Ndodheni
Indeksonline / Lajme
20:55 / E hënë, 27 Shkurt 2012
7 Komente
Fytyra e përgjakur e ‘vrasësit’ të Putinit

Dy persona janë arrestuar në Ukrainë pasi dyshohet se kanë përgatitur një atentat ndaj kryeministrit rus, Vladimir Putin.

Televizionet kanë transmetuar pamje dramatike të çeçenit Adam Osmayev, gjysëm i zhveshur dhe i plagosur, pasi është kapur nga forcat speciale në qytetin ukrainas Odesa.

Në gjunjë, me kokën e përkulur, ai rrëfehet: “Qëllimi ynë ishte që të shkonim në Moskë dhe të vrisnim kryeministrin Putin. Afati për këtë ishte pas zgjedhjeve presidenciale ruse”.

Osmayev ka qenë në listën e të shumëkërkuarve në Rusi për shumë vite. Arrestimi i dy të dyshuarve u bë nga shërbimet speciale ukrainase pasi një shpërthim eksplozivi muajin e shkuar në një apartament në Odessa la të vdekur një të dyshuar të tretë për aktin terrorist.

Zbulimi u bë në javën finale të zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Osmayev, 30 vjeç, ishte në mision për të vrarë Putin i dërguar nga Doku Umarov, lideri rebel çeçen. Në laptopin e tij u gjetën pamje të eskortës së Putinit. Osmayev tha se pamjet e eskortës u shërbenin për të kuptuar se si mbrohej presidenti. Televizionet ruse thonë se Osmayev ka treguar edhe vendin ku ishte vendosur tashmë eksplozivi, pranë një shëtitore ku kalon eskorta e Putinit. Një zyrtar tha se eksplozivi mund të çante në dysh edhe një kamion.

type="_moz" />  


Kendi i komenteve
  • teti 29.02.2012 / 11:39
    ati fin mos ha kar se ska tbaj kurgjo kjo me thaqin po mo komento pa lidhje veq kishe po di diqka
  • FinI 28.02.2012 / 09:31
    Na e shtinum serrbin ne europ vet me dor tone.Mister thaqi ja dha nenshkrimin.Tash per neve po thojn pritni te kqyrum qysh po bahet.
  • viktima 28.02.2012 / 00:42
    rrene e madhe ruse
  • jeta 27.02.2012 / 23:40
    ky esht viktim . e kan marr dikun e ja kan ly kishe ka desht me vra putin qenin. propagand e keqe . edhe ju po merrni me to
  • niko 27.02.2012 / 23:39
    Valla shkijet boll te kqi jane, por as ne ma te mire nuk jemi, bile shume ma te keqi jemi! Askushe ma mire se ne nuk e shkateron shtetin e vet me mire se ne, per shkatrimin e vendit e kemi vendin e pare ne Ballkan, e mos te flas per Evrope.
  • shqipari 27.02.2012 / 23:21
    ku se paskan myt at qen putini se ipaskan zan per pak se kejt e vropa eshte nxor prej ati qeni
  • PRIZRENI 27.02.2012 / 22:05
    SHKIJET E RUSET JAN NI FAR E PJELLES SE KEQE MJER EVROPA KON PE SHTIN NE EVROP
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.