosova. /tch/

 


Kendi i komenteve
  • njoni 28.02.2012 / 15:23
    Ku ishit dje , mos u ankoni tash si grat e kqija neper internet . Po shihen rezultatet e punes se Hashim anlfabetit dhe qeveris se tij kuislinge .
  • e tash pritni 28.02.2012 / 13:10
    e tash populli shqiptaromagar prit deri sa te del bar ne sahar, po popull koktul ishum kan. me vjen me vjelle per arsyen qe jam kosovar. 12 vite pa rryme 12 vite skamje varferi, 12 vite populli kosovar ka hanger vetem bar dhe ka shiku se si udheheqesi e vet vetem ka vjedh dhe ka genjy , dhe prap ky popull koktul do te vazhdoj pritjet e kota.
  • Dielli 28.02.2012 / 12:28
    Per 5 vjet serbia ne BE. Pas 50 vjete kqyrim e shofim per Kosoven. Keshtu ka dashte edhe thaqi. Pse? Po me hy ne BE e me i hjeke vizat skish mund ma me sundue Kosoven si mbret.Frigonu se para zgjedhjeve mos po e shpalle Kosoven mbreteri e vetveten mbret si ahmet zogu. (te gjitha shkronjat e vogla jane perdorur me qellim}" O populli im o bagetia ime" thenje te shkinakve qe po e perdor thaqi ne kohen e sotme me ne .
  • Ilir Krasniqi 28.02.2012 / 11:36
    E qetash Bac u kry!!!
  • fisi 28.02.2012 / 11:24
    Une nuk e di pse disa e akuzojne Europen,e nuk kthehemi nga vetevehtja e te pyesim se a jane perfaqsuesit tane ata qe ne fakte i ndihmuan serbise qe te marre statusin e kandidatit?,edhe perkunder fajsise si shkaktare e 3luftave te fundit ne ballkan,edhe per luften dhe gjenocidin qe e shkaktoi ne Kosove,sa akuza ju bene serbise neper gjykata te ndryshme nderkombetare per te gjitha ato dame dhe te zeza qe serbia ja shkaktoi Kosoves dhe popullit te saje,asnje e vetme!,perkundrazi serbia morri iniciative,duke e akuzu viktimen per ato gjera qe i beri vete si agresore e "xhelate".
  • gjergji 28.02.2012 / 10:55
    hashimi e futi serbin ne BE bravo baca hashim se nime u kry
  • Fini 28.02.2012 / 09:39
    Po ju a spe shihni qfar ftyre parahistorike ka kjo eshton a.po kete se kan qi shiptart po e kan qi shkiet tash del e i jep te drejta serrbis me gjith at masaker qe e beri ne bosnje dhe kosov po qfar europe e mutit asht kjo kur pranon kriminel ne te, ne jemi pak si mangu se kurr ne europ skisha pranu me hy me kriminel.
  • BALI 28.02.2012 / 09:24
    Oj shtrige , e dim se ju zorin ma te madh e keni te serbia , eshte nencmues fakti se e gjith diplomacia europiane jeni vu ne dispozicion te sebise per ta pranuar ne europe , keni shkiuar aq larg sa po e lutni serbine , shifet kjarte se po sakrifikoni Kosoven per serbine .
  • nijazi 28.02.2012 / 08:58
    emoj vlor mos e flliq emrin evlores shipris.pse po shkoni me enver hoxhen si lypsa ne be edhe spojaurasni iq ama kur po vini.ne ks veq po rrani jo ne ket muj jo ne at muj e marrim e erdh dimni tijeter e as gja nuk merrem tung ju preshendej jemu shum te zhgenjyer me hashim orederin tredhtarin analfabetin..
  • trimi 28.02.2012 / 08:52
    bravo qashtu duet serbi fitove me hashim leshin fitove ne korriz te shiptarve edhe statusin kandidat.kurse na kosovart veq rrana te hashimit kurse ajo vlora qitaku kur shkon ne BE ME ENVER HOXHEN OBRE PO ME VIJEN MARRE KUR I SHO SI LYPSA SHKOJN NE BE I LUSIN SA HER QE TE SHKOJN KURSE SERBIN VET BE PE LUT NE KORRIZ TE SHUPTARVEkadenijer i tham vetes pse jam shiptar.
  • Dreri 28.02.2012 / 08:36
    Pritni pritni, avash avash, per 500 vjet ja kthyem shpinen Evrpoes dhe ishim me lindjen. Avash Avash, elhamdylilah.
