Ndodheni
Indeksonline / Lajme
08:56 / E shtunë, 28 Janar 2012
2 Komente
Kosovarët 1.7 miliard euro kredi, 2 miliardë depozita

Njëri prej sektorëve më profitabil në vend, vazhdon të jetë ai financiar. Si rrjedhojë e kësaj edhe mundësia për kreditim nga ana e bankave sa vjen e rritët. Besnik Kada, zëdhënës në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), ka njoftuar për “Tribuna Shqiptare” se vlera e kredive të lëshuara gjatë vitit 2011 ka arritur shifrën e 1 miliard e 675 milionë e 580 mijë euro, ndërsa kreditë në të njëjtën periudhë të vitit 2010 kapin shumën e 1 miliard e 435 milionë e 405 mijë eurove.

E veçanta e kredive gjatë vitit që e lamë pas ishte se përderisa në vitin paraprakë rritjen më të theksuar e kishin shënuar kreditë për ekonomitë familjare, ndërsa shtrëngimi i kredidhënies kryesisht kishte peshuar mbi kreditë për ndërmarrjet, gjatë gjysmës së parë të vitit 2011 ishte pikërisht kreditimi i ndërmarrjeve private promotori kryesor i rritjes së nivelit të përgjithshëm të kredive të lëshuara nga sistemi bankar.

Përveç rritjes së kredive gjatë vitit që e lamë pas, rritje kanë shënuar edhe depozitat vlera e të cilave kalon mbi 2 miliardë euro. Gjatë vitit 2011, lëvizja e normave të interesit u karakterizua me një tendencë të lehtë rënëse si për normat në depozita ashtu edhe për normat e interesit në kredi.
 


Kendi i komenteve
  • GOLLAKU 28.01.2012 / 19:02
    PO QKA DIN TI O DEBILL SE CKA ESHTE DEPOZITI E CKA ESHTE KREDIA? SA LEK I KE DEPOZITUA NE JETEN TENDE? MOS FLLIQ ME AT QENEF, KUSH JE TI TI QUASH FLLIQTANA SHQIPTARET?.
  • turp e turp per shqiptar. 28.01.2012 / 11:23
    o flliqtihonja shqiptare gjithmon ka kukat qe ska, e paret me these i ka depozitu neper banka ,buke e krype hane shqiptari per inati te kojshise me marru shpine ma te madhe e ma te mire se kojshija e tij,veq i lutna evropes qe eshte ka e dine qka eshte ky popull mos me lane kurr drite me sy me pa veq ne burg me lone.
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.