Ndodheni
Indeksonline / Lajme
21:52 / E diel, 15 Janar 2012
66 Komente
Shteti “gjunjëzohet” para njerëzve të pushtetshëm
Hotel Victory

 Biznesmenët Bedri Selmani e Shaip Muja, ish-këshilltarë të Hashim Thaçit, kanë ndërtuar biznese private në pronën e Ndërmarrjes Shoqërore “Auto Prishtina”. Të dy biznesmenët, Muja deputet aktual e Selmani ish-deputet, nuk paguajnë qira për shfrytëzimin e kësaj prone. Agjencia Kosovare e Privatizimit asnjëherë nuk ka bërë raport për këtë Ndërmarrje Shoqërore pasi që dy kompani private, sipas zëdhënësit të saj, e uzurpuan “Auto Prishtinën” para 13 vitesh.
Kryeministri i vendit Hashim Thaçi në objektet e “Hotel Victory” i mban mbledhjet e Këshillit Drejtues e ato të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe mesazhin për zero tolerancë ndaj korrupsionit Thaçi e ka dërguar kur është gjendur në ambientet e këtij hoteli, gjatë vitit2011. E, objekti ku mblidhet për tu mobilizuar partia e kryeministrit Thaçi është ndërtuar kundërligjshëm.

Pronari i “Hotel Victory” Bedri Selmani sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka uzurpuar pronën shoqërore për të ngritur këtë biznes privat. AKP e më herët Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) për 11 vjet rresht nuk ka mundur të “zbarkojë” në këtë objekt ku i mban mbledhjet partia që drejton qeverinë sot.

Prona e objektit ku është e ndërtuar Victory është pronë shoqërore e ndërmarrjes “Auto Prishtina” por është uzurpuar pas luftës nga biznesmeni Selmani që në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës mbante pozitën e këshilltarit për çështje ekonomike të Kryeministrit Hashim Thaçi.

Afër këtij hoteli operon restorant “Te Rrethi”. Në katin e dytë të objektit ku është i vendosur ky restorant ka zyret kompania Ci-Kos që merret me tregtinë e metaleve e që është pronë e Fatmir Mujës, vëlla i deputetit të PDK’së Shaip Muja që ishte këshilltar i kryeministrit Thaçi prej vitit 2008 deri më 2010.
Ish-këshilltari i Thaçit, sipas ish-drejtorit të Auto Prishtina Aziz Sefedinit, menjëherë pas luftës ndërtoi restorantin “Te Rrethi” në pronë shoqërore. Për veprimet e ish-këshilltarëve të kryeministrit është e njoftuar edhe Agjencia e Privatizimit që është pronare e Ndërmarrjeve Shoqërore.

“NSH Auto Prishtina që nga viti 1999 është e uzurpuar nga dy kompani private”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Privatizimit Ylli Kaloshi. Hapësira e kësaj ndërmarrje sipas AKP-së është 1 hektarë e 61 ari.
Një raport monitorimi e një vlerësim i aseteve të kësaj ndërmarrje nuk është bërë asnjëherë nga Agjencia e Privatizimit. “AKP nuk ka bërë Raport Monitorimi lidhur me NSH “Auto Prishtina” ngase Ndërmarrja Shoqërore ‘Auto Prishtina’ është e uzurpuar dhe nuk është e komercializuar”, ka deklaruar Kaloshi.

Nuk dihet as koha kur kjo ndërmarrje shoqërore do t’i nënshtrohet privatizimit. AKP’ja e pret lejen e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për ta shitur këtë ndërmarrje shoqërore pasi kishte ngritur padi ndaj uzurpatorëve. Ende nuk ka marrë një përgjigje se kur mund të privatizojë ndërmarrjen “Auto Prishtina”.

“Ekziston një padi e ngritur në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe ndërmarrja do të futet ne procesin e privatizimit varësisht nga zhvillimi i procesit gjyqësor e ngritur në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Privatizimit.

Kjo ndërmarrje shoqërore deri në vitin 1991 kur u ndërpre puna pas largimit me dhunë të punonjësve të saj ishte e vetmja shtëpi e autorizuar në Kosovë për shitjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e veturave si dhe kontrollimin teknik të automjeteve të tipit "Magirus". Po ashtu Auto Prishtina ishte auto servisi i autorizuar për shitjen dhe mirëmbajtjen e veturave “Zastava”, “Iveco” e “Opel”.