  • Shkurti 28.02.2012 / 08:30
    Po pra shkijeve privelegje ne kurriz te tjeterkujt, shkijet vrane, dhunuan, dogjen oseme mire te themi beri gjenocid per gati 20 vite ne Ballkan e ju e shperbleni. Kurse na shqiptaret i besojme verberisht dizejnuesve te ketyre masakrave EVROPES shtrige dhe SHBA-ve. O popull nese na nuk e permisojme veten nuk na permisohet gjendja, O popull nese na nuk e respektojme veten keshtu cfare jemi askush nuk do te na respektoj. Mos i besoni pseudopatritave te cilet kane nderruar kimen nga Nacional Komunstat kaluan ne Nacional krishtere dhe genjejne popullin. Qendroni keta qe jeni dhe mos ndryshoni per hater te premtimeve fallco te Evropes. Evropa eshte lavire dhe kete e ka deshmuar shpesh mbi kurrizin tone. Kujtoni se cfare na kane bere dhe mos harroni jane ne gjendje te na e bejne prap.
  • petriti 28.02.2012 / 08:18
    studimi i fizibilitetit ne Shqiperi ka fillu me 1992 , paramendoni sa kohe i duhet tu Kosoves* tash
  • ag 28.02.2012 / 08:12
    hajt se sa te o gjermani nkam stka hi serrbia nBE brinat mi dal hiq mos tjau nin , a i kan rre kforin gjerman nmitrovic u kry a spe ngjini gjermanin ju hala folim apet :)
  • genci 28.02.2012 / 08:12
    Baronesha thote te shohim...shume interesant edhe sa duhet te shohim edhe sa duhet te presim, ne si shqiptare apo ka ardhe momenti qe ti marrin DYZGINAT ne duart tona, sepse ne qdo dite po humbim e asgje nuk po fitojme,por si tha nje parafoles me heret vetem rrime edhe pime makiato, e kurse dergojme nejrez per bisedime qe nuk dine me lexue mire edhe kthehn ne kosove me koken larte kinse qa kame arrite une askush nuk ka arrite....O POPULL A JENI GJALLE A JO....DERI KURRE.pORTESTA E VV dje me perkujtoi vitin 1981 KOSOVA REPUBLIKE e cila u perserit edhe dje ne shekullin 21 ne vitin 2012, ne ende mirremi me demonstrata..deri kure.....edhe sa.....
  • agroni 28.02.2012 / 05:11
    Ja realiteti i mareveshjes se si e sheh BE Kosoven. klikoni ne adresen e meposhtme http://www.dw.de/image/0,,15700685_401,00.jpg
  • Djali 28.02.2012 / 01:24
    Nuk po kuptoj cka kemi ne qe ankohemi ne Qeveri. Nuk ka faj aspak qeveria e kosoves. Fajin e kemi ne vet, askush tjeter. Poshtrohemi cdo dite me fusnota, tash po na thojne se per liberalizim e per integrim duhet kohe, disa dhjetera vite, kurse cka ben populli? Asgje. rrin dhe pin makijato. Prandaj asgje nuk po na bejne cka e lypim ne.
  • erlisa 28.02.2012 / 00:42
    o sa mir besoni u knaqa a ishalla kurre as autonomi nuk kem e jo ma shum qeshtu e keni sa ti leni hajnat me ju vjedh edhe buken egojes e jo shtetin
  • fut nota 28.02.2012 / 00:28
    Kjo i bjen "prit magar deri sa te del bari e kure te del bari cofe magari"
  • benigyrbet 28.02.2012 / 00:09
    me kete se qka thot zonja Ashton dmth. Kosova me gishta ne Byth. Kurse Shqipfolesit qe e adhurojne kete Qeveri qe perkrahin Serbine Milionera nen Kushtetute te Serbise, e ne anen tjeter Shqipetaret e vertet me kamxhik Shpines.
  • leoni 27.02.2012 / 23:56
    Qdo dite e ma shum po binda qe Hashimi nuk eshte tradhtar, pasi aj nuk eshte shqiptar qe me tradhtu intresat e shqiptareve, aj eshte serb, dhe eshte atdhetar i serbis.
  • Erdoni 27.02.2012 / 23:54
    Nuk mund te anetaresohesh ne BE me nje status te paqart.Marreveshja per Footnote eshte nje adoptim i rezolutes 1244 qe detyrimisht e dergon Kosoven dhe Serbine ne nje konferenc nderkombetare per statusin perfundimtar te Kosoves.