Historia e uzurpimit nis me Azem Sylën

Objektet e kësaj ndërmarrje shoqërore në korrikun e 99’ës do të përdoreshin për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme. Kështu kishte vendosur Azem Syla. Ai mbante pozitën e Ministrit të Mbrojtjes dhe nënshkroi vendimin më 22 korrik të atij viti. Vendimi i tij atëkohë do të hynte në fuqi 5 ditë para nënshkrimit të tij. (Shih dokumentin).

“Lokali i Servis Prishtina pranë restorant ‘Breta’ duke filluar nga data 17 korrik 1999 kalon nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Ish-punëtorët e këtij servisi që dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë në këtë lokal mund t’i drejtohen me shkrim Komisionit Drejtues të këtij servisi i cili drejtohet nga z. Sabit Zogaj”, thuhet në këtë vendim që e ka siguruar Gazeta JNK.

Syla nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetës rreth këtij vendimi.

Aziz Sefedini që atë kohë mbante pozitën e drejtorit të Auto Prishtina kishte mbetur i pakënaqur me vendimin e ministrit të mbrojtjes. Tri vite më vonë në një shkresë dërguar shefit të policisë së UNMIK’ut Sephan Feller do t’i kallëzonte atij për shkeljet ligjore që kanë ndodhur në këtë Ndërmarrje Shoqërore. Sefedini tregon për largimin e tij nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje dhe për uzurpimet që janë bërë në pronën e Auto Prishtina. (Shih dokumentin).

Bedri Selmani, sipas tij, një pjesë të objektit të NSH Auto Prishtina e regjistroi si pronë private që e emëroi hoteli “Viktoria”.

Shaip Muja, sipas tij ndërtoi objektin “Te Rrethi”, prej 500 metër katrorë në pronë të NSH Auto Prishtina.
Sefedini shkruan se Bedri Selmani i kishte bërë presione që të largohet nga puna.

“Bedri Selmani këshilltar i z.Hashim Thaçi për politikë ekonomike kërkonte të marrë këtë NSH dhe bënte presion që unë të largohem nga puna...”, shkruante Sefedini më datën 30 shtator të vitit 2002.

Sefedini thotë për Gazetën JnK se një letër për papajtueshmërinë e tij me vendimet e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës i’a ka dërguar edhe Azem Sylës.

“Në nëntor (1999) do t’i shkruaja Azem Sylës. Aty i them se largimi im nga puna pa një aktvendim paraqet shkelje të ligjit”, ka thënë Sefedini duke shtuar se nuk kishte marrë një përgjigje nga Syla për shkresën e tij zyrtare.

Një letër tjetër atë kohë ai do t’ia dërgonte Parlamentit të Kosovës, Presidentit e Kryeadministratorit ku propozonte që objekti i kësaj ndërmarrje të shfrytëzohej nga Policia e Kosovës pasi që ka pozitën më strategjike në Prishtinë për të vëzhguar qytetin.

“Nuk kam marrë përgjigje për këtë përveç një premtimi të Michael Steiner’it (shefit të UNMIK’ut) i cili më vonë do të zmbrapsej”, ka thënë Sefedini.

Një problem tjetër atë kohë Sefedini ka thënë t’i ketë dalë me njërin prej zyrtarëve të lartë të PDK’së, Rrustem Mustafa - ‘Remin’.

“Ne ishim kthyer pas luftës dhe kishim filluar të operojmë. Pas një kohe, është fjala për qershorin e 1999, do të vijnë disa njerëz. Ata më marrin dhe më çojnë në Kolovicë. Aty një person do të më bënte pyetje të tipit “A e njeh Rrustem Mustafën e Zahir Pajazitin e kush na ka çliruar neve?. Më thanë a mund ta nënshkruash një deklaratë ku do ta pranoj se është NATO ajo që na ka çliruar e jo UÇK-ja”, ka thënë Sefedini. “Nënshkrimi i kësaj deklarate nuk ishte i preferueshëm në 99-ten”.

“Më vonë do të mësoja se ishte Rrustem Mustafa ai që më kishte marrë në pyetje. Edhe diçka tjetër do të mësoja më vonë. Në 99-ten ishte bërë luftë mes Llapit e Drenicës se kush do ta uzurponte ‘Auto Prishtinën’ ”, ka deklaruar Sefedini.

Njëri prej nënkryetarëve të PDK-së Rrustem Mustafa –Remi thotë se Sefedini mund ta ketë ngatërruar me dikë tjetër “Jo, unë nuk kam lidhje me atë njeri. Nuk e njoh. Kushedi si më ka ngatërruar. Lidhje nuk kam me të”, ka thënë Mustafa.

Për vendin ku është i ndërtuar hotel ‘Victory’, Mustafa ka thënë se nuk është në dijeni që ka qenë ndonjëherë ndërmarrje shoqërore.

“Nuk e di që ky objekt është i uzurpuar. Mund të jetë. Mund të jetë dhe financues i PDK-së. Unë nuk e di. Unë për vete rri më shumë këtu se në çdo vend tjetër. Kjo ndodhë sepse e kam shumë të lehtë që prej këtu të lëviz me makinë”, ka deklaruar Mustafa deri sa flet pikërisht nga hotel "Victory".

Bedri Selmanin thotë se njeh e pinë kafe me të por nuk e zgjatë më shumë me të.
Uzurpatorë të pronave shoqërore sipas Mustafës nuk do të dalin njerëzit që kanë qenë ushtarë të UÇK-së.

“Asnjë ushtar i UÇK’së nuk do të dalë mbrapa asnjë uzurpimi. E kam fjalën për ata që kanë luftuar krejt kohën. Mbrapa uzurpimeve do të dalin ata që kanë ndenjtë jashtë e janë kthyer prej diasporës dhe kanë uzurpuar objekte”, ka deklaruar Mustafa.
Shaip Mujën pjesë e batalionit të mjekëve të UÇK-së që ka ndërtuar një objekt në pronën e kësaj ndërmarrje Mustafa nuk e llogarit për ushtarë të UÇK’së.

“Pse a ka luftu ai a?”, shprehet Mustafa për Mujën.

Dy ish-këshilltarët e Thaçit, Selmani e Muja, nuk kanë dashur të komentojnë rreth çështjes së uzurpimit të “Auto Prishtina”.

Muja, aktualisht deputet i PDK’së, nuk ka dhënë një përgjigje me arsyetimin se nuk mund të bëhet kujdestarë i gazetarëve për të dhënë përgjigje sa herë e kërkojnë një gjë të tillë. E Selmani, ish-deputet i PDK-së, është arsyetuar se ndodhet jashtë vendit dhe nuk mund të komentojë për këtë çështje.

Veprimet e Mujës e Selmanit nuk i ka komentuar shefi i tyre, Kryeministri Hashim Thaçi. Këshilltarët aktualë të tij Lirim Grajqevci e Abelard Tahiri nuk kanë kthyer një përgjigje për pyetjet që i janë adresuar kryeministrit të vendit.
Drejtori i Auto Prishtinës nuk e lyp qiranë
Drejtori aktualë i Ndërmarrjes Shoqërore “Auto Prishtina” Islam Selimi ka thënë se e di që dy biznesmenët në bazë të rregullave duhet të paguajnë qira për shfrytëzimin e pronës. Këtë nuk e ka kërkuar kurrë nga ta.
“Nuk ki as pse me i thanë. Nuk paguajnë, jo. Rrjet janë. Tash është problem mi ndalë. Po bash për këtë punë po rri unë këtu për me iu ba rezistencë që bile njërën pjesë të ndërmarrjes me ruajt prej uzurpimit”, ka deklaruar Selimi. Për vëllezërit e Shaip Mujës thotë se i ka shokë por qiranë nuk ua lyp sepse, sipas tij, nuk e paguajnë kurrë.
Ai thotë për Bedri Selmanin se e ka mbështetjen e njerëzve të fuqishëm për të bërë biznes.
“Mbrapa Bedri Selmanit qëndron Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Rrustem Mustafa. Përndryshe kush do të guxonte të uzurpoj një hektar e gjysmë në vendin më të mirë të Prishtinës pa paguar asnjë cent për qira”, ka deklaruar Selimi.
Vetëm Mustafa ka mohuar këtë lidhje kur është pyetur për këtë. Të tjerët nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Gazetës JnK.
Drejtori i kësaj ndërmarrje shoqërore ka thënë se me Selmanin ka pasur probleme edhe më herët.

“Selmani që është vet uzurpues më pat ngritur padi mua se e paskam uzurpuar unë ndërmarrjen. Po unë e kom përzënë hetuesin se është nipi i Selmanit”, ka thënë Selimi.

Kur të nisë procesi i privatizimit për këtë ndërmarrje shoqërore, thotë Selimit, askush nuk do të guxojë të ofertojë për blerjen e saj.
“Kush i shti paret në këtë pronë? Ai (Selmanaj) ka me i largu krejt investitorët e interesuar duke i bindë që ka investuar aty dhe tash i takon”, ka deklaruar Selimi.

Aktualisht në “Auto Prishtina” marrin paga 30 deri në 40 punëtorë varësisht prej të ardhurave të qirasë nga pjesa e pa uzurpuar e kësaj ndërmarrje shoqërore.

Më herët ndërmarrja kishte mbi 70 punëtorë në kohën kur aty servisoheshin automjetet. Pagat e punëtorëve ishte planifikuar të siguroheshin në vitin 2000 përmes një marrëveshje të lidhur me Bedri Selmanin.

Më 5.04.2000 është nënshkruar kontrata në mes të Auto Kosovës pronë e Bedri Selmanit si investitor si dhe Auto Prishtinës si ndërmarrje shoqërore.

Në bazë të marrëveshjes Selmani obligohej të paguante 19 mijë euro në muaj për të gjithë punëtorët. Të gjithë punëtorët mbeteshin në marrëdhënie pune e ktheheshin të gjithë ata që janë larguar me dhunë gjatë viteve të 90-ta.

Çështja e pronësisë do të mbetej e pandryshueshme me status NSH-je deri në aprovimin e ligjit mbi privatizim. Marrëveshja do të shkëputej zyrtarisht në 2003-ten pasi Selmani nuk e kishte respektuar atë që e kishte nënshkruar në prill të 2000’s.


Nga Tinka Kurti dhe Parim Olluri për Gazetën Jeta në Kosovë


Kendi i komenteve
  • turp 25.10.2012 / 23:53
    duhet mi ardh marre rexhep selimit me fol per hashim thaqin per korrupsjn mi than hajn e nuk e sheh vllaun e vet islam selimin qfar hajnie osht tu bo nauto prishtin as ni puntorit nuk ju jep rrog e rexhep selimi nle ti thot vllaut tvet qa po ju bon puntorve krejt auto prishtinen e ka vjedh e e akuzon bedri selmanin marre duhet mi ardh ati lahperi bre prej zoti i ardht qysh spo vin krimet ekonomike mi vet puntor qa po ju bon islam selimi sa ka thyra sa dalje a po ju lshojn faktur qiragjive mbi 6000ero jon qira edhe tjetra qysh mundet me kan drejtor qe 13vjet a shohi akp a jo dhe e kisha lut akpn nlet vjen me menagju se vllau deputetit islam selimi e honger krejt bre nfyt imet veq euleksi mun me lan nfyt ati pisi se imuyti puntort e mjer qe kan punu qe 35 vjet marre marre marre i koft e kuku per deputetin kon e ka vlla e fol nparlament per hajna e se she vllaun e vet
  • dina 16.09.2012 / 16:20
    @rifa tinkes nuk ke nevoj me ja mush veq pak me ja lag e mek krejt
  • xpersoni 02.04.2012 / 16:13
    ju qe po komentoni palidhje veq ma berlloga jeni sot me zan ni karrik ju e shitni ks per 5 euro po shuni qaq
  • rifa 31.03.2012 / 19:11
    qa u bo oj tinka dhe ti parim qe u ndalet a jav mushen gjepin edhe juve bedri selmani me shaip mujen mos u tutni bre prej tyre se nuk osht kurgjo puna e etyre ozurpatove tflliqt e mos fleni se 42 puntor tauto prishtines jon pa rroga prej 2003 qe na tradhtoj bedri pdk me hajnat e vet bre ishalla zoti jav merr shpirtin atyne e ju mos fleni oj tink e ti parim nmujshmi mi hjek ata flliqsira ozurpator
  • .... 10.03.2012 / 09:26
    Ju qe po shkruni komente nuk e dini te verteten e auto prishtines se uzurpator ne auto prishtine eshte ai i cili e shfrytzon ndertesen e administrates se auto prishtines prej vitit 2003 e deri sot pa pagu as 1 cent ne qire. E uzurpatori i auto prishtines osht Bedri selmani me bashkpuntort e vet sepse Hotel Victory ka qene ndertesa e Administrates se auto prishtines kurse Bedri Selmani e ka ngrit 1 kat mbi ate ndertes dhe e ka bere ate hotel per interesa personale duke e shkatrruar tere auto prishtinen .E uzurpator nuk osht asnje Puntor i Auto Prishtines e as udheheqsia e saj por osht Bedri Selmani me bashkpuntort e vet. Dhe do te pergjigjen ndaj drejtsis.
  • uzurpatoi 09.03.2012 / 21:24
    bedri selmani osht per komente e jo puntort e auto prishtines qe i ka tradhtu bedri bisnismeni prej 2003 e deri 2012dheten qe e mori hotelin e na tradhtoj qe ko me ju dhan rroga po na dul dardh me bisht me to po fal islam selim qe koqiti se as ni puntor nuk ish kan aty
  • krejt genjeshtra jon 09.03.2012 / 17:36
    pse shkruani komente palidhje mos tishte islam selim drejtor as ni puntor nuk dot ishte se bedri selmani dru tikish ndjek po mos ju besoni komentev
  • mizen mas veshi 08.03.2012 / 19:52
    e paske ti qe ke than mos rreni nuk o rren e vertet po nuk ka shtet e boni qka doni a ozurpatort ju puntort e vjeter i keni nersy sepse jeni tut
  • Mos Rreni 08.03.2012 / 18:57
    Ju qe i keni ba keto Komente nuk jane asnje te verteta se nuk ka njerz qe e han AutoPrishtinen por AutoPrishtinen po e han OZUPATORET.
  • puntort e mjere 07.03.2012 / 18:50
    per auto prishtinen din qa met tregu edhe ramiz canolli me nja dy a tre tjer se ramizi osht zavenc drejtor aty milaim bytqi gjafer shala sabrie zogjani arben hashani kta jon qe e keq menagjojn aty a ramizi osht kallauzi tyre
  • puntort e mjere 07.03.2012 / 18:50
    per auto prishtinen din qa met tregu edhe ramiz canolli me nja dy a tre tjer se ramizi osht zavenc drejtor aty milaim bytqi gjafer shala sabrie zogjani arben hashani kta jon qe e keq menagjojn aty a ramizi osht kallauzi tyre
  • boll ma 06.03.2012 / 19:59
    boll ma shkon per drejtorin e auto prishtines z islam selimit ai ka thn se e kom ruj qat pjes mos me ozurpu hashim thaqi muja bedria po duhet mi vet puntort e auto prishtines qka ju bon islam selimi qe ja han edhe qa to 50ero qi i marrin duhet mi ardh turp qa osht tu bo aj qe 11 vjet krejt auto prishtinen e honger
  • agimi 06.03.2012 / 19:24
    edhe gazetart jon tkorruptun ja kan frg nuk vin me fol me puntor tauto prishtines po se qka bohet aty a marrin rroga a nuk marrin a kush i merr a ju jep rroga drejtori i auto prishtnes a qa bon me ato 6000euro te qiras 42puntor jon ne auto prishti qe marrin rroga ka puntor pa vendim qe marrin rroga islam selim jav jep
  • viktima 25.01.2012 / 13:34
    oooooooooooooo toleranc
  • glan 16.01.2012 / 18:20
    Ja kta nuk e kan uzurpu se kta na kan shliru prej shkive. Skish pas faji shkavi qe i kish lon pa rrym, pa asfallt edhe ke tu i myt krejt drenicakt po kta ishin te dalt fare.
  • kuperju 16.01.2012 / 17:15
    Pse gazetaret e ketij artikulli nuk e permendin se Islam Selimi eshte vella i Rexhep Selimit?
  • edi 16.01.2012 / 15:43
    Pa koment MAFI POLITIKE.........SPO DI KY POPULLE JO ESHTE TUTC I MADHE JO BUDALLA I MADHE?
  • edi 16.01.2012 / 15:43
    Pa koment MAFI POLITIKE.........SPO DI KY POPULLE JO ESHTE TUTC I MADHE JO BUDALLA I MADHE?
  • po ndertohet 16.01.2012 / 12:58
    po te shikosh fillimin e pushtetit te GADAFIT shihet qe nuk kan shum dallim, femijet tan do ta pesojn me se shumti
  • Bekimi/Gjilan 16.01.2012 / 12:13
    E pasni harru edhe Rexhep Selimin se edhe ai ka nje pjese te uzurpume. Rexhep Vetvendosja, per qato hashimi nuk e burgos Rexhep Selimin -Rexhep VV se bizneset i kane bashke. Kani here keshe fjalosen ne Kuvend, ato e kane per shmek. Indeksonlin dje u habitshi pse Rezhep Patriotin legjendar nuk e ka burgos dhe rreh hashimi siq e ka rreh e burgose Liburnin a Glaukun.
  • Naim Berisha 16.01.2012 / 08:58
    per "te njejte jeni" atehere sipas teje ai qe mendon me shku me luftu a jo po u dufka me mendu: nese shkon e lufton munesh neser me uzurpu lokale e nese jo atehere mbetesh pa hiq" ku po mbetet puna e atdheut tash|?
  • sqarimi 16.01.2012 / 08:57
    Leni more keto komente ,se rrena jon keto,,,Se mos me kan Thaqi edhe do kesi tjer,jau kish marr shkijet qysh jau ka marr edhe i keni tha faleminderit.... Po mire e keni se ka ban keq se jeni mesu me ta,,e spo mundeni me nejt pa ta,,,
  • prizreni 16.01.2012 / 08:56
    per ket edhe EVROPA E KREJT MIQT E KOSOVES . KERKOJN SAMA SHPEJT TE BIE KJA QEVERI . TE ARRESTOHEN KTA DHE TE BURGOSEN . PER ATE EDHE I NDIHMOJN ALBINIT . POR MSHEHURAZI