  • hasa@hysa 27.02.2012 / 23:34
    E KEM HONGER SI HOGJA LLOKUMIN, GZOHI O PYDYKEJCA ,QOHI NGRIHI TUPANAT SE DERZHAVA E DASHNE E JUV SHKOJ NE EU. TASH QOHI E LIVDOHI ME SUKSESET E JUJA,KRENOHI ME ESAT HASHIM PASHEN ME KOMPANI!!! KREJT E BAFSHIM ME SHNET,SE JEM NEJT PARA TV SOT,TUJ KQYR KUSH PO I NZJERR GESHTAJAT PI ZJERRMI,SE MOS PO NA HI NAJ THERR NKOM,NVEN SE ME DAL E MI LARGU FUSNOTLINJT . TASH EUROPEN MUJM ME PA ONDERR.
  • Budallaki 27.02.2012 / 23:13
    Pse nuk proteston populli por i ka shti veshet ne lesh? A e shihni sa e mashtruen Thaqin per Serbi
  • o sa mire 27.02.2012 / 22:58
    O ky popull budall nuk e meriton me shume se vitet e 90... Po ja u rras hashim drenica me kriminelat e uck dhe shikut dhe prap nuk shprehen kunder tij.sot ishim vetem 900 veta ne protest psh Edhe shume pak kohe kosovo konfederat me serbin kurr e pavarur jo. Shpetimi i vetem eshte bashkimi me Shqiperine
  • Jetoni 27.02.2012 / 22:55
    Pritni tash?!?
  • Rrebeli 27.02.2012 / 22:53
    E ku ku pe kosoven kush asht met mena pri! Qe tradhtit e Thaqit me ata zagart e vet na shiten Kosoven per 1000 vjet. Boris Dadiqi shkon ne Bruksel me burra te shtetev te bashkomit evrupjan per serbija me marr kanditaturen ne EU, E ky marrja jon Thaqi shkon ne Prizeren me mbulu (fshef) kurrupcionin te ju kerrcnu prokurorve. E ajo kudra Edita Tahiri ska ftyr me u kthy ne Kosov ka met veq naper Industristrasse te brukselit tuj u shit! Ku ku per ne, po kush ka me na prezante ne Evrop? a din kush mena tregu nji burr, qe si ka durt te lyme ne GJAK ose KORRUPCION. Kqyre shka jan te shkry sod gazetat e Evrops? Hashim Thaqi-Gjavit Haliti krye organizatoret e Droges,prostitucionit, armve,mafijes me qenje njerzore, e shum e shum te tjera, Azem Syly rreth 500mij. sfr. i ka marr nga shteti si i smut mendor, e sa ka e ka. Ishalla veq Zoti na nimon se saper udheheqsa te Kosoves i kena la durt!
  • Surla 27.02.2012 / 22:49
    Ja se cka fituam me pranimin e 1244. Thene shkurt " t'trasht e Surles"......
  • fatoni 27.02.2012 / 22:47
    Ngerrkkkk, qishtu ta ngul evropa. Apet shkoni nenshkruni me serbin ngerrkkk
  • krrrk 27.02.2012 / 22:46
    Krrrrk 1244 per kurgje.jo tani miqesi me BE e SHBA..ku je o hashim.drenica me hajna e kriminelat e pdk e shikut
  • eki 27.02.2012 / 22:46
    Hashim ta nguli kjo :)
  • fueka 27.02.2012 / 22:38
    e moj vlore moj vlore hahahahahah
  • Arbeni 27.02.2012 / 22:36
    haha mire ja kan be thacit se ka mendu si ka me fitu Viza se per me hy ne BE le ta harrojm, por tash as kurgjo hiq dhe serbia fitoj BE statutin masi thaci e pranoj 1244, qe tash kosova izolume 1244UNMIK e serbia ne BE, Urime Thaci
  • agronkoshi 27.02.2012 / 22:36
    qudi more burra thaqi na tha se tash jemi me afer ,,,e po del qe nuk eshte ka na fute kush veq qat te futne te nores qe na beri thaqi
  • Arbeni 27.02.2012 / 22:36
    haha mire ja kan be thacit se ka mendu si ka me fitu Viza se per me hy ne BE le ta harrojm, por tash as kurgjo hiq dhe serbia fitoj BE statutin masi thaci e pranoj 1244, qe tash kosova izolume 1244UNMIK e serbia ne BE, Urime Thaci
  • alberti 27.02.2012 / 22:28
    Hashim Fusnota Shiko qfar perkrahje nga zonja Ashton...... hashim* *kriminel
  • Dina 27.02.2012 / 22:24
    Te rahatojm njehere Serbine masi ja qelet ju (kosova) rrugen e tani shohim. Pritni ju, jeni msu me prit. Faqja e zezeeeee. Shkrimi i Augustin Palokaj ne KohaDitore sot, e pasqyron me se miri, ate se si shihemi edhe trajtohemi ne nga Evropa.
  • kosovari 27.02.2012 / 22:24
    Mo bre ashton se i deshprove keta gungllat e kosoves qe besonin ne -Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit-
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.