  • dini pr` 16.01.2012 / 08:51
    o popull ngritu nga gjumi posht diktatura
  • Antipolitikani 16.01.2012 / 08:43
    Po pra, Zero Tolerance ...
  • billy 16.01.2012 / 08:24
    Ju indeksonline ju kisha propozu qe shkrimet nga te tjeret kur t'i merrni te pakten filtroni pak, me sa e njoh une ligjin se cila komun eshte pergjegjese per menaxhimin e prones se saj qe do me thene nese ne kete prone ka uzurpim dhe nuk paguhen taksat kjo eshte pergjegjesi e Komunes se Prishtines e jo e Qeverise se Kosoves. Ne kohet e fundit po vrehet nje sulm si dhelpra dinake kunder Qeverise se Kosoves nga te gjithe duke perfshire edhe mediat ndoshta po shpresojne se vjen tjeter kush ne pushtet e do t'i shperbleje me ndonje gje...
  • Kosova 16.01.2012 / 07:53
    Si zakonisht kush jane ata ..dihen me emra ,dihen me vepra ,dihen ne Tv ,dihen kudo ..keta jane ata qe po embajne peng Kosoven ...me ne fund po duket qe ju erdhi fundi kwetyre fuindrrinave te fundit te armikut gjakatare te shkojn ene biruca dhe te pergjigjen per krejte mekatete qe i kane bere ketij vendi dhe po i bejne...poshte xhavito halitet,thaqoistet e kadrio veselinoviqet...
  • Arjanit Basha 16.01.2012 / 05:55
    Pushteti i Al Kapines eshte instaluar ne Kosove. Do te vjen koha kur do duhet nje evolucion ne kete vend qe ti pastrojme keto mbeturina qe jane sikur edhe serbet ne kohen e Milosheviqit. Ku eshte dallimi? Ata na kane vjedhur, kercenuar e vrare njeje sikur edhe keta trima. Ngritu o shqiptar se te mori lumi me kriminele analfabete.
  • te njejte jeni 16.01.2012 / 03:45
    Krejt ju qe komentoni ketu, nuk keni pas shansin, se jam 100% i bindur, si ai ish drejtori i paraluftes, si ju qe beni komente, shansin e pare qe ta kishit pasur, do kishit uzurpuar. Por, c'te besh qe ishit jashte Kosove ne 99 edhe plus, e dishit fajin qe nuk kishit shkrepur asnje plumb qe te ngreni gjoksin perpjete. Tash bohuni burra, edhe urojani pronen trimave qe shkrepen plumba e qe sot nuk mund te ishin gjalle fare qe te gezonin keto te mira. Tek e fundit, ne gjithe bote behen keto gjera, por ja qe ne nuk shofim me larg se hunda jone. Keni dashte kapitalizem, ja ku e keni.
  • neriman 16.01.2012 / 01:54
    Ok , thaq hajt ta shohim si ki ke luftu korupsionin.
  • Toma 16.01.2012 / 01:52
    Shkurt nuk paske me dek prej egjelit Po lej se mos all ahi po merr Hal n'ta.
  • guriprishtine 16.01.2012 / 01:38
    Shume mire ja paskeni nisur ju gazetaret , e tashe filloni te shkruani edhe per kompanine e juaje dhe bashkepronaret si kane ozurpuar hapesirat publike si Veton Surroi , Vjosa Dobruna e shume te tjer duke bere ndertime pa leje , dhe ktv qfare qeraje jep dhe ku jep po mos beni restrikcione se nese se botoni egjeni ne nje informate tjeter me te larte .Poashtu qitjani Jeta Xhares qe merr afer 2 milion EU ne vit per aktivitetet e veta "hulumtuese".Valla gazetari nese doni me ba filloni edhe nga bosat e juaje.
  • Komenti 16.01.2012 / 01:17
    SHpresoj qe njerzt tthjesht qe nuk jan te informun le te informohen e mos tqojn comente palidhje si ntjera lajme qe po ipen jo kta e kan qliru kosoven kta kshtu ashtu... marre marre marre me lujt ksi gjera me popull e gjakun e deshmorve te ktij atdheu !!
  • bastorogjia 16.01.2012 / 01:07
    keni lexuar per haklajt e tropojes-e kta jane si ata nese je kunder e pate...
  • Mendo 16.01.2012 / 01:02
    Keta njerez te qeverise jan turpi i Kosoves. Turp, Turp.
  • Rast i Vertet 16.01.2012 / 00:55
    Tani vetem dua ta shpalos nje te vertet te vjeter. Nuk mundem te jap shume detale sepse nuk eshte cudi edhe te kercenohem nga keta njerez 'kriminel'. Sidoqofte, menjeher pas lufte zyra e PDK-se se atehereshme, pra Thaqi se bashku me grupin e vet, kane deshte ta uzurpojne nje lokal privat, te cilin une e kam blere me djersen time. Sikur mos te kisha njerez me 'shpine te fort' dhe mos te kunderpergjigjesha me agresion, sot mesiguri nuk do ta kisha lokalin. Apo ndoshta Zoti me ndihmoji.!!! KJo eshte teper.
  • Kunderkorrupsioni 16.01.2012 / 00:52
    Ju lumte per kete artikull autoreve. Ne na duhen gazetar hulumtues me teper ne Kosove. Edhe populli duhet te dal ne protesta, te krijojm grushtet e ti rrezojme kete njerez te korruptuar qe brengosen vetem per interesin e vet personal. E shfrytezojne popullin sa munden.
  • per rambo haram 16.01.2012 / 00:44
    Rambo H, me shtine me kesh se ate njeri qe po e kerkon sebashku me keta "trimat" tjere jane hajnat me te mdhej te Kosoves. Eshte qesharake aj pseudonim kur aj njeri sebashku me vellaun e vet jane nder hajnat me te mdhej te Kosoves sebashku me keta hajnat e parlamentit hajdute te Kosoves
  • Azem Syla 16.01.2012 / 00:33
    Tinka hiqe kete lajm urgjent. Urdher esht
  • qazimi 16.01.2012 / 00:31
    o popull o budalle
  • doni 16.01.2012 / 00:28
    JEPUNI VOTEN PRAP MIR NA BAJN KTA
  • Stolz 16.01.2012 / 00:11
    oh njerz a esht ender a qka esht kjo more, po kush hamamin jan keta idiota mei kercenu njerzit , un sdi qka esht ka ndodh qysh nuk del askush me i vra keta pisaa, Remi e dim qe mut krejt ai , Kadro veseli esht berllogi i serbis, Ethaqi(Gadafi) ky esht gac emlut qe thot populi, keti duhet grujen me ja... po ky ska zemer as gruja e familja e vet nuk ju dhimben
  • une 16.01.2012 / 00:08
    O popull oooo o Po sa seni nuk dihet e votoni votoni
  • mrroli 16.01.2012 / 00:07
    Keta ia kane nxan frymen vendit tone !
  • Fan Noli 16.01.2012 / 00:03
    He ku jeni bre hajduka!! Veq po m intereson edhe sa e sa storie te tilla kan me dal n pah! Pergzime per gazetaret dhe i lus te mos te ndalen prej ketij misioni te shenjte!
  • Rambo H 15.01.2012 / 23:59
    Ooo KTHEHU RAMBO E MBYTI KTA QENA E KTA HAJNA SE NA RRJEPEN!!! Veq RH mubdet mi ndal kta!!
  • Abdylhaqim 15.01.2012 / 23:59
    Kjo ce po i ndodh Kosoves sot,do te ket pasoja te renda per ne ne te ardhmen. Se keto ce po na ndodhin sot jan pasojat e babes sulltan,dhe t'xhelatit sllav. Keshtu ce s'di kur do ti vije funi kesaj te keqe me kesi prapambeturije qe na udheheq??!!!!
  • Lucki 15.01.2012 / 23:55
    Cfare zbulimi spektakolar, po keto sene jane thane e jane shkru te pakten nja 10 here, keto i dine edhe fmija, po e keqja qe kerkush prej hetuesise se ka livrit prapanicen me shku e me i lidh. PO skan faj kta gazetaret, e kane ba punen e vet, i kane nga 2-3 vjet pervoje e cdo lajm u duket i ri dhe i pari per ta.
  • Realisti 15.01.2012 / 23:53
    Ilaz Selimi eshte vellau i Rexhep Selimit i cili eshte uzurpator i Auto Prishtines , ku ka ngrit edhe casiono Play 4 win e afer me haradinajt. Te rrethi dhe Viktori jane restorante por krimi o organizuar eshte te casinot.
  • visar 15.01.2012 / 23:52
    hashim gadafi keq kamet ardh fundi
  • Festim 15.01.2012 / 23:44
    Tinka edhe Parim, ju lutemi te i publikoni kercenimet qe ne diten e neserme!
  • hash 15.01.2012 / 23:43
    Shikojeni Gadafin e ballakanit enderuara redaksi e indeksonline ju lutem postojeni ket shkrim timin te shofin te gjith ket foto
  • rono-sm 15.01.2012 / 23:42
    oooo dani e pse mos me majt shenime hashimi kur aj vet esht kryetari i ketyre hajnav poooo le more se jo me blloku kufini qe u qu pesh VV oooooooo albin thirrna me blloku qeverin une vi krejt ne ndertes me i blloku mos me i lan me dal jasht hiqqqq se e myten ker shkret populli leni shkiet se jan te fort skemi qa me ju ba
  • Lindee1o 15.01.2012 / 23:40
    Po normal qe e mban Bedri Selmani se Edhe krejt filialet e Kosova Petrol i ka ai edhe e bon financimin e PDK-së ... Titulli po tregon gjithqka ...
  • ganiu 15.01.2012 / 23:40
    ndoshta do te qlirohemi ne 2014 prej thaqit (gadafit) se me te vertet e kan tepru kta servilat e drenices,a mendojn kta se nje dite kan me pas fundin,mubaraki e ka majt egjiptin po i ka ardh koha po gjykohet per korupcion,gadafi veq me gisht ka bo ama fundin e patsikur qen,po hashin llopovi fundin ka me pas ne plemetin atje ka me lyp me jetu se vend tjeter kun nuk ka....begaj hashim llopovi me shokk
  • Vicianum 15.01.2012 / 23:30
    Kjo eshte nje pjese KRIMITE TE ORGANIZUAR ne Kosove, te strukturave mafioze ne pushtet. Bravo autoreve per guximin. Ju jeni PATRIOTA qe e tregoni te verteten !
  • Dani 15.01.2012 / 23:22
    Thaqi nuk mund te mbaj shenime dhe te dhena per askend.Kjo eshte detyre e hetuesise dhe gjyqesorit.Ne momentin kur ka ndonje vendim gjykate atehere veprohet.Keta Dick Marta kosovare dhe nderkombetar e kane te kote se kur je i paster skan qka bejne.Vetem lehin si klysh te vegjel.
  • Orani 15.01.2012 / 23:20
    Nuk eshte gjendja as ma mire ne shqiperi, e vetmja zgjidhje eshte ketu ose Revulucion, ose FBI me nderhye me burgos keta hajna e tradhtar, dhe me ja konfsiku pronat, e me ja kthye shtetit e popullit.
  • BARDHYLI 15.01.2012 / 23:05
    ooo ku ku per ket vend kan e kan udheheqsa po hashimi esht krye kriminielii i popullit dhe kunder popullit te shqiptarve esht hashim thaqii i cili me bande e ti kriminale ka vrar maskaruar dhe ka varfruar kosoven+
  • Hajdari 15.01.2012 / 22:56
    qekjo asht PDK qeveria e kosoves, e se kan keq sigurimet e fshehta qe shkrujn per ktea njerz qe jan te zhytun ne krim. qe qka kena votu e kush po na udhheq. marre bre valla
  • marre 15.01.2012 / 22:48
    po qfare shteti more,po ku ka shtete more te na,shtet i hajdukave,uzurpatorve,se veq ata paska luftu,paskan luftu me bo marri qka po bojne,po shku ka pase pune hala,me vjne keq per njerzite e ndershme qe e thashe kete fjale,keta jane hajnnnnaaa,se bashku me ata katunarin e drenices,shume shpejte ka me ju ardhe fundi.
  • bekim 15.01.2012 / 22:39
    hotel VIKTORY esht pron e thaqit.de fakto ,
  • fatoni 15.01.2012 / 22:34
    Jo shteti nuk gjunjezohet para kettyre njerzve...eshte pushteti apo me mire me thane farefisnia ajo qe u dorzu...ai shteti te cilin e kemi dashur dhe duam ta kemi do te vie se shpejti, bile para 2013, e pastaj do ta shohim a do te gjunjezohen shteti apo uzurpatoret-farefisnia..
  • brryli 15.01.2012 / 22:31
    krejt kjo strukture ne pushtet eshte pasuru tuj uzurpu ..!!!!! KREJT NE BURG !!!!!!!
  • Ylli 15.01.2012 / 22:09
    Oh ju lumte dora Tink Kurti e Parim Olluri!
  • mizipr 15.01.2012 / 22:03
    dojn me na hi edhe nshpi me na vjedh PDKjat
Emri:
Komenti:

 
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Indeksonline mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Indeksonline.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Portali Indeksonline u themelua nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2010. Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore, të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale, në Kosovë, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - Indeksonline nuk ishte veçse një kërkesë e kohës.

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit Indeksonline, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© 2010-2014 Portali Indeksonline